Kurorat CAD/CAM Vs kurorat nė disilikat litiumi tė presuar: kush garanton njė mbyllje mė tė mirė marginale?

Konservativė | 16 Maj 2019 |

Kurorat CAD/CAM Vs kurorat nė disilikat litiumi tė presuar: kush garanton njė mbyllje mė tė mirė marginale?

Nga Simona Chirico


Kėrkesa estetike qė ėshtė nė rritje nė fushėn protetike ka ēuar nė pėrhapjen e pėrdorimit tė qeramikave. Ndėrmjet tyre, ajo qė pėrdoret mė shumė ėshtė disilikati i litiumit, qė mund tė prodhohet qoftė nė laborator me njė teknikė me dyll, qoftė nėpėrmjet sistematikės CAD/CAM.

Cilėsia e kurorave nė disilikat litiumi tė prodhuara nga sistemi CAD/CAM ka qenė gjithmonė e diskutueshme. Nga ajo qė del nga literatura nuk ka diferenca ndėrmjet dy metodave nga pikėpamja strukturore dhe nga karakteristikat mekanike. Po pėr suksesin klinik dhe jetėgjatėsinė?

Nė studimin e publikuar nė Journal of Prosthetic Dentistry nė 2019, Dolev et al. kanė marrė nė konsideratė kėtė aspekt, duke vlerėsuar pėrshtatjen marginale pas llogaritjes sė mospėrputhjes marginale (MD) (matja perpendikulare nga margo cervikale e dhėmbit deri nė margon e pėrgatitjes) dhe mospėrputhja marginale absolute (AMD) (kombinimi kėndor i MD dhe gabimi i zgjerim-overextension ose underextension) tė kurorave nė disilikat litiumi tė prodhuara nga teknikat tradicionale laboratorike dhe CAD/CAM.
Vlerat MD tė pranueshme janė ndėrmjet 50 dhe 120 μm.

Materiale dhe metoda
Tridhjetė prototipe dhėmbėsh janė ndarė nė 2 grupe. Pesėmbėdhjetė dhėmbė janė skanuar me skaner intraoral CEREC Omnicam dhe kurorat janė fabrikuar me njėsinė e frezimit CEREC MC XL nga blloqe IPS e.max CAD.

15 tė tjerė janė ftuar nė njė laborator dhe kurorat nė disilikat litiumi janė fabrikuar nga blloqet IPS e.max Press duke pėrdorur teknikėn e dyllit tė humbur.

30 kurorat janė cementuar me njė cement self-adhesive (RelyX Unicem) dhe mė pas janė ndarė nė seksione me njė ndarėse tė saktė. MD dhe AMD janė matur pėr ēdo kurorė me njė mikroskop optik.

Rezultate
Vlerat mesatare tė MD dhe AMD janė vlerėsuar duke analizuar 8 pika specifike tė kurorave: disto-bukale (DB), disto-linguale (DL), mezio-bukale (MB), mezio-linguale (ML), pjesa mid-bukale (gjysmė B), lokalizimi mid-lingual (Mid-L), lokalizimi mid-mezial (Mid-M), lokalizimi mid-distal (Mid-D).

Ashtu siē ėshtė parashikuar, vlerat MD ishin mė tė ulėta se vlerat AMD, sepse kėto tė fundit janė njė kombinim i kėndit tė DM dhe tė gabimit tė zgjerimit. Vlerat mesatare tė AMD ishin mė tė ulėta pėr kurorat e fabrikuara duke pėrdorur teknikėn CAD/CAM, pėrveē pozicioneve Mid-L/ML dhe Mid-D/DL.

Sistematika CAD/CAM ka regjistruar vlera mesatare tė gabimit standard (SE) e DMA (SE_DMA) e barabartė me 115±4 mm; nė fakt, nė rastin e sistematikės me dyll tė ngrohtė kėto ishin tė barabarta me 130±5 mm.

Nė rastin e SE_DM vlerat ishin tė barabarta me 87±3 mm pėr kurorat e prodhuara me sistematikėn CAD/CAM dhe 90±4 mm pėr kurorat e prodhuara nė laborator me teknikėn e dyllit tė humbur.

Konkluzione
Edhe pse studimi nxjerr pėrfundimin se nuk ka diferenca statistikisht tė rėndėsishme ndėrmjet MD dhe AMD pėr metodat e prodhimit CAD/CAM dhe atyre tradicionale nė laborator, mund tė shohim sesi rezultatet mė tė mira janė regjistruar nga disilikati i litiumit tė prodhuar me sistematikėn CAD/CAM.

Pėr mė tepėr:
Dolev E, Bitterman Y, Meirowitz A. Comparison of marginal fit between CAD/CAM and hot-press lithium disilicate crowns. J Prosthet Dent 2019;121(1):124-8.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 561 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D