Gjatėsia e implantit dhe suksesi afatgjatė

Implantologji | 4 Korrik 2019 |

Gjatėsia e implantit dhe suksesi afatgjatė

Implantet standardė VS implantet e shkurtėr

Nga Lara Figini


Futja e implanteve tė shkurtėr, tė pėrkufizuar kėshtu sepse janė mė tė shkurtėr se 10 mm, lejon futjen e implanteve edhe nė kushte tė njė gjatėsie tė vogėl kockore duke shmangur ndėrhyrjet kirurgjikale tė rritjes kockore pre-implantologjike.

Megjithatė, pėrdorimi i implanteve tė shkurtėr ka limitet e veta, ndėrmjet paqėndrueshmėrisė biomekanike pas ngarkesės protetike, njė faktor i rėndėsishėm qė mund tė ēojė nė dėshtimin e hershėm tė implantit qė verifikohet mė parė gjatė vitit tė parė tė vendosjes.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim sistematik, tė publikuar nė Implant Denstistry nė qershor 2019, autorėt kanė ofruar njė panoramikė tė analizės sė elementeve tė pėrfunduar duke krahasuar implantet dentare standarde dhe implantet e shkurtėr nė lidhje me vetitė biomekanike, duke theksuar parametrat qė mund tė influencojnė mė sė shumti pėrqendrimet e stresit perimplantar.

Pas njė ekzaminimi tė literaturės nėpėrmjet njė strategjie kėrkimi dhe analizės sė punimeve pėrkatėse, 36 studime janė pėrfshirė nė analizėn pėrfundimtare tė kėtij rishikimi.

Rezultate
83% tė studimeve tė pėrfshira nė rishikim afirmojnė se implantet e shkurtėr duhet tė mbėshtesin pėrqendrimet e stresit mė tė mėdha nė krahasim me ata tė gjatėsisė standarde.

Nė tė njėjtėn kohė, 44% e studimeve mbėshtet se diametri i implantit mund tė konsiderohet njė parametėr projektimi mė efikas i gjatėsisė pėr tė reduktuar pėrqendrimet e stresit dhe pėr tė shmangur njė mbingarkesė tė kockės perimplantare.

Nė tė gjitha studimet ėshtė zbuluar se pėrqendrime mė tė larta tė stresit ndeshen nė seksionin kortikal pėrreth pjesės sė sipėrme tė implantit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky rishikim, qė duhen konfirmuar me studime tė mėtejshme analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se nė barazinė e cilėsisė kockore diametri i implantit luan njė rol kyē pėr tė reduktuar nė minimum pėrqendrimet e stresit perimplantar.

Nė njė diametėr tė stabilizuar, implantet e shkurtėr tregojnė nivele tė larta tė sforcimit-deformimit nė krahasim me implantet me gjatėsi standarde.

Implikime klinike
Kur ekziston nevoja pėr tė vendosur implante mė tė shkurtėr sesa ato normale pėr motive anatomike apo pėr motive tė tjera, pėr shkak tė pėrqendrimeve mė tė mėdha tė stresit tė implanteve nė shkurtra nė krahasim me ata me gjatėsi standarde ėshtė e kėshillueshme qė tė sigurohet njė splintim i implanteve tė shkurtėr pėr tė shpėrndarė sa mė mirė ngarkesat mastikatore, duke shmangur mbingarkesėn.

Pėr mė tepėr:
Hingsammer L, Pommer B, Hunger S, Stehrer R, Watzek G, Insua A. Influence of implant length and associated parameters upon biomechanical forces in finite element analyses: a systematic review. Implant Dent 2019 Jun;28(3):296-305.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 36 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D