Antibiotikėt lokalė nė trajtimin e perimplantitit

Implantologji | 6 Maj 2019 |

Antibiotikėt lokalė nė trajtimin e perimplantitit

Efektet e aplikimit tė tyre tė kombinuara nė trajtimin kirurgjikal

Nga Lara Figini


Perimplantiti ėshtė njė gjendje infektive qė prek indin pėrreth implantit dentar dhe paraqitet me shenja inflamacioni klinik dhe humbje irreversibėl tė kockės mbėshtetėse.

Biofilmi bakterial ėshtė njė faktor risku pėrcaktues pėr zhvillimin e perimplantitit; prandaj, objektivi kryesor pėr trajtimin e kėtij tė fundit ėshtė ai i heqjes sė baktereve patogjene qė kolonizojnė sipėrfaqen e implantit tė kontaminuar. Trajtimi jokirurgjikal ka treguar njė efikasitet tė limituar klinik nė zgjidhjen e perimplantitit; nė tė kundėrt, trajtimi kirurgjikal me lembo tė hapur prodhon njė shėrim mė tė mirė dhe lehtėson aksesin ideal pėr dekontaminimin e sipėrfaqeve dhe konsiderohet pra si trajtimi i rekomanduar.

Studime tė shumta kanė vlerėsuar efektet e antibiotikėve lokalė pėrveē trajtimit jokirurgjikal dhe kanė evidentuar efekte pozitive mbi parametrat klinike nė termat e reduktimeve tė konsiderueshme tė thellėsisė sė sondimit tė xhepit (PPD) dhe tė qelbit gjatė sondimit.

Nė fakt pak studime kanė hetuar efektet e aplikimit tė antibiotikėve lokalė tė kombinuar me trajtimin kirurgjikal.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Dental Research nė mars 2019, autorėt kanė hetuar efektet klinike, mikrobiale dhe radiografike tė aplikimit tė minociklinės lokale tė kombinuar me trajtimin kirurgjikal tė perimplantitit.

Janė rekrutuar 50 pacientė me perimplantit qė i janė nėnshtruar trajtimit kirurgjikal me aplikimin lokal nė grupin e testit me minociklinė dhe nė grupin e kontrollit me placebo.

Aplikimi i minociklinės ėshtė pėrsėritur pas 1, 3 dhe 6 muajsh nga trajtimi me lembo tė hapur. Indeksi i pllakės, indeksi gingival (GI), thellėsia e sondimit (PPD) dhe gjakrrjedhja/qelbi gjatė sondimit janė vlerėsuar dhe regjistruar nė kohėt 0 dhe 1, 3 e 6 muaj.

Variacionet nė nivelin e kockės mbėshtetėse (SBL) janė analizuar nėpėrmjet tomografisė sė kompjuterizuar nė kohėt 0 dhe 6 muaj. Analiza mikrobiale ėshtė kryer me reagimin zinxhir tė polimerazės nė kohė reale.

Rezultate
Tė dy grupet kanė treguar pėrmirėsime nė masat klinike dhe radiografike pas trajtimit krurigjikal. Njė diferencė e konsiderueshme ėshtė regjistruar nė variacionet e PPD mesatare ndėrmjet grupit tė testit me minociklinė dhe grupit tė kontrollit me placebo (2,68 ± 1,73 e 1,55 ± 1,86 mm, respektivisht, P=0,039).

Ndryshimet e GI mesatare dhe SBL ndryshojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme ndėrmjet grupeve (ΔGI: 0,83 ± 0,60 e 0,40 ± 0,68; ΔSBL: 0,72 ± 0,56 e 0,31 ± 0,49 mm, respektivisht, P = 0,026 e 0,014). Normat e suksesit tė trajtimit (tė pėrcaktuara si PPD<5 mm, mungesa e gjakrrjedhjes/qelbit gjatė sondimit dhe humbja e mėtejshme e masės kockore) kanė rezultuar respektivisht 66,7% dhe 36,3% nė grupin e testimit dhe nė grupin e kontrollit.
Asnjė nga pacientėt nė grupin e testimit nuk ka evidentuar praninė e Porphyromonas gingivalis ose Tannerella forsythia pėr 6 muaj.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė nė fakt duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se nė trajtimin e perimplantitit aplikimi lokal i pėrsėritur i minociklinės sė kombinuar me trajtimin kirurgjikal ofron pėrfitime tė konsiderueshme nė termat e parametrave klinikė dhe mbushjes kockore nė ekzaminimin radiografik, me njė normė mė tė lartė suksesi pėr njė kohė tė shkurtėr.

Implikime klinike
Aplikimi lokal i pėrsėritur i njė antibiotiku lokal, si minociklina, nė pjesėt e perimplantitit ndihmon qė tė garantohet njė shėrim mė i shpejtė ose njė pėrmirėsim mė i madh i parametrave klinikė.

Pėr mė tepėr:
Cha JK, Lee JS, Kim CS. Surgical therapy of peri-implantitis with local minocycline: a 6-month randomized controlled clinical trial. J Dent Res 2019 Mar;98(3):288-95.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D