Metodika dixhitale Vs metodikat tradicionale pėr inlays te premolarėt

Konservativė | 3 Prill 2019 |

Metodika dixhitale Vs metodikat tradicionale pėr inlays te premolarėt

Nga Lara Figini


Jetėgjatėsia e njė restaurimi dentar ofron estetikė, rezistencė ndaj frakturės dhe pėrshtatje marginale afatgjatė dhe varet kryesisht nga:
• tipi i modalitetit tė gjurmės;
• tipi i materialit tė restaurimit;
• metodika e prodhimit tė restaurimit.

Pėrballė dhėmbėve me karies tė zgjeruar apo atyre qė janė trajtuar nė mėnyrė endodontike, shpesh kėrkohet realizimi i inlay qė mund tė vijė nė materiale tė ndryshme si: disilikati i litiumit, qeramika feldspathic, rezinė kompozitė dhe materiale me bazė kompozitash qeramike tė inkorporuara nė matrica rezinoze, qė mund tė punohen me frezė me sistemet CAD/CAM.

Restaurimet indirekte nė rezinė kompozitė nė mandibulė janė ideale pėr shkak tė formės anatomike, pėrshtatje sė vlefshme marginale, pikave tė duhura tė kontaktit dhe kontureve proksimale, pėrveē vetive tė mira tė konsumimit, duke ofruar restaurime tė pranueshme me sakrificė minimale tė indit tė dhėmbit.

Rezultati klinik i premolarėve tė restauruar nėpėrmjet inlays mund tė influencohet, pėrveē tė tjerave nga moduli elastik i materialit tė restaurimit dhe nga trashėsia e cementit sepse ėshtė nė gjendje tė gdhendet nė lidhjen restaurim-dentinė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Journal of Prosthetic Dentistry nė shkurt 2019 autorėt kanė krahasuar normėn e mbijetesės dhe ngarkesėn maksimale tė frakturės te premolarėt e restauruar me inlays tė fabrikuar me metoda tė ndryshme.

Tridhjetė premolarė maksilarė janė seleksionuar dhe rikonstruktuar me inlay tė fabrikuar me metoda tė ndryshme (n=10):
• Grupi 1, nė tė cilin gjurma ėshtė marrė nėpėrmjet skanimit dixhital LaCam me Lava C.O.S scanner (3M ESPE), i ndjekur nga frezimi i bllokut tė rezinės kompozitė (Lava Ultimate; 3M ESPE);
• Grupi 2, nė tė cilin gjurma ėshtė marrė nėpėrmjet skanimit dixhital CeCom me skaner Bluecam Cerec 3D (Dentsply Sirona) me frezim tė bllokut Lava Ultimate nė Cerec (Dentsply Sirona);
• Grupi 3, nė tė cilin gjurma ėshtė marrė me metodėn jo dixhitale por tradicionale me polivinil siloksan dhe inlay ėshtė realizuar nė qeramikė tė presuar (disilikat litiumi) me teknikėn me dyll dhe IPS e. max Press (Ivoclar Vivadent AG).

Tė gjithė inlays janė cementuar me cement rezinoz me polimerizim tė dyfishtė. Inlays i janė nėnshtruar pra cikleve mekanike (2 Hz, 106 impulse mekanike, 80N) pas 24 orėsh, pasi kampionėt janė ruajtur nė ujė tė distiluar nė 37°C pėr 11 muaj. Pra, testi i lodhjes ėshtė kryer duke pėrdorur njė frekuencė 10 Hz dhe njė ngarkesė 400 N nė kėndet e brendshme tė majave.

Testi konsiderohej i pėrfunduar kur arrihej fraktura e kampionit ose kur kėto arrinin 1,5 x 106 cikle. Kampionėt qė i mbijetonin provės sė lodhjes i janė nėnshtruar njė testi frakture me njė ngarkesė tė vetme nė njė makineri prove universale dhe janė analizuar me stereoskop.

Pėrqindjet e mbijetesės janė vlerėsuar duke pėrdorur metodėn Kaplan-Meier dhe testin log-rank (Mantel-Cox). Tė dhėnat e frakturės sė ngarkesės janė analizuar duke pėrdorur ANOVA me 1 mėnyrė (a=0,05).

Rezultate
Asnjė diferencė e rėndėsishme nuk ėshtė gjetur ndėrmjet grupeve pėr normėn e mbijetesės (P=.87) ose pėr nė ngarkesėn e frakturės (P=.78). Pjesa mė e madhe e frakturave kanė rezultuar longitudinale dhe katastrofike.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim in vitro (qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge) mund tė dalim nė pėrfundimin se inlay nė premolarėt maksilarė tė fabrikuar me metodika tradicionale ose dixhitale paraqesin rezistencė ndaj frakturave dhe normave tė mbijetesės sė mbivendosur.

Implikime klinike
Metodat e skanimeve intraorale pėr zbulimin e gjurmėve nuk influencojnė normėn e mbijetesės sė restaurimeve tė prodhuara dhe as rezistencėn ndaj frakturės, por reagojnė nė mėnyrė tė ngjashme nė metodėn e gjurmės konvencionale.

Pėr mė tepėr:
Pivetta Rippe M, Monaco C, Missau T, Wandscher VF, Volpe L, Scotti R, Bottino MA, Valandro LF. Survival rate and load to failure of premolars restored with inlays: an evaluation of different inlay fabrication methods. J Prosthet Dent 2019 Feb;121(2):292-7.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 82 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D