Kirurgjia rikonstruktive periodontale e defekteve intrakockore tė thella: trajtimi apikal vs trajtimi intrasulkular

Parodontologji | 24 Qershor 2019 |

Kirurgjia rikonstruktive periodontale e defekteve intrakockore tė thella: trajtimi apikal vs trajtimi intrasulkular

Nga Lara Figini


Dhėmbėt qė trajtohen me kirurgji periodontale rikonstruktive kanė njė prognozė tė mirė afatgjatė, edhe nė rastin e lezioneve periodontale intrakockore tė thella. Orientimi aktual ėshtė perfeksionimi i teknikave tė bazuara nė trajtime mikrokirurgjikale qė kanė objektiv primar maksimizimin e ruajtjes sė indeve duke evituar reduktimin e tyre.

Sė fundmi ėshtė paraqitur njė teknikė e re e bazuar nė kėto parime, e pėrkufizuar si trajtim kirurgjikal apikal pa incizion papilar (NIPSA) ose heqja e indeve nė nivelin e papilave ose indeve marginale, ėshtė ndryshe nga teknikat tradicionale tė aksesit marginal qė parashikojnė njė incizion intrasulkular nė nivelin e indit marginal dhe nė zonėn e papilave, me heqjen mė pas tė kėtyre indeve pėr trajtimin e defektit periodontal.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik tė publikuar nė Journal of Periodontology nė maj 2019, autorėt kanė krahasuar rezultatet klinike tė marra pas kirurgjisė rikontruktive periodontale tė defekteve intrakockore tė thella nėpėrmjet dy teknikave tė ndryshme rigjenerative, qė pėrdorin njė trajtim tradicional marginal (MIST) dhe njė inovativ me trajtim apikal (NIPSA).

Tė dhėnat e 30 pacientėve me njė defekt intrakockor tė thellė tė trajtuar me MIST (n=15) ose NIPSA (n=15) janė analizuar nė mėnyrė retrospektive. Tė gjithė pacientėt kanė hasur tė njėjtėt kritere tė pėrfshirjes dhe janė trajtuar duke ndjekur tė njėjtin protokoll, pėrveē menaxhimit kirurgjikal tė indeve tė buta (MIST versus NIPSA).

Janė vlerėsuar parametrat klinikė nė kohėn e fillimit dhe 1 vit pas ndėrhyrjes kirurgjikale, shėrimi i parakohshėm pėr 1 javė dhe dhimbja post-operatore.

Rezultate
NIPSA dhe MIST kanė sjellė njė fitim klinik tė konsiderueshėm (CAG) (P<0,001) dhe reduktimin e thellėsisė sė sondimit (PDr) (P<0,001) nė 1 vit pas ndėrhyrjes.

Megjithatė, teknika NIPSA ka provokuar njė recesion papilar nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė kufizuar nė krahasim me teknikėn MIST (P<0,001). Duhani ka pasur njė influencė negative nė fillim tė shėrimit te tė dyja teknikat (P<0,05).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se trajtimet NIPSA dhe MIST ēojnė nė pėrmirėsime tė konsiderueshme tė parametrave klinikė.
Teknika NIPSA garanton njė pėrmirėsim tė ruajtjes sė indeve tė buta.

Implikime klinike
Periodontologjia po shkon gjithnjė e mė shumė drejt orientimit mikrokirurgjikal tė ruajtjes maksimale tė indeve dhe nė kėtė optikė trajtimi NIPSA mund tė paraqesė njė teknikė premtuese tė ruajtjes sė papilave nė trajtimin perioodntal tė defekteve intrakockore.

Pėr mė tepėr:
Moreno Rodrķguez JA, Ortiz Ruiz AJ, Caffesse RG. Periodontal reconstructive surgery of deep intraosseous defects using an apical approach. Non-incised papillae surgical approach (NIPSA): a retrospective cohort study. J Periodontol 2019 May;90(5):454-64.

Pėrkthimi: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 36 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D