Probiotikėt nė periodontologji dhe efikasiteti i tyre

Parodontologji | 20 Qershor 2019 |

Probiotikėt nė periodontologji dhe efikasiteti i tyre

Nga Lara Figini


Pastrimi i gurėzave dhe lėmimi i rrėnjės (SRP) paraqesin "standardin e artė" pėr trajtimin e periodontitit, megjithatė pjesėt e trajtuar janė subjekt i rikolonizimeve me njė mikrobiotė tė ngjashme me atė qė ka qenė e pranishme pėrpara terapisė dhe ndaj pėr trajtimin e periodontitit janė propozuar terapi koadjuvante si terapia antibiotike, terapia fotodinamike antimikrobiale dhe terapia probiotike.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) ka pėrcaktuar probiotikėt si "mikroorganizma tė gjallė, tė cilėt nėse administrohen nė sasi tė pėrshtatshme, janė tė dobishėm pėr bartėsin."

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik tė randomizuar tė kontrolluar qė ėshtė publikuar nė Journal of Clinical Periodontology nė tetor 2018 autorėt kanė vlerėsuar efektin e administrimit tė probiotikėve qė pėrmbajnė Bifidobacterium animalis subsp. Lactis B (B. lactis) dhe HN019 si koadjuvantė tė terapive tradicionale periodontale tė pastrimit tė gurėzave dhe lėmimit tė rrėnjės (SRP) te pacientėt me periodontit kronik tė gjeneralizuar. Dyzet e njė pacientė me periodontit kronik janė regjistruar dhe monitoruar klinikisht, imunologjikisht dhe mikrobiologjikisht nė kohėn e fillimit (pėrpara SRP) dhe 30 e 90 ditė pas SRP.

Tė gjithė pacientėt janė ndarė nė mėnyrė rastėsore nė njė nga dy grupet:
• Grupi Test (SRP + Probiotikė n=20);
• Grupi i Kontrollit (SRP + Placebo, n=20).

Probiotikėt janė administruar dy herė nė ditė pėr 30 ditė. Tė dhėnat janė analizuar nė mėnyrė statistikore.

Rezultate
Grupi i testit ka paraqitur njė zvogėlim tė thellėsisė sė sondimit tė xhepave dhe njė fitim tė atashmentit klinik nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė madh nė krahasim me atė tė grupit tė kontrollit pėr 90 ditė. Grupi i testit ka treguar edhe njė numėr nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė ulėt tė patogjenėve periodontalė, pėrveē niveleve mė tė ulėta tė citokinave proinflamatore nė krahasim me grupin e kontrollit. Vetėm grupi i testit ka treguar njė rritje tė numrit tė ēifteve tė ADN-sė me HN019 tė B. lac-tis nė biofilmin gingival pėr 30 dhe 90 ditė.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me studime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se pėrdorimi i B. lactis HN019 pėrveē terapive tradicionale periodontale SRP promovon efekte klinike tė mėtejshme pėrfituese, mikrobiologjike dhe imunologjike nė trajtimin e periodontitit kronik.

Implikacione klinike
Administrimi i B. lactis HN019 si koadjuvant i pastrimit tė gurėzave dhe lėmimit tė rrėnjės mund tė reduktojė nevojėn pėr terapi periodontale shtesė pas trajtimit jo kirurgjikal tė periodontitit kronik.

Pėr mė tepėr:
J Clin Periodontol. 2018 Oct;45(10):1198-1210. Effects of Bifidobacterium probiotic on the treatment of chronic periodontitis: A randomized clinical trial. Invernici MM, Salvador SL, Silva PHF, Soares MSM, Casarin R, Palioto DB, Souza SLS, Taba M Jr, Novaes AB Jr, Furlaneto FAC, Messora MR

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D