Restaurimet direkte tė elementeve posteriore: rasti klinik i restaurimit

Konservativė | 17 Korrik 2019 |

Restaurimet direkte tė elementeve posteriore: rasti klinik i restaurimit

Global Clinical Case Contest 2018/2019


Punimi i Mariangela Cernera, nga Universiteti Federico II i Napoli, ėshtė klasifikuar nė vend tė parė nė edicionin 2018/2019 tė Global Clinical Case Contest, konkursi universitar botėror qė Dentsply Sirona organizon ēdo vit (nga 2004) me objektivin pėr tė vlerėsuar me ēmim rastet klinike mė tė mira tė realizuara nga studentėt e vitit tė V dhe tė VI nė degėn e Stomatologjisė dhe Protetikės me materialet nga fusha e Konservativės.

Kėtė vit kanė marrė pjesė 35 studentė qė vinin nga 14 universitete tė ndryshme italiane. Tė gjitha rastet janė vlerėsuar nga njė juri shkencore qė pėrbėhej nga profesorė universitarė dhe dentistė me famė kombėtare dhe ndėrkombėtare qė kanė dekretuar klasifikimin pėrfundimtar.

Fitues tė tjerė kanė qenė: nė vend tė dytė Luca Franchella nga Universiteti i G.D'Annunzio nė Chieti-Pescara dhe nė vend tė tretė Anna Scarpis nga Universiteti i Padovės.

Restaurimet direkte tė elementeve posteriore: rasti klinik i restaurimit
Klasa e II e Black paraqesin njė nga kushtet klinike mė tė shpeshta qė gjenden nė stomatologjinė restaurative. Objektivi pėrfundimtar i terapisė duhet tė jetė gjithmonė rikthimi i elementeve dentare, qė arrihet nėpėrmjet riprodhimit tė anatomisė origjinale.

Nė rastin e paraqitur, njė paciente me moshė 23 vjeē ėshtė paraqitur nė Njėsinė e Stomatologjisė restaurative nė Universitetin e Napolit "Federico II", duke referuar nė zonėn e kuadrantit tė parė, dhimbje dhe gjakrrjedhje, ku kjo e fundit shkaktohej nga manovrat e higjienės orale nė shtėpi.

Nė ekzaminimin objektiv pacientja shfaq nė elementet 1.4, 1.5 dhe 1.6 restaurime tė vjetra tė papėrshtatshme nė kompozitė qė nxitin grumbullimin e pllakės me pasojė inflamacionin gingival (fig. 1); ekzaminimi radiografik i tipit bite-wing evidenton karies sekondar nėn margot restaurativė.

Fig. 1 Kuadro klinike pėrpara trajtimit me margo tė papėrshtatshme dhe inflamacion gingival

Me kėto informacione nė zotėrim, pacientes i propozojmė ribėrjen e restaurimeve tė vjetra, duke u kryer me teknikėn e drejtpėrdrejtė.

Mbushjet e vjetra hiqen sė bashku me dentinėn e pėrkeqėsuar dhe tė dekalcifikuar, por duke i kushtuar vėmendje ruajtjes sė indit tė shėndetshėm. Nė kėtė fazė nuk ėshtė pėrdorur ndarėsja e gomės me qėllim qė tė mos humbasin tė dhėnat referuese nga indet e buta dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė lidhur me saktėsi margon cervikale.

Pavarėsisht kaviteteve tė klasės II pak a shumė tė zgjeruara, cilėsia e indit dentar tė mbetur dhe margot e pėrgatitjes iuxtagingivale na lejojnė tė kryejmė restaurime direkte nė kompozitė (fig. 2), nė pėrputhje me planin e trajtimit qė ėshtė propozuar.

Fig. 2 Aspekti i anatomisė sė mbetur

Inflamacioni i periodontium sipėrfaqėsor nuk ka lejuar qė tė pėrfundohet trajtimi me njė seancė tė vetme: pra kemi kryer mbushje provizore nė rezinė fotopolimerizuese, pa pėrdorur procedura shtesė tė cementimit ose adezionit.

Sapo tė arrihet shėrimi i indeve tė buta, pas rreth dy javėsh, janė hequr mbushjet provizore dhe ėshtė izoluar fusha operative. Janė ripėrpunuar margot e pėrgatitjes, pra ėshtė pėrcaktuar shkalla e qafės sė dhėmbit dhe muret aksiale tė tre kaviteteve dhe nė fund ėshtė hequr smalti qė nuk mbėshtetej nė dentinė (fig. 3).

