Osteointegrimi i implanteve dentare te pacientėt nė trajtim me kimioterapeutikė

Implantologji | 26 Prill 2019 |

Osteointegrimi i implanteve dentare te pacientėt nė trajtim me kimioterapeutikė

Nga Lara Figini


Progreset e fundit nė implantologji kanė sjellė njė rritje tė numrit tė pacientėve tė trajtuar, me norma tė mbijetesės sė ndėrhyrjeve mė tė mėdha se 95% nė njė popullsi tė shėndetshme.

Gjithnjė e mė shpesh gjendemi pėrballė ndėrhyrjeve tė implantologjisė tek individėt e moshuar dhe te personat qė kanė pasur trajtime kimioterapeutike pėr tumorin.

Kimioterapeutikėt tradicionalė janė karakterizuar nga njė mungesė e selektivitetit pėr qelizat tumorale, karakteristikė qė mund tė ēojė nė rezistencė ndaj barnave ose tė shkaktojė toksicitet sistemik.

Sė fundmi janė futur trajtime kimioterapeutike tė cilėsuar si mė tė mirėt, qė varen nga antitrupat monoklonalė (mAb), qė lidhen me objektiva specifike mbi sipėrfaqet e qelizave tumorale. Kėto barna ndryshojnė nga trajtimet tradicionale sepse synojnė nė mėnyrė specifike qelizat kanceroze duke bllokuar rrugėt onkogjenike dhe duke limituar angiogjenezėn.

Kėto kimioterapeutikė tė rinj pėrveē se janė mė specifikė garantojnė mė pak efekte anėsore; megjithatė, periudhat e trajtimit kėrkojnė kohė mė tė gjata sesa ato tradicionale. Por a mundet qė kėto kimioterapeutikė tė interferojnė mbi osteointegrimin e implanteve dentare?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vivo te kafshėt, tė publikuar nė British Journal of Oral and Maxillofacial Surgery nė shkurt 2019, autorėt kanė ekzaminuar efektin e kimioterapisė qė synonte anti-angiogjenetikėn pėr osteointegrimin e implanteve nė titan.

Katėrmbėdhjetė lepuj tė bardhė nga Zelanda janė ndarė rastėsisht nė dy grupe me nga shtatė lepuj secili:
• Grupi C ose grupi i kontrollit nė tė cilin lepujt janė administruar nė placebo;
• Grupi A ose grupi Avastin® nė tė cilin lepujt janė administruar me pesė doza bevacizumab nė rrugė intraperitoneale (3 mg/kg/javė). Doza e parė ėshtė administruar dy ditė pėrpara se tė futej implanti dhe katėr tė tjerat janė administruar ēdo javė pėr 4 javėt nė vijim pas implantologjisė. Implantet e titanit janė futur nė kondilusin femural distal tė djathtė te secili lepur.
Osteointegrimi i implanteve ėshtė matur nėpėrmjet tomografisė sė kompjuterizuar (CT) dhe ėshtė kryer njė vlerėsim histomorfometrik.

Rezultate
Qoftė tomografia e kompjuterizuar qoftė analiza histomorfometrike kanė treguar njė osteointegrim tė vogėl nė grupin A Avastin® nė krahasim me grupin e kontrollit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė nė fakt duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge dhe nė studime klinike te njeriu, mund tė dalim nė pėrfundimin se inhibimi farmakologjik i angiogjenezės nga ana e bevacizumab mund tė influencojė negativisht osteointegrimin e implanteve tė titanit te kafshėt.

Implikime klinike
Stomatologu duhet tė ketė parasysh se nė rastet e implantologjisė te pacientėt nė trajtim ose qė kanė pasur njė terapi me kimioterapeutikė anti-angiogjenetikė specifikė tė kohėve tė fundit, osteointegrimi mund tė influencohet negativisht specifikisht nga marrja e bevacizumab.

Pėr mė tepėr:
Al-Jandan B. Effect of antiangiogenic targeted chemotherapy on the osseointegration of titanium implants in rabbits. Br J Oral Maxillofac Surg 2019 Feb;57(2):157-63.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D