Rehabilitimi i pacientit edentul me sistemin OT Brigde

Implantologji | 2 Prill 2019 |

Rehabilitimi i pacientit edentul me sistemin OT Brigde

Nga Mauro Ruggero Belluz dhe Carlo Borromeo


Kėrkesa e rehabilitimeve protetike qė pėrmbushin sa mė shumė qė tė jetė e mundur jo vetėm kėrkesat funksionale por edhe ato estetike, ėshtė gjithnjė e mė e pėrhapur edhe te pacientėt qė mbajnė prej vitesh proteza tė lėvizshme totale.

Rasti qė do tė paraqesim hyn nė kėtė lloj rehabilitimi; pacientja rreth tė gjashtėdhjetave mbante prej disa vitesh protezė totale tė lėvizshme maksilare, duke pasur njė shqetėsim estetik dhe funksional qė e ka shtyrė tė kėrkojė mundėsinė pėr tė kryer njė rehabilitim mundėsisht fiks qė do tė lejonte njė pėrmirėsim tė efikasitetit mastikator dhe njė estetikė mė tė kėnaqshme tė buzėqeshjes.

Njė vlerėsim nėpėrmjet CBCT na ka lejuar tė identifikojmė sesi strukturat kockore do tė lejonin njė plan trajtimi implantar nėpėrmjet vendosjes sė 4 implanteve, nga tė cilėt 2 janė nė zonat laterale maksilare dhe 2 vidhosur nė zonėn premolare maksilare.

Pa 4 muajsh nga vendosja e implanteve dhe pas vlerėsimit objektiv dhe radiografik tė njė osteointegrimi tė saktė tė implanteve tė vendosur, ėshtė kryer faza e dytė kirurgjikale dhe janė filluar procedurat e rehabilitimit protetik. Nė pėrputhje me kėrkesat e pacientit, ėshtė vendosur pėr kryerjen e njė rehabilitimi me proteza tė vendosura mbi implante.

Pozicioni i implanteve anteriore dhe pjerrėsia e tyre qė do tė sillte nevojėn pėr njė emergjencė vestibulare tė vendosjes sė vidave tė fiksimit protetik, ka sjellė nė kėrkimin e njė zgjidhjeje qė do tė lejonte reduktimin nė minimum tė impaktit estetik duke ruajtur njė cilėsi funksionale tė ritencionit optimal tė protezės sė vidhosur.

Pėr kėtė qėllim, zgjedhja bie mbi pėrdorimin e OT Bridge sistematike, siē pėrshkruhet nė vijim.

Rasti Klinik
Modeli i punimit mbi implante. Pėr tė verifikuar mundėsinė e kryerjes sė kėtij lloji protetik nisemi nga njė projekt protetik duke kryer njė provė tė dhėmbėve dhe mė pas vidhosen vidat. Nė Figurėn 1 vihet re njė mos paralelizėm i madh.

Figura 1 Vlerėsimi i mos paralelizmit

Modeli i punimi ėshtė pozicionuar mbi pllakėn e paralelometrit pėr tė vlerėsuar gradėn e mos paralelizmit tė implanteve.

Figura 2 Vlerėsimi i mosparalelizmit me paralelometėr

Pasi ėshtė pėrfunduar vlerėsimi ėshtė vendosur qė tė zgjidhet sistemi OT Bridge i cili garanton mundėsinė e kryerjes sė njė strukture tė vidhosur nė ēfarėdolloj platforme implantare me mos paralelizma tė mėdha dhe garantohet mundėsia pėr tė siguruar njė estetikė tė mirė duke evituar vendosjen e disa vidave me dalje vestibulare, e pasi ėshtė matur pjesa transmukozale kėrkohen atashmentet OT Equator dhe vidhosen nė model.

Figura 3 Pozicionimi i atashmenteve

Pasi ėshtė bėrė monitorimi i dhėmbėve, kryhen skanimet e provės, modelit dhe skanimi i abutment dhe projektohet struktura qė duhet tė vishet me kompozitė.

Nga imazhet mund tė shihen vidat anteriore qė kanė njė dalje vestibulare, pra nė projektin final pėrdoren vetėm vida posteriore.

Figura 4 projekti nė CAD CAM

Pasi ėshtė projektuar struktura nė CAD CAM, dėrgohen file nė qendrėn e prodhimit qė realizon shufrėn me teknikėn laser melting nė krom-kobalt: kjo teknikė lejon realizimin e strukturave duke riprodhuar format e projektuara.

Zonat e lidhjes me implante janė riparė me makineri. Nė figurė shihet struktura me atashmentet e vendosura.

Figura 5 Shufra laser melting

Pasi ėshtė provuar struktura nė model vendoset Seeger me instrumentin e duhur dhe ėshtė verifikuar funksionimi i duhur i sistemit.

Figura 6 Seeger nė shufėr

Pra ėshtė veshur e gjitha me kompozitė Estenia me shtresa duke i dhėnė vėllimet e duhura dhėmbėve dhe pjesės ortopedike rozė me ndihmėn e maskerinave nė silikon tė realizuara me anė tė montazheve tė dhėmbėve.

Figura 7 Punimi i pėrfunduar

Nė figurė ėshtė e dukshme struktura e pėrfunduar e pamjes frontale. Mund tė vihen re mos paralelizmat e implanteve nėpėrmjet atashmenteve OT Equator tė vendosur nė strukturė; lartėsitė e ndryshme tė atashmenteve janė pėrcaktuar nga pjesa transmukozale.
Mund tė vihet re edhe dalja e vidave vetėm nė zonė posteriore.

Figura 8 Punimi i pėrfunduar

Proteza e pėrfunduar pėrpara dorėzimit, e lustruar nė mėnyrė perfekte nė tė gjitha pjesėt e saj. Seeger qė janė pėrdorur pėr fazat e laboratorit dhe provės janė hequr dhe pėrpara dorėzimit janė zėvendėsuar me ato tė rejat.

Figura 9 Punimi i pėrfunduar

Proteza ėshtė pozicionuar nė zgavrėn orale; mund tė shohim qartė mbėshtetjen e mirė tė buzėve, tė ndihmuar nga fakti qė ėshtė kryer njė projekt fillestar me njė provė estetike dhe pa vrima nė zonėn vestibulare tė dhėmbėve anteriorė.

                                          

Figura 10 Punimi i vendosur nė zgavrėn orale

Konkluzione
Pėrdorimi i OT Bridge sistematike lejon realizimin e strukturave tė vidhosura nė implante edhe me implante jo paralele. Pritshmėritė estetike tė pacientėve kanė ndryshuar, ashtu si edhe numri i implanteve tė vendosura.
Duke u nisur gjithmonė nga njė projekt duhet tė kėrkojmė estetikėn dhe funksionin dhe mė pas tė zgjedhim zgjidhjen protetike mė tė indikuar.

OT Bridge sistematike, ndryshme nga ato klasike, lejon arritjen e njė estetike mė tė mirė. Edhe aspekti funksional ėshtė shumė i rėndėsishėm; me ndihmėn e Seeger arrihen struktura mė pasive si edhe mė tė thjeshta qė tė montohet dhe ēmontohen.

Artikulli ėshtė punuar nė bashkėpunim me Rhein83.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 38 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D