Translucenca e qeramikave CAD/CAM: A ndryshojnė vlerat me kalimin e kohės pėr shkak tė rrezeve UV?

Konservativė | 27 Qershor 2019 |

Translucenca e qeramikave CAD/CAM: A ndryshojnė vlerat me kalimin e kohės pėr shkak tė rrezeve UV?

Eksperiment in vitro

Nga Lara Figini


Rritja e kėrkesave estetike nga ana e pacientėve ka sjellė zhvillimin gjithnjė e mė tė madh tė varietetit tė materialeve estetike dhe restaurimet estetike tė suksesit klinik kombinojnė njė translucencė tė saktė me njė korrespondencė tė saktė tė ngjyrave, nė mėnyrė qė tė ofrohet njė aspekt natyral.

Materialet e restaurimeve dhe protezave janė tė ekspozuara nė zgavrėn orale, njėsoj si dhėmbėt natyralė, ndaj njė sėrė kushtesh, ndėrmjet tė cilave ėshtė ndėrveprimi me rrezet UV dhe variacionet e vazhdueshme tė temperaturės dhe lagėshtisė qė pėrēojnė ata ndaj njė procesi "plakjeje".

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Journal of Esthetic Restorative Dentistry nė mars 2019, autorėt kanė analizuar vlerat e translucencės sė tipeve tė ndryshme tė materialeve qeramike CAD/CAM pas njė periudhe kohore me UV pėr tė vlerėsuar nėse "plakja UV" mund tė ndikojė translucencėn e kėtyre materialeve me kalimin e kohės.

Autorėt kanė pėrgatitur 70 kampione (n=10 pėr ēdo grup) nga Bruxzir Anterior (BA), E. max Cad (CE), Lava Ultimate (LU), Cerasmart (CE), Vita Enamic (VE), Vita Suprinity (VS), Vita Mark II (VM) me trashėsi 1 mm ± 0,01 mm. Matjet e ngjyrės janė ndjekur duke pėrdorur njė spektrofotometėr (VITA Easyshade).

Janė analizuar dhe regjistruar vlerat relative ndaj parametrave tė translucencės (RTP) tė kampioneve pėrpara (RTP1) dhe pas "plakjes" nga rrezet UV (RTP2). Analizat statistikore janė kryer me matje tė pėrsėritura me ANOVA me 2 mėnyra tė ndryshme me testin e Bonferroni (P<0,05).

Rezultate
Janė gjetur diferenca tė konsiderueshme (P<0,05) ndėrmjet vlerave RTP1 dhe RTP2. Nuk janė zbuluar diferenca tė konsiderueshme ndėrmjet vlerave RTP1 tė CE dhe VS (P = 0,779); EC dhe VM (P = 0,952); VM dhe LU (P = 0,995); EP dhe LU (P = 0,653).

Rreth vlerėsimeve tė vlerave RTP2, VE dhe BA kanė qenė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė ndryshėm se tė tjerėt (P<0,05). Reduktimi mė i madh i RTP ėshtė observuar pėr Lava Ultimate (LU); reduktimi mė i vogėl i RTP ėshtė observuar pėr Vita Mark II (VM) dhe Cerasmart (CE).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė nė fakt duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se "plakja" me rrezet UV shkakton rritjen e opacitetit tė materialeve CAD/CAM dhe njė reduktim tė translucencės me kalimin e kohės.

Glass-ceramic VE ka vlera tė larta tė translucencės (RTP), ndėrsa zirkoni CAD/CAM ka vlera tė larta tė opacitetit.

Implikime klinike
Stomatologėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm se restaurimet dentare protetike priren qė tė bėhen gjithnjė e mė opake me kalimin e kohės, prandaj nė rastet kur kėrkohet estetika maksimale dhe translucenca pėr njė kohė sa mė tė gjatė tė jetė e mundur preferohet qė tė zgjidhen materialet qė ofrojnė degradimin mė tė vogėl estetik.

Pėr mė tepėr:
Turgut S, Kżlżnē H, Bašżž B. Effect of UV aging on translucency of currently used esthetic CAD-CAM materials. J Esthet Restor Dent 2019 Mar;31(2):147-52.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D