Impakti i barnave antikoagulante tė drejtpėrdrejtė nė gjakrrjedhjen gingivale

Parodontologji | 1 Prill 2019 |

Impakti i barnave antikoagulante tė drejtpėrdrejtė nė gjakrrjedhjen gingivale

Intra dhe post terapia shkakėsore periodontale jo kirurgjikale


Sė fundmi kanė hyrė nė treg barna tė reja antikoagulante orale tė pėrkufizuara si barna tė drejtpėrdrejtė (DOAC): dabigatran (Pradaxa), rivaroxaban (Xarelto), apixaban (Eliquis), edoxaban (Lixiana). Kėto barna merren nė rrugė orale nė doza fikse, nuk kėrkojnė monitorim laboratorik konstant dhe nė bazė tė dijeve aktuale, nuk duket se kanė ndėrveprime ushqimore, ndėrsa ndėrveprimi farmakologjik ėshtė i limituar nė disa klasa barnash.

Pacientėt nė trajtim me barna antikoagulante mund tė pėsojnė komplikacione, kryesisht hemorragjike dhe tromboembolike; prandaj ėshtė e nevojshme qė tė pėrshtaten mėnyra tė ndryshme pėr menaxhimin e tyre nė rastin e trajtimeve kirurgjikale edhe minimalisht invazive, qė parashikojnė njė risk tė gjakrrjedhjes.

Objektiva
Vlerėsimi i impaktit tė ushtruar ndaj barnave tė reja antikoagulante nė gjakrrjedhjen intra-terapi shkakėsore, menjėherė pas saj dhe post-terapi shkakėsore periodontale jo kirurgjikale, duke e krahasuar me atė tė induktuar nga terapia me antikoagulantė tradicionalė me shkallė INR terapeutike nga 2 deri nė 3 pėr tė marrė informacione mbi riskun e gjakrrjedhjes sė kėtyre pacientėve dhe devijimin e mundshėm tė sjelljeve profilaktike ose korrigjuese tė dobishme qoftė pėr mjekun qoftė pėr pacientėt.

Materiale dhe metoda
Studimi aktual ėshtė kryer nė Klinikėn e Kirurgjisė maksilofaciale dhe odonto-stomatologjike tė Ndėrmarrjes shėndetėsore universitare tė integruar nė Trieste. Faza e regjistrimit tė pacientėve ka filluar nė korrik 2015 dhe ka pėrfunduar nė tetor 2018. Studimi ėshtė aprovuar nga Komiteti Etnik Unik Rajonal (CEUR) me kod Os-022-ASUITS.

Kriteret e pėrfshirjes:
• burra dhe gra me moshė mbi 20 vjeē;
• pacientė tė kompensuar sistematikisht (ASA I dhe ASA II);
• marrja e rregullt e DOAC (dabigatran, rivaroxaban, apixaban, edoxaban) ose e VKA (warfarin, acenocoumarol) tė paktėn 2 muaj pėrpara rekrutimit.

Kriteret pėr pėrjashtimin e pacientėve DOAC:
• pirja e >10 cigareve nė ditė;
• pacientė tė ēekuilibruar sistematikisht (ASA II dhe ASA IV);
• hipertension i ēekuilibruar;
• diabet i ēekuilibruar;
• koagulopati;
• hepatite kronike dhe/ose funksionalitet hepatik i reduktuar;
• periudhė e pastrimit pas marrjes sė barnave anti-trombocitar, heparinė pėr tė paktėn 15 ditė;
• radioterapi kokė/qafė (nė 10 vitet e mėparshme);
• kimioterapi (nė 2 vitet e mėparshme);
• marrja e ushqimeve ose barnave qė mund tė ndryshojnė efektin e DOAC;
• pjesėmarrja e pacientit nė njė studim tjetėr klinik brenda 4 javėve pėrpara regjistrimit nė kėtė ekzaminim;
• paaftėsia pėr tė kuptuar thelbin dhe pasojat e mundshme tė ekzaminimit (alkoolizmi kronik, psikopatitė);
• intoleranca e njohur nga medikamentet e administruara gjatė eksperimentimit;
• evidencat qė tregojnė se pacienti nuk do tė ndjekė kontrolle tė diktuara nga klinika (pajtueshmėri e reduktuar);
• shtatzėnia ose ushqyerja me gji.

Kriteret e pėrjashtimit tė pacientėve VKA (pėrveē atyre qė u cituan pėr ata DOAC):
• konsumimi i antikoagulantėve oralė tė drejtpėrdrejtė (DOAC);
• konsumimi i ushqimeve ose barnave qė mund tė ndryshojnė efektin e terapisė me VKA;
• INR><20>3.

Sasia e gjakrrjedhjes ėshtė vlerėsuar nė fazėn:
• intra-operative: tė klasifikuar si e lehtė nėse ėshtė zgjidhur spontanisht nė harkun e rreth 20 sekondave, tė moderuar nėse ndalon brenda 1 minute dhe tė rėndė nėse vazhdon gjatė gjithė seancės. Nė rastin e pacientėve qė i nėnshtrohen lėmimit tė rrėnjės nė mė shumė se 1 seancė gjakrrjedhja konsiderohet e rėndė nėse ndeshet nė 30% ose mė shumė pjesė tė trajtuara;
• menjėherė post-operative: (5 minuta nga pėrfundimi i seancės sė terapisė) duke e klasifikuar tė lehtė apo munguese nėse nuk zbulohet ose nėse zbulohet nė <30% tė pjesėve dhe ndalon spontanisht, e moderuar nėse nevojiten ngjeshje nga ana e profesionistit, e rėndė nėse priret tė zgjasė edhe pas aplikimit tė manovrave lokale tė hemostazės;
• post-operative e vonuar: pacienti ėshtė ftuar pėr tė mbajtur shėnime nė pyetėsor duke i kėshilluar pas terapisė periodontale jo kirurgjikale, shfaqjen e mundshme tė gjakrrjedhjes nė ditėt pas instrumentimit. Janė marrė nė konsideratė si gjakrrjedhje klinikisht tė rėndėsishme ato qė kanė qenė aq tė rėnda saqė pacienti ka pėrfunduar nė urgjencė pėr shkak tė mosndalimit tė tyre.

Rezultate
Ndėrmjet pacientėve tė ekzaminuar, me moshė nga 54 deri nė 88 vjeē, kanė qenė 18 meshkuj DOAC dhe 16 VKA, 21 femra DOAC dhe 17 VKA. Krahasimi i mesatareve dhe devijimit standard tė tė dhėnave tė grumbulluara nė vizitėn e parė (treguesi i pllakės, treguesi i gjakrrjedhjes dhe xhepave periodontalė >5mm) nuk evidenton diferenca statistikisht tė rėndėsishme ndėrmjet dy kohorteve. Ato rezultojnė homogjene edhe pėr HASBLED (risku hemorragjik) dhe CHA2DS2VASc (risku trombo-embolik).

Pėrsa i pėrket vlerave tė presionit arterial dhe devijimeve mesatare standarde, dy kohortet rezultojnė statistikisht tė krahasueshėm. Diferenca e gjakrrjedhjes e regjistruar ndėrmjet dy grupeve nