Shtimi i tumoreve tė gojės dhe mungesa e kurave stomatologjike

Patologji dhe Mjeksi Orale | 4 Prill 2019 |

Shtimi i tumoreve tė gojės dhe mungesa e kurave stomatologjike

Si t’i mėsojmė auto-diagnostikimin pacientėve


Janė nė rritje tumoret e zgavrės sė gojės, me rreth 5% tė prekur ēdo vit dhe 43.000 raste tė reja, ndėr tė cilėt gjithmonė e mė shumė tė rinj (40%). Njė ndėr shkaqet ėshtė para sė gjithash njė diagnozė e vonė qė vetvetiu provokon 8.000 vdekje mė shumė nė vit dhe njė pėrqindje qė arrin 63% tė tumoreve tė zbuluar nė fazė tė avancuar. Mė pas mungesa e vizitave stomatologjike e regjistruar nga raporti i fundit i ISTAT, ėshtė shkaktuar nė 85% tė rasteve nga kosto tė konsideruara shumė tė larta. Kjo temė ėshtė diskutuar nė Romė nė Kongresin e 23-tė Kombėtar tė Collegio dei Docenti Universitari di Discipline Odontostomatologiche me njė Simpozium dedikuar temės sė tumoreve malinj tė zgavrės sė gojės.


"Numri global i rasteve tė reja ėshtė nė rritje dhe mbijetesa nė pesė vjet mbetet aktualisht akoma e ulėt," - ka deklaruar profesoresha Antonella Polimeni, Drejtoreshė e Departamentit Kokė - Qafė nė Poliklinikėn Umberto I, Universiteti La Sapienza nė Romė dhe Presidente e Kongresit. "Pėr tė ndėrhyrė nė trendit e incidencės ėshtė e nevojshme tė bashkojmė energjitė mė tė mira nė parandalim, diagnostikim tė hershėm dhe nė trajtimin multispecialist. Figura specialiste e odonto-stomatologut," - vijon Antonella Polimeni, - "mbulon rolin e 'eksploratorit' nė bllokimin e menjėhershėm, jo vetėm tė faktorėve tė riskut karcinogjen por edhe tė lezioneve prekanceroze apo tashmė neoplastike nė fazėn fillestare."
Ndėr faktorėt kryesorė tė riskut tė tumorit tė zgavrės sė gojės, ishin para sė gjithash duhani dhe alkooli nė 80% tė rasteve dhe nė 20% tė rasteve ishin nga higjiena e keqe orale, nga njė pozicionim jo korrekt i protezave dentare, nga njė dietė e varfėr me fruta e perime apo nga njė infeksion i Papillomavirus (HPV), ky i fundit seksualisht i transmetueshėm.


 "Megjithatė ky lloj tumori," - shton me unanimitet "Tumor Board" i projektit MoMax (Mjekėsia Orale dhe Maksilo-Faciale) i Poliklinikės Umberto I e Universitetit La Sapienza nė Romė, pėrbėrė nga Prof. Giorgio Pompa, Prof. Umberto Romeo dhe Prof. Valentino Valentiti, - "me njė shtim nė kundėr tendencė krahasuar me karcinomat e tjera, numri i pėrgjithshėm i tė cilave po ulet, duhet tė jetė te tė parėt qė duhet tė diagnostikohen, pikėrisht pėr "thjeshtėsinė" me tė cilėn ėshtė e mundur tė njihen simptomat qė ndezin dritėn e alarmit."
MoMax pėrfaqėson "task forcėn" e parė spitalore nė Itali, e menduar pėr tė gjurmuar nė kohė tė hershme tumoret e zgavrės sė gojės. Nė Qendėr operojnė  nė mėnyrė sinergjike specialitete tė ndryshme: patolog oral, protezist, kirurg maksilo-facial, otorinolaringolog, radioterapist, onkolog, radiolog e psikolog.
Gjatė simpoziumit ekspertėt e MoMax kanė rėnė dakord pėr t'i kėshilluar pacientėve 5 veprime tė thjeshta autodiagnostikuese pasi janė hapi i parė pėr identifikimin e karcinomės sė zgavrės orale:


1. Nxirrni gjuhėn jashtė sa mė shumė tė jetė e mundur dhe kontrolloni me njė garzė edhe anash edhe nė pjesėn e prapme tė gjuhės pėr prezencėn e mundshme tė njollave tė bardha nė rozė. Prekni gjuhėn dhe kontrolloni nėse ka nyje apo gunga.
P.S.: gjuha ėshtė pjesa mė e prekur nga kanceri  oral te jo duhanpirėsit.

2. Vijoni tė "testoni" faqet dhe buzėt pėr tė ndjerė nėse ka nyje dhe tė verifikoni prezencėn e njollave tė bardha apo rozė...

3. Vlerėsoni dyshemenė e gojės njėkohėsisht me dy gishta, njė nga poshtė dhe tjetri nga lart (si nė foto) dhe verifikoni prezencėn e gungave apo nyjeve.

 
4. Kontrolloni qiellzėn pėr tė ndjerė gunga apo nyje dhe pėr pjesė tė mundshme tė buta tė qiellzės.


 
5. Prekni zonėn e qafės dhe tė gojės pėr tė ndjerė nyjet limfatike qė mund tė jenė "spiuni" i njė infeksioni apo i diēkaje mė serioze.

Alarme tė tjerė tė tumorit tė zgavrės sė gojės

Ndėr simptomat qė mund tė ndjekin prezencėn e njė tumori tė zgavrės sė gojės janė dhembje dhe djegie me natyrė tė panjohur e vazhdueshme edhe te buzėt, goja apo fyti, gjakrrjedhje apo mpirje nė brendėsi tė gojės, dhimbje fyti qė nuk shėrohet apo ndjesi e prezencės sė njė trupi tė huaj nė gojė, vėshtirėsi ose dhimbje gjatė pėrtypjes apo gėlltitjes, ndryshim i zėrit, dhimbje veshėsh, plagė apo pllakėza tė kuqe ose tė bardha nė rozė qė rrjedhin gjak dhe vonojnė tė shėrohen si edhe rritje e vėshtirėsisė pėr njė pėrtypje korrekte.
Nė prezencė tė njėrės prej kėtyre simptomave stomatologėt duhet t'i rekomandojnė pacientit qė t'i drejtohen njė specialisti tė zgavrės orale pėr ekzaminime mė tė detajuara.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 52 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D