Patologji orale dhe ērregullime tė gjumit: njė lidhje qė nuk duhet nėnvlerėsuar

Patologji dhe Mjeksi Orale | 11 Shtator 2019 |

Patologji orale dhe ērregullime tė gjumit: njė lidhje qė nuk duhet nėnvlerėsuar

Anna Maria Melica


Gjumi ėshtė njė gjendje fiziologjike e nevojshme pėr mirėqenien psikofizike tė individit. Ērregullimet e gjumit prekin njė pjesė tė madhe tė adultėve, nga 10 deri nė 50%, me pasoja tė rėndėsishme mbi shėndetin dhe cilėsinė e jetės.
Ky artikull ekzaminon studimet e fundit tė pranishme nė literaturėn shkencore ndėrkombėtare mbi lidhjen midis stomatologjisė dhe gjumit.
Njė diskutim interesant i aspekteve tė ndryshme fiziopatologjike tė gjumit fut si objektiv diskutimi pėrshkrimin e etiologjisė, aspektet klinike dhe karakteristikat e patologjive stomatologjike qė lidhen me ērregullimet e gjumit dhe qė ofrojnė elemente tė dobishėm pėr menaxhimin e pacientit qė vuan nga ato.
Tre janė patologjitė mė tė shpeshta: ndėrprerjet e pėrkohshme tė frymėmarrjes qė pengojnė gjumin (OSAS, Obstuctive Sleep Apnea Syndrom), bruksizmi, dhimbja oro - faciale.


OSAS
OSAS karakterizohet nga njė ndėrprerje e plotė e frymėmarrjes, qė pėrsėritet, zgjat tė paktėn 10 sekonda, shkaktohet nga kolapsi i rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes, ērregullimi mund tė paraqitet edhe nė formėn mė tė lehtė me njė reduktim jo tė plotė (tė paktėn 50%) tė fluksit tė frymėmarrjes. Terapia me mjete orale tregohet nė rastet e OSAS nė gjendje tė lehtė ose tė moderuar ose nė rastet e OSAS nė gjendje tė rėndė kur frymėmarrja me presion tė vazhdueshėm pozitiv ose CPAP (Continuous Positive Airway Pressure) nuk tolerohet. Ekzistojnė dy kategori aparaturash, ato qė mbajnė gjuhėn nė pozicion anėsor (TRD, Tongue Retaining Device) dhe ato qė ripozicionojnė mandibulėn (MRA, Mandibular Repositioning Appliances).


Bruksizmi
Kur bruksizmi (kėrcitja e dhėmbėve) shfaqet natėn verifikohet sidomos nė fazat e gjumit tė lehtė jo - REM, vetėm 10% nė fazėn REM dhe lidhet me faza tė pagjumėsisė. Mund tė flasim pėr dy lloje tė bruksizmit: njė primar ose idiopatik, pa njė shkak tė identifikueshėm dhe njė dytėsor qė lidhet me gjendjet socio - psikologjike ose gjendje tė tjera mjekėsore. Pėrsa i pėrket trajtimit kėrkohet tė menaxhohet ērregullimi dhe simptomat e mundshme me qėllim parandalimin e komplikacioneve tė mundshme nė aparatin stomatognatik. Si mundėsi terapeutike janė pėrdorur bite, trajtimi me barna pėr qetėsimin e muskujve dhe nė disa raste terapitė konjitive - tė sjelljes.


Dhimbja oro - faciale
Dhimbja oro - faciale mund tė pėrkufizohet si njė mosfunksionim i degės sė tretė tė nervit trigeminal. Lidhet, mė shpesh, me ērregullime temporo - mandibulare, duke pėrfshirė edhe kuadrot e sindromės sė gojės qė djeg. Pėrgjithėsisht, ērregullimet e gjumit mund tė jenė shkaktar ose tė pėrkeqėsojnė dhimbjen kronike.

Barnat hipnotizues
Nė fund duhet t'i kushtohet vėmendje e veēantė pacientėve qė janė nė terapi me barna hipnotizues pėr trajtimin e pagjumėsisė. Nė kėto raste kėshillohet tė vlerėsohet prania e prodhimit tė pakėt tė pėshtymės dhe tė korrigjohet, nėse nevojitet, me njė hidratim tė saktė, pėrdorimi i zėvendėsuesve tė pėshtymės dhe nxitja e gjėndrave tė pėshtymės.


Pėrmbledhje nga: Anna Maria Melica, Konsulente Shkencore e Dental Cadmos


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 43 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D