A ėshtė parandalimi i kariesit njė opsion trajtimi pėr tė kursyer para?

Konservativė | 10 Korrik 2019 |

A ėshtė parandalimi i kariesit njė opsion trajtimi pėr tė kursyer para?

Lorenzo Breschi


Sa kushton asistenca orale? Pėr tė identifikuar peshėn ekonomike tė njė patologjie, duhet tė kuptojmė sasinė e burimeve qė mund tė kursehen nėse njė sėmundje e tillė ērrėnjoset pjesėrisht ose plotėsisht.

Pėr mė tepėr, vlerėsimi i impaktit ekonomik tė sėmundjeve dentare nė shoqėri ofron informacione tė rėndėsishme pėr institucionin e politikave dhe vendimeve tė shėndetit publik.

Liderėt politikė dhe institucionalė priren t'i japin prioritet sėmundjeve me impakt tė lartė nė komunitet, si kanceri ose sėmundjet kardiovaskulare, ndėrkohė qė sėmundjet e kavitetit oral shpesh konsiderohet me rėndėsi sekondare sociale dhe ekonomike.

Megjithatė, kariesi ėshtė njė nga sėmundjet mė tė zakonshme nė botė, pas sėmundjeve respiratore si shkak i mungesės sė punės, qė prek mbi 90% tė popullsisė adulte.

Gjithashtu ėshtė sėmundja mė e njohur kronike qė prek fėmijėt nė vendet e industrializuara, 5 herė mė e zakonshme se astma dhe 7 herė mė e zakonshme sesa alergjitė stinore.

Lezionet karioze prekin rreth 2,5 miliardė persona nė botė, me 190 milionė raste tė reja ēdo vit. Pėrveē kėsaj kriza ekonomike po sjell njė reduktim progresiv tė pacientėve nga klinikat dentare, duke reduktuar nė mėnyrė drastike numrin e vizitave periodike tė specializuara dhe si pasojė mundėsinė e njė diagnostikimi tė parakohshėm tė kėsaj sėmundjeje.

Trajtimi i lezioneve karioze, pra "restaurimi dentar", pėrbėhet nga rikonstruktimi i pjesės sė dėmtuar/qė mungon tė dhėmbit, por nuk ka ndonjė efekt mbi gjendjen infektive tė pėrgjithshme tė pacientit, sepse nuk eliminon bakteret kariogjene dhe mundėsinė pėr tė krijuar lezione karioze tė reja.

Trajtimi dentar, pra, duhet tė konsiderohet njė pasojė shumė e kushtueshme e kėsaj sėmundjeje, qė sidoqoftė nuk redukton lėvizshmėrinė, duke mos pasur efekte parandaluese. Nė sintezė, kjo nėnkupton vetėm zgjidhjen e kontingjentit tė problemit dhe jo shkaqet e sėmundjes. Duke qenė se gjysma e popullsisė sė botės vuan nga pasojat e sėmundjeve orale tė patrajtuara ėshtė e lehtė tė kuptohen humbjet e kėsaj sjelljeje.

Prandaj, menaxhimi i duhur i kariesit duhet tė pėrfshijė:
• njė vlerėsim tė riskut individual;
• aplikimin e masave parandaluese pėr tė reduktuar riskun e lezioneve tė reja;
• ndalimin e progresionit tė lezioneve nė fazėn fillestare, nė mėnyrė qė tė limitohen ndėrhyrjet e ardhshme, apo tė kurohen lezionet aktive.
Pėr tė ruajtur njė shėndet tė mirė oral, parandalimi i bazuar nė higjienėn orale dhe ushqyerja janė thelbėsore; vizitat periodike te njė dentist janė tė rėndėsishme qoftė pėr parandalimin qoftė pėr trajtimin e hershėm tė lezioneve karioze.

Ndjekja e protokolleve tė sakta parandaluese mund tė lejojė kosto shumė mė tė ulėta sociale sesa trajtimi i vetė lezionit karioz. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė e mundur tė reduktohen kostot e larta tė shėrbimeve stomatologjike, njė objektiv i vėshtirė pėr t'u arritur nėse nuk punohet pėr njė mėnyrė tė saktė parandalimi.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 43 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D