Ngritja e sinusit dhe vendosja e implantit nė pjesė me densitet tė ulėt kockor

Implantologji | 7 Maj 2019 |

Ngritja e sinusit dhe vendosja e implantit nė pjesė me densitet tė ulėt kockor

Nga Danilo Alessio Di Stefano


Protokollet diagnostikues dhe kirurgjikalė luajnė njė rol thelbėsor nė suksesin e rehabilitimit implanto-protetik. Pėrkufizimi i tyre duhet tė jetė i qartė dhe i themeluar nė arsyetime tė sakta; aplikimi i tyre duhet tė prodhojė sistematikisht rezultate tė parashikueshme dhe tė riprodhueshme.

Ky objektiv mund tė arrihet vetėm nėse ata pėrkufizohen nė bazė tė parametrave objektivė dhe sasiorė si edhe nėse rezultati i tyre mund tė jetė nė mėnyrė analoge mė objektiv nėpėrmjet njė mase sasiore.

Protokolli i pozicionimit tė implantit, nė veēanti nuk mund tė bazohet nė njė masė objektive dhe sasiore tė densitetit kockor; pas kėsaj duhet tė vijojė njė pėrgatitje e pjesės sė implantit qė tė rezultojė e njėjtė me matjen e kryer dhe nė fund pasi tė pozicionohet implanti kirurgu duhet tė jetė nė gjendje qė tė verifikojė pėrshtatjen e asaj qė ėshtė kryer nėpėrmjet matjeve, sėrish objektive dhe sasiore, tė stabilitetit primar qė ėshtė marrė. Vetėm kėshtu, nė fakt mund tė procedojmė me protokollin e ngarkesės sė pėrshtatshme, qoftė ai i menjėhershėm, i parakohshėm ose i shtyrė.

Studime tė fundit kanė treguar se ėshtė e mundur tė kryhen matje tė densitetit kockor dhe stabilitetit primar intra-operator nė mėnyrė shumė tė riprodhueshme dhe funksionale me planifikimin e protokolleve tė sakta tė ngarkesės.

Matja e densitetit kockor, e kryer tradicionalisht nė mėnyrė subjektive dhe tė pabesueshme nė bazė tė ndjesisė perceptuese nė momentin e pėrgatitjes sė pjesės sė implantit sot kryhet nė mėnyrė sasiore dhe nė pjesė specifike duke pėrdorur njė sondė speciale qė ėshtė nė gjendje tė masė fėrkimin qė ndeshet gjatė zbritjes nė pjesėn e implantit kur kjo mundet ende tė modifikohet pėr vendosjen e implantit.

Pasi pėrgatitet pjesa nė funksion tė densitetit dhe pasi vendoset implanti, stabiliteti primar qė arrihet mund tė pėrcaktohet nė mėnyrė sasiore nėpėrmjet matjes sė integralit torque-thellėsi, njė parametėr matės i stabilitetit primar i tipit dinamik: entiteti i tij ėshtė funksioni i tė gjitha ndėrveprimeve qė implanti ka pasur gjatė zbritjes nė brendėsi tė indit kockor, nė ndryshim me atė qė arrihet duke pėrdorur parametrat e zakonshėm tė matjes dhe stabilitetit primar, torque i vendosjes dhe ISQ qė matin stabilitetin primar vetėm nė fund ose nė njė moment tė vetėm tė futjes.

Tė dyja matjet, qoftė ajo e densitetit qoftė ajo e stabilitetit primar nėpėrmjet integralit, janė bėrė tė mundura nga njė mikromotor i vetėm implantar qė integron njė sistem tė matjes sė torque menjėherė dhe algoritmet e mundshme tė llogaritjes.

Studimi "Sinus augmentation and concomitant implant placement in low bone-density sites. A retrospective study on an undersized drilling protocol and primary stability", qė ėshtė pėrmbledhur nė kėtė artikull, ka si qėllim verifikimin e riprodhueshmėrisė sė rezultatit klinik qė arrihet duke pėrdorur njė trajtim racional pėrgatitjeje tė pjesėve tė implanteve, nė funksion tė diskutimit pėr densitetin kockor qė arrihet nėpėrmjet mikromotorit, duke matur stabilitetin primar qė arrihet nėpėrmjet pėrdorimit tė integralit.

Mė saktėsisht, autorėt kanė ripėrshkruar nė mėnyrė retrospektive eksperiencėn e tyre klinike qė lidhet me 106 pacientė dhe 253 implante ku gjatė kryerjes sė kirurgjisė pėr ngritjen e sinusit nė pjesė laterale, nė prani tė njė densiteti kockor tė matur me sondėn e pėrshkruar mė parė tė reduktuar nė mėnyrė objektive (≤0,45 g/cm3), korresponduese me njė matje subjektive (dhe pėr kėtė kalohet) tė njė kocke tė tipit D3-D4 dhe nė prani tė njė kreshte tė mbetur me trashėsi mė tė vogėl se 4 mm (mesatarja ishte 2,44 ± 0,64 mm), sidoqoftė ėshtė proceduar me vendosjen e implantit nė njė kohė tė vetme kirurgjikale duke pėrgatitur sistematikisht pjesėn e implantit me 12,5% (pra me njė sasi tė rėndėsishme dhe tė vendosur, krahas nėnpėrgatitjeve shpesh empirike dhe tė ndryshueshme nga rasti nė rast), duke verifikuar pėr ēdo vendosje stabilitetin primar tė arritur nėpėrmjet matjes sė integralit torque-thellėsi.

Pacientėt janė ndjekur pėr tė paktėn 5 vjet, duke matur suksesin dhe mbijetesėn e implantit nėpėrmjet matjeve radiografike tė ripėrthithjes kockore perimplantare.

Rezultatet qė lidhen me implantet e vendosur sipas kėtij protokolli nė kreshtat me trashėsi mė tė vogėl se 4 mm (141) janė krahasuar me ato qė vendosen nė kreshta me densitet ende tė reduktuar (≤0,45 g/cm3), por mė tė trasha se 4 mm (112 implante, me trashėsi mesatare tė kreshtės 5,78 ± 1,95 mm), duke ndjekur tė njėjtin protokoll tė nėnpėrgatitjes. Dy grupet ishin homogjenė pėr gjininė dhe moshėn e pacientėve.

Analiza statistikore nuk ka treguar ndonjė diferencė tė konsiderueshme nė termat e suksesit tė implantit nė dy grupet (respektivisht 97,8% dhe 98,2%, p=0,99).

Pėrveē kėsaj studimi ka lejuar qė tė kryhet njė analizė e lidhjes ndėrmjet stabilitetit primar dhe trashėsisė sė kreshtės kockore tė pėrcaktuar nga CBCT pre-operative, duke observuar njė lidhje tė konsiderueshme ndėrmjet dy madhėsive: implantet e vendosur nė kreshta mė tė trasha kishin njė stabilitet nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė madh, por pėrshtatja e protokollit racional tė nėnpėrgatitjes ka lejuar arritjen edhe nė kreshtat mė tė holla tė njė stabiliteti primar tė mjaftueshėm pėr tė arritur suksesin klinik.

Studimi pėrfshin edhe analiza tė tjera tė lidhjes pėr shembull ndėrmjet integralit dhe gjatėsisė sė implantit dhe ndėrmjet integralit dhe ripėrthithjes kockore marginale edhe nė krahasim me vlerat korresponduese tė torque tė futjes.

Rezultatet e kėtyre analizave evidentojnė, nė mėnyrė koherente me studimet e pėrmbushura tashmė nga autorėt mbi argumentin, sesi parametrat dinamikė mund tė ofrojnė informacione tė ndryshme dhe mbi tė gjitha, mė tė rėndėsishme nga njė pikėpamje klinike nė krahasim me ato qė jepen nga parametrat statistikė tė matjes sė stabilitetit primar.

Ėshtė me shumė interes tė observohet sesi rezultatet e kėtij studimi evidentojnė qė falė kryerjes sė matjeve qė janė kryer lehtėsisht edhe nė praktikėn e pėrditshme klinike, tashmė tė jetė e mundur duke u nisur nga njė mikro dhe makro morfologji e veēantė implantare, qė tė ndėrtohet njė marrėdhėnie racionale ndėrmjet densitetit kockor, anatomisė kockore (trashėsisė sė kreshtės), protokollit tė pėrgatijes sė pjesės sė implantit dhe stabilitetit primar dinamik tė matur nga integrali.

Nė prani tė mundėsisė qė sot tė jemi objektivė qoftė nė matjen e densitetit kockor qoftė nė stabilitetin primar, rezulton pra thelbėsore karakterizimi i pėrgjigjeve specifike tė mikro dhe makro morfologjive tė ndryshme implantare (mendohet, pėr shembull, pėr sjelljen e mundshme tė ndryshme nė termat e stabilitetit tė implanteve konikė dhe cilindrikė) dhe ndoshta tė ēdo sistemi tė ndryshėm implantar.

Autorėt, pasi janė konsultuar konfirmojnė qė ky ėshtė njė nga fijet e kėrkimit qė po ndiqen sė bashku nė pėrkufizimin e protokolleve specifike klinike relativė me ato kushte ku ėshtė e dėshirueshme qė tė arrihet njė riprodhim mė i madh i rezultatit tė aktit kirurgjikal si pasojė e njė trajtimi objektiv dhe relacional.

Figura 1

Figura 2

Figura 3

Pėr mė tepėr:
Arosio P, Greco GB, Zaniol T, Iezzi G, Perrotti V, Di Stefano DA. Sinus augmentation and concomitant implant placement in low bone-density sites. A retrospective study on an undersized drilling protocol and primary stability. Clinicall Implant Dentistry 2017, 22 November.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Shumė interesant ( 61 votim / mesatar 4 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D