Ndryshimet nė efikasitetin e ciklit mastikator dhe nė forcėn e kafshimit tek individėt me periodontit

Parodontologji | 15 Prill 2019 |

Ndryshimet nė efikasitetin e ciklit mastikator dhe nė forcėn e kafshimit tek individėt me periodontit

Nga Lara Figini


Qėllimi kryesor i stomatologut aktualisht ėshtė ai i parandalimit tė humbjes sė dhėmbėve dhe ndihma pėr ruajtjen e funksioneve tė sakta tė sistemit stomatognatik.

Megjithatė, ruajtja e dhėmbėve me mbėshtetje tė reduktuar kockore, siē ndodh nė rastet e periodontitit, mund tė influencojė mbi funksionin shqisor tė atashmentit periodontal, redukton qėndrueshmėrinė dentare nė mbėshtetjen mekanike duke dėmtuar procesin mastikator.

Funksioni mastikator varet nga forca e muskujve mastikatorė, nga sasia dhe cilėsia e dhėmbėve dhe nga faktorė tė jashtėm si konsistenca e njė ushqimi dhe sasia e pėrdorur nė secilin cikėl mastikator.

Pėrveē kėsaj, pėrshtatja e intensitetit tė forcės mastikatore ndaj fortėsisė sė ushqimit varet nga informacionet e marra nga mekanoreceptorėt periodontale, por qė rezultojnė tė reduktuar nė rastet e periodontitit.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė International Journal of Health Science nė shkurt 2019 autorėt kanė vlerėsuar efektin nga periodontiti mbi efikasitetin e ciklit mastikator dhe mbi forcėn maksimale mastikatore.

Njėzet e katėr individė janė ndarė nė dy grupe: me periodontit (grupi I: mosha mesatare  ± devijimi standard/DS, DS, 51,3 ± 2,8 vite, nr. = 12) dhe pa periodontit (grupi II: mosha mesatare ± DS, 48,9 ± 2,4 vite, nr. = 12).

Efikasiteti mastikator ėshtė vlerėsuar nėpėrmjet ekzaminimit elektromiografik tė muskujve maseter dhe temporalė. Forca maksimale e kafshimit ėshtė regjistruar pėr regjionet molare djathtas dhe majtas.

Tė dhėnat janė tabuluar dhe i janė nėnshtruar analizave statistikore (P≤0,05). Ushqime tė ndryshme natyrale dhe artificiale janė pėrdorur pėr tė vlerėsuar funksionin mastikator.

Rezultate
Nga rezultatet e studimit ka dalė njė diferencė e konsiderueshme ndėrmjet grupeve pėr muskulin master djathtas gjatė pėrtypjes sė rrushit tė thatė (P = 0,04), kikirikėve (P = 0,02) dhe biokapsulave (P = 0,01).

Analiza e regresimit multiple ka treguar influencėn e lėvizshmėrisė dentare mbi efikasitetin e ciklit mastikator pėr kikirikėt (P = 0,03) dhe biokapsulat (P = 0,01).

Forca maksimale e kafshimit pėr regjionin e molarėve tė majtė ka rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme e ndryshme ndėrmjet dy grupeve (P = 0,02). Lėvizshmėria dentare ka rezultuar e ndryshueshme me efektin mė tė madh mbi efikasitetin mastikator.

Grupi i periodontitit ka treguar njė forcė kafshimi tė reduktuar nė krahasim me grupin e kontrollit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė nė fakt duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se humbja e mbėshtetjes periodontale ka njė impakt negativ mbi efikasitetin e ciklit mastikator dhe mbi forcėn mastikatore.

Implikime klinike
Kryerja e trajtimeve periodontale pėr tė reduktuar nė minimum lėvizshmėrinė dentare ėshtė e rėndėsishme pėr tė ruajtur shėndetin oral, por edhe pėr tė pėrmirėsuar efikasitetin mastikator dhe forcėn e pėrtypjes tek individėt e prekur nga sėmundja periodontale.

Pėr mė tepėr:
Palinkas M, Borges TF, Junior MT, Monteiro SAC, Bottacin FS, Mestriner-Junior W, Regalo IH, Siéssere S, Semprini M, Regalo SCH. Alterations in masticatory cycle efficiency and bite force in individuals with periodontitis. Int J Health Sci 2019 Jan-Feb;13(1):25-9.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D