Fig. 3 Aspekti i kaviteteve tė pėrgatitura

Pėr tė lehtėsuar rregullimin e sipėrfaqeve interproksimale ėshtė pėrdorur sistemi i matricave seksionale Palodent V3 (Dentsply Sirona) dhe duke parė bashkimet e tyre janė vendosur dy matrica njėsoj njėra pas tjetrės, duke i pozicionuar nė zonat e kontaktit nė njė lartėsi tė pėrshtatshme me pikat e kontaktit tė pranishme nė muret e paprekura tė dhėmbėve 1.4 dhe 1.6.

Janė inseruar pra pykat e paraformuara nė mėnyrė qė tė kemi njė pėrshtatje sa mė tė mirė nė nivel cervikal dhe janė pozicionuar dy unaza ndarėse me qėllim qė tė rritet pėrshtatja e matricave tė mureve vestibulare dhe palatale. Optimizimi i rezultatit ėshtė marrė me pėrdorimin e topthave tė teflon, tė shtyra me njė spatul modelimi ndėrmjet matricės dhe pykės (fig. 4).

Fig. 4 Pozicionimi i matricave seksionale Palodent V3

Nė hapin pasues ėshtė aplikuar DeTrey Conditioner 36 (Dentsply Sirona) pėr gdhendjen e smaltit pėr 15" (fig. 5); mė pas sipėrfaqet e trajtuara janė shpėlarė pėr 15".

Fig. 5 Gdhendja e sipėrfaqeve

Ėshtė proceduar me krijimin e adezivit Prime&Bond Active nė tė gjitha sipėrfaqet qė do trajtohen, me njė lėvizje energjike pėr 20". Tretėsi ėshtė eliminuar me reaktiv me ajėr tė moderuar dhe adezivi ėshtė polimerizuar pėr 10".

Nė qafėn e dhėmbėve ėshtė vendosur njė shtresė e hollė kompoziti bulk fill SDR flow+ (Dentsply Sirona) dhe pas polimerizimit ėshtė proceduar me rikrijimin e kreshtave marginale (fig. 6) duke ndjekur njė teknikė me shtresa tė segmentuara nė dy shtesa.

Pėrpara heqjes sė matricės, muret e riparuara janė pėrforcuar me kompozitė flow tė pėrdorur si vijėzues.

Fig. 6 Aspekti i kreshtave marginale tė sapo rikonstruktuara

Pėr kryerjen e restaurimeve, teknika e shtresėzimit horizontal pėr shtesat mė tė thella (tė realizuara me SDT flow+), ėshtė ndjekur nga njė teknikė e modelimit me gdhendje.

Kompozita estetike Ceram.x duo D3 (Dentsply Sirona) ėshtė modeluar nė mėnyrė qė tė paraprijė anatominė e kufirit okluzal nė dentinė, mbi tė cilin, polimerizimi i kryer ėshtė aplikuar me ngjyrė kafe pėr tė parė perceptimin tridimensional tė anatomisė. Kompozita me translucencė tė lartė Ceram.x duo E3 (Densply Sirona) ėshtė pėrdorur pėr tė riprodhuar dhe perfeksionuar anatominė sipėrfaqėsore, duke desaturuar ngjyrėn e dentinės dhe tė superngjyrės kafe nėn tė.

Sipėrfaqja okluzale ėshtė mbuluar me glicerinė dhe ėshtė polimerizuar sėrish pėr tė arritur konvertimin total tė monomereve sipėrfaqėsore, tė frenuara nga oksigjeni. Kontrolli okluzal nėpėrmjet letrės sė artikulimin 40 mikron ka lejuar identifikimin dhe eliminimin e pikave tė prekontaktit (fig. 7,8).

Fig. 7 Restaurimet e fundit por pa lėmimin dhe lustrimin

Fig.8  Kontrolli i okluzionit

Nė hapin e fundit tė lėmimit dhe lustrimit janė pėrdorur sisteme Enhance dhe Enhance PoGo (Dentsply Sirona) dhe si kalim i fundit ėshtė bėrė shkėlqimi me pastėn Prisma Gloss (Fig. 9).

Fig. 9 Restaurimet e sapo lėmuara dhe lustruara


Si pėrfundim, plani i trajtimit ka parashikuar heqjen e restaurimeve tė vjetra dhe kryerjen e mbushjeve provizore pėr njė periudhė dy javore, tė nevojshme pėr tė lejuar shėrimin e periodontium tė sipėrfaqes.

Restaurimet e reja, estetikisht dhe funksionalisht tė vlefshme, kanė zgjidhur problemet e pacientes, duke garantuar njė rezultat tė qėndrueshėm me kalimin e kohės (Fig. 10).

Fig. 10 Kontrolli pas 3 muajsh

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D