Molari i tretė dhe shėndeti periodontal

Parodontologji | 10 Prill 2019 |

Molari i tretė dhe shėndeti periodontal

Rezultatet e njė kėrkimi tė Poliklinikės Gemelli


Mė shumė se pesėdhjetė vjet mė parė nė Shtetet e Bashkuara ėshtė fokusuar vėmendja te lidhja ndėrmjet molarėve tė tretė mandibularė dhe shenjave tė patologjisė periodontale nė ngarkesė tė molarit tė dytė qė ndodhet ngjitur; edhe sot kjo temė paraqet njė motiv tė fortė pėr debat nė literaturė, ku janė kėrkuar studime me teknika tė standardizuara dhe analiza mbi njė numėr tė madh individėsh.

Nevojitet qė t'i kushtohet shumė kujdes, sepse patologjia periodontale nė gjendje tė avancuar mund tė ēojė nė ekstraktimin e dhėmbit dhe molari i dytė ėshtė njė nga dhėmbėt qė ekstraktohen mė shpesh pėr shkak tė infeksionit periodontal.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Kėrkimi italian "influence of mandibular third molar surgical extraction on the periodontal status of the adjacent second molars" - tė zhvilluar nė UOC nė sektorin e Kirurgjisė orale dhe implantologjisė nė Poliklinikėn Gemelli nė Romė tė drejtuar nga prof.. Antonio D'Addona, tė kryer nga dr. Pier Carmine Passareli ėshtė publikuar nė Journal of Periodontology nė mars, revista zyrtare e American Academy of Periodontology.

Objektivat e studimit kanė qenė:
• vlerėsimi i efekteve tė ekstraktimit kirurgjikal tė molarit tė tretė mandibular nė statusin periodontal tė molarit tė dytė ngjitur;
• identifikimi i ko-faktorėve qė mund tė influencojnė shėrimin periodontal tė molarit tė dytė dhe veēanėrisht tė kalimit nga patologjia nė gjendje tė shėndetshme;
• pėrcaktimi nėse periodontiti i lokalizuar nė molarin e dytė ėshtė njė indikacion i vlefshėm pėr ekstraktimin e molarit tė tretė dhe si tė kryhet vlerėsimi pėr kėtė.

Studimi ėshtė kryer nė 89 pacientė, 48 gra dhe 41 burra, me moshė mesatare 35 vjeē dhe vetėm 16% ishin duhanpirės. Pėrpara operacionit janė vlerėsuar OPT pėr tė regjistruar pozicionin e molarėve tė tretė nė bazė tė klasifikimeve tė Pell and Gregory dhe tė Winter.

Ekstraksionet kirurgjikale janė kryer nėpėrmjet njė protokolli unik dhe nga njė profesionist unik, ashtu si edhe ėshtė kėrkuar nga studimet e mėparshme nė literaturė.

Parametrat periodontalė tė regjistruar nė fillim, ditėn e ekstraktimit pėrpara kryerjes sė ndėrhyrjes dhe nė njė follow up prej 6 muajsh kanė qenė: thellėsia e xhepit periodontal gjatė sondimit (PPD), recesioni gingival (REC), niveli i atashmentit klinik (CAL), gjakrrjedhja gjatė sondimit (BOP), indeksi i pllakės (PI), indeksi gingival (GI).

Rezultate
Duke analizuar tė dhėnat kryesore tė nxjerra nga njė analizė e kujdesshme statistikore, ėshtė evidentuar njė pėrmirėsim i konsiderueshėm i vlerave tė PPD nė pjesėt distale tė molarit tė dytė me njė fitim mesatar prej 2,1 dhe 2,2 milimetra, me kalimin nga 5,2 dhe 5,4 mm me vlera 3,1 dhe 3,2 mm, pėr efektin e shėrimit spontan periodontal pas heqjes sė molarit tė tretė; nė tė njėjtėn mėnyrė edhe CAL ka pasur njė fitim statistikisht tė rėndėsishėm tė 1,9 dhe 2 mm.

Edhe analiza e vlerave tė BOP, PI dhe GI ka treguar njė pėrmirėsim tė rėndėsishėm pėr gjashtė muaj. Njė PPD e lartė nė fillim ka rezultuar njė faktor influencues pėr njė fitim mė tė madh; veēanėrisht, molarėt qė i pėrkisnin klasave 3b tė Pell and Gregory dhe atyre horizontale tė Winter kishin vlera tė PPD fillestare mė tė larta nė krahasim me tė tjerat; kėto diferenca janė shfaqur pėr gjashtė muaj pėr shkak tė shėrimit periodontal.

Pėr tė studiuar kalimin nga gjendja patologjike nė atė tė shėndetit janė analizuar nė mėnyrė tė ndarė 72 molarė tė dytė me njė PPD fillestare >4 mm: 73,6% rezultonin tė shėruar pas 6 muajsh nga ekstraksioni i molarit tė tretė; veēanėrisht 22% ka fituar mė shumė se 50% tė thellėsisė sė sondimit fillestar, duke kaluar nga vlerat mesatare 6,8 nė 2,7 mm.

Individėt e rinj dhe tė prekur nga periodontiti i lokalizuar nė pjesėn distale tė molarit tė 2 janė ata qė pėrfitojnė mė sė shumti nga ekstraksioni i molarit tė tretė, duke ruajtur shėndetin e njė dhėmbi thelbėsor pėr mastikacionin.

Pėrmirėsimi i BOP, PI dhe GI pėr 6 muaj ėshtė ndoshta pėr shkak tė rifitimit tė njė higjiene efikase nė shtėpi tė favorizuar nga mungesa e dhėmbit distal nė pjesėn e studiuar.

Konkluzione
Ekstraksioni i molarit tė tretė pėr parandalimin e sėmundjes periodontale tė avancuar nė ngarkim tė molarit tė dytė (ndėrmjet dhėmbėve mė tė ekstraktuar pėr shkak tė patologjisė periodontale) duhet tė merret nė konsideratė; veēanėrisht stomatologu duhet tė vlerėsojė kofaktorėt e ekstraksionit parandalues tė molarit tė tretė, stilet e jetės sė pacientit dhe komplikacionet e mundshme qė lidhen me ndėrhyrjen kirurgjikale.

Pėr mė tepėr:
Passarelli PC, Lajolo C, Pasquantonio G, D'Amato G, Docimo R, Verdugo F, D'Addona A. Influence of mandibular third molar surgical extraction on the periodontal status of the adjacent second molars. J Periodontol 2019 Mar 2. [Epub ahead of print]

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Pak interesant ( 81 votim / mesatar 2 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D