A mund tė dėmtojnė sipėrfaqet implantare manovrat e pastrimit tė gurėzave me ultratinguj?

Implantologji | 8 Prill 2019 |

A mund tė dėmtojnė sipėrfaqet implantare manovrat e pastrimit tė gurėzave me ultratinguj?

Nga Lara Figini


Prania e pjesėzave tė titanit nė proksimitetet e implanteve dentare qė kanė dėshtuar dhe tek indet pėrreth tregon se kėto mund tė kenė njė rol tė rėndėsishėm nė gjenerimin e njė gjendjeje inflamatore, por mekanizmi me tė cilin kėto pjesėza ndahen nga trupi i implantit ėshtė i panjohur.

Pjesėzat e titanit sigurisht qė luajnė njė rol aktiv nė humbjen e atashmentit klinik dhe nė riabsorbimin kockor duke ēuar pas njė farė kohe nė humbjen e implantit.

Stresi mekanik nga okluzioni mund tė gjenerojė shkėputjen e pjesėzave tė titanit, ashtu si edhe korrozionin e sipėrfaqes sė tij. Njė tjetėr stres mekanik qė mund tė prodhojė lirimin e pjesėzave tė titanit pėrreth implanteve ėshtė manovra profesionale e pastrimit tė sipėrfaqeve tė tij.

Studime tė shumta kanė treguar qė instrumente tė ndryshme manuale dhe me ultratinguj mund tė dėmtojnė sipėrfaqet e titanit (Unursaikahan, 2012; Sato, 2004).

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Periodontology nė mars 2019, autorėt kanė vlerėsuar se gjatė manovrave tradicionale tė pastrimit tė gurėzave me kavitronė me ultratinguj mund tė shkaktojnė njė shpėrndarje tė pjesėzave tė titanit duke i shkėputur nga sipėrfaqet e implanteve.

Autorėt kanė dashur qė tė observojnė ndryshimet qė bėhen nė sipėrfaqet implantare pas pėrdorimit tė kavitronit me ultratinguj.

Implantet e reja me veshje guri, tė ashpėr, me SLA (acid etched) i janė nėnshtruar trajtimeve me ultratinguj me maja nė ēelik tė paoksidueshėm, titan dhe plastikė PEEK. Implantet janė vendosur nė njė pajisje mbajtėse dhe sipėrfaqet e tyre SLA janė trajtuar me maja tė ndryshme kavitroni me ultratinguj nėn njė presion mė tė vogėl se 25 gramė.

Implantet i janė nėnshtruar 30 lėvizjeve me ultratinguj. Uji i ftohjes pas ciklit me ultratinguj ėshtė grumbulluar dhe me njė mikroskop optik janė numėruar pjesėzat metalike tė pranishme.

Ėshtė vlerėsuar edhe dėmtimi viziv i veshjes SLA tė implanteve.

Rezultate
Nuk janė zbuluar pjesėza metalike nė ujė pas punimit me ultratinguj (grupi i kontrollit pasiv). Pjesėzat metalike janė zbuluar nė ujin e ftohur kur janė futur implantet dhe janė trajtuar me ultratinguj (grupi i kontrollit aktiv).

Tė gjithė implantet e trajtuar me ultratinguj kanė prodhuar pjesėza metalike dhe kanė evidentuar dėmtime tė zbulueshme nė shtresėn SLA.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim in vitro, qė nė fakt duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se tė gjitha majat me ultratinguj shkaktojnė prodhimin e pjesėzave tė titanit dhe dėmtimin e veshjes SLA tė implantit.

Implikime klinike
Kavitroni me ultratinguj duhet tė pėrdoret me shumė kujdes nė trajtimin e kushteve peri-implantare dhe duhet tė kemi kujdes qė tė mos preken sipėrfaqet SLA tė implantit.

Pėr mė tepėr:
• Unursaikahan O, Lee JS, Cha JK, Park JC, Jung UW, Kim CS. Comparative evaluation of roughness of titanium surfaces treated by different hygiene instruments. J Periodontal Implant Sci 2012;42:88-94.
• Sato W, Kishida M, Ito K. The comparative effect of ultrasonic scalers on titanium surfaces: an in vitro study. J Periodontol 2004;75:1269-73.
• Harrel SK, Wilson TG Jr, Pandya M, Diekwisch TGH. Titanium particles generated during ultrasonic scaling of implants. J Periodontol 2019 Mar;90(3):241-6.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D