Rehabilitimi i edentulive parciale me 3 elemente mungues

Implantologji | 15 Maj 2019 |

Rehabilitimi i edentulive parciale me 3 elemente mungues

Cila ėshtė zgjidhja mė e mirė me implantet?

Nga Lara Figini


Nė zonat pjesėrisht edentule implantologjia tashmė ėshtė njė sukses afatgjatė i vendosur gjerėsisht, por qė ka rezultuar e influencuar nga faktorėt operativo-vartės qė kanė tė bėjnė kryesisht me zgjidhjen terapeutike kirurgjikale dhe qasjen protetike mė tė pėrshtatshme.

Ndėrmjet kėtyre faktorėve qė kushtėzojnė zgjedhjen protetike renditet edhe vendimi i profesionistit nėse do tė pėrdorė njė protezė tė pėrbėrė nga kurora tė splintuara ose nga kurora tė pasplintuara (tė ndara mes tyre).

Kurorat e splintuara priren qė tė shpėrndajnė forcat okluzale nė mėnyrė tė barabartė mbi implante, duke ēuar nė njė fillim mė tė shpeshtė tė komplikacioneve protetike dhe njė deformim tė reduktuar nė nivel tė kockės perimplantare.

Njė faktor tjetėr pėrcaktues ėshtė numri i implanteve qė kėrkohen pėr tė rehabilituar njė zonė pjesėrisht edentule, pra nėse ėshtė mė mirė tė rifitohet ēdo dhėmb i humbur me njė implant respektiv apo tė shfrytėzohet njė urė protetike mbi implante.
Edhe kosto ėshtė njė faktor qė nuk duhet anashkaluar.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Clinical Oral Implantology Research nė prill 2019, autorėt kanė krahasuar normat e mbijetesės, suksesit, pėrqindjet e komplikacioneve protetike, incidencėn e perimplantitit dhe kostot e tre opsioneve tė ndryshme klinike tė marra nė konsideratė nė rehabilitimin e njė zone edentule me 3 njėsi nė sektorėt posteriorė maksilarė ose madibularė.

Nė kėtė studim retrospektiv janė pėrfshirė pacientė tė rehabilituar sipas njėrės nga metodat e mėposhtme:
• rehabilitimi i sektorėve me tre elemente qė mungojnė me tre kurora metalo-qeramikė tė pasplintuara mbi tre implante (NSC);
• rehabilitimi i sektorėve posteriorė me tre elemente qė mungojnė me tre kurora metalo-qeramikė tė splintuar (SC);
• rehabilitimi i sektorėve posteriorė me tre elemente qė mungojnė me tre kurora metalo-qeramikė nė ura qė mbėshtetet nė dy implante (ISB).

Janė analizuar dhe regjistruar mbijetesa e implanteve, norma e suksesit dhe tė gjitha komplikacionet biologjike dhe protetike. Kosto qė lidhet me secilin nga opsionet e trajtimit ėshtė vlerėsuar nė analizėn krahasuese.

Rezultate
145 pacientė (40 NSC, 52 SC dhe 53 nė ISB) dhe 382 implante nė nivel kockor (120 NSC, 156 SC dhe 106 ISB) janė pėrfshirė nė studim me njė follow-up mesatarisht 76,2 muaj.

Pėrqindja e suksesit total ka rezultuar mė e lartė nė grupin ISB. Normat e mbijetesės sė implanteve kanė qenė 92,5% nė NSC, 100% nė ISB dhe 88,5% nė SC, me njė diferencė tė konsiderueshme tė zbuluar ndėrmjet grupit ISB dhe grupit SC (p=0,01).

Nė 9,9% tė implanteve ėshtė hasur perimplatiti (PI) (16,7% nė grupin SC; 7,5% nė grupin NSC; 2,8% nė grupin ISB).

Pacientėt qė kanė paraqitur komplikacione protetike kanė rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė shumtė nė grupin NSC (32,5%) nė krahasim me grupin ISB (13,2%) dhe nė grupin SC (15,4%).

Kosto totale pėr pacientin nė grupin ISB ka rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e ulėt nė krahasim me dy grupet e tjera NSC dhe SC (p<0,001)

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė nė fakt duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė nxjerrim pėrfundimin se zgjedhja terapeutike e bazuar nė njė urė me tre kurora tė mbėshtetura nė 2 implante duket se ėshtė zgjidhja terapeutike afatgjatė mė ideale, ndėrmjet trajtimeve hetuese nė kėtė punim, nė rehabilitimin e njė zone edentule me 3 elemente qė mungojnė.

Implikime klinike
Nė fushėn e implantologjisė, sidomos nė rastet e edentulisė parciale me mė shumė elemente, shpesh zgjidhja terapeutike varet nga kosto totale e llojit tė rehabilitimit tė propozuar nga stomatologu, element qė nuk mund tė anashkalohet.

Me kosto mė tė ulėta zgjidhja terapeutike e bazuar nė njė urė me tre kurora tė mbėshtetura nga 2 implante ofron tė njėjtin sukses nė krahasim me atė tė vendosjes sė 3 implanteve.

Pėr mė tepėr:
Ravidà A, Tattan M, Askar H, Barootchi S, Tavelli L, Wang HL. Comparison of three different types of implant-supported fixed dental prostheses: a long-term retrospective study of clinical outcomes and cost-effectiveness. Clin Oral Implants Res 2019 Apr;30(4):295-305.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 37 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D