Duhani ngatėrron diagnostikimin periodontal duke pėrdorur biomarker tė pėshtymės

Parodontologji | 7 Qershor 2019 |

Duhani ngatėrron diagnostikimin periodontal duke pėrdorur biomarker tė pėshtymės

Nga Lara Figini


Tashmė ėshtė vendosur qė duhani ka efekte tė dėmshme mbi shėndetin sistemik dhe oral. Ai pėrfaqėson njė nga faktorėt e riskut tė sigurt pėr periodontitin qoftė te duhanpirėsit aktivė qoftė tek ata pasivė.

Duhani ndryshon pėrgjigjen normale inflamatore tė bartėsit, aq sa te duhanpirėsit ndeshet njė shkatėrrim mė i madh periodontal, humbje mė e madhe e atashmentit klinik, thellėsi mė tė madhe tė sondimit, humbje mė tė madhe tė dhėmbėve dhe humbje mė tė madhe tė kockės alveolare (ABL) nė krahasim me joduhanpirėsit.

Ėshtė konstatuar, pėrveē tė tjerave, se edhe individėt qė kanė lėnė duhanin nuk mund ta ulin riskun pėr periodontit nė nivelin e individėve qė nuk kanė pirė kurrė duhan.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Periodontology nė maj 2019, autorėt kanė studiuar efektin e duhanit te biomarkatorėt periodontalė tė pėshtymės, si matrica metaloproteinazė MMP-8, matrica metaloproteinazė MMP-9, inhibitori indor i metaloproteinazės (TIMP)-1 dhe mieloperoksidaza (MPO).

Autorėt kanė analizuar biomarkatorėt nė njė popullsi qė pėrfshin njė kohort tė rastėsishėm me 480 pacientė qė i janė nėnshtruar angiografisė koronarike dhe ekzaminimit oral. Te biomarkatorėt janė studiuar edhe efektet e kohės qė ėshtė kaluar nga lėnia e duhanit.

Rezultate
Pėrqendrimet e pėshtymės nė MMP-8, MMP-9, TIMP-1 dhe MPO kanė dalluar nė mėnyrė tė konsiderueshme pacientėt e prekur nga periodontiti nga ata qė nuk kishin periodontit. Shtimi i informacionit mbi zakonet e duhanpirjes ka pėrmirėsuar nė mėnyrė tė konsiderueshme ndjeshmėrinė e tė gjithė biomarkerave.

Nė modelin e regresionit logjistik, pėrqendrimi i MMP-8 salivare rezulton kryesisht e kushtėzuar nga koha (vitet) qė pacienti ka konsumuar duhanin, ndėrsa pėrqendrimet e MMP-9, TIMP-1 dhe MPO salivarė janė mė tė kushtėzuar nga koha e kaluar qė nga lėnia e duhanit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se duhani ngatėrron diagnostikimin e periodontitit nga pėshtyma dhe duhet tė merret nė konsideratė nė interpretimin e rezultateve tė marra nga teste tė mundshme diagnostikuese.

Pėr mė tepėr:
Lahdentausta L, Paju S, Mäntylä P, Buhlin K, Pietiäinen M, Tervahartiala T, Nieminen MS, Sinisalo J, Sorsa T, Pussinen PJ. Smoking confounds the periodontal diagnostics using saliva biomarkers. J Periodontol 2019 May;90(5):475-83.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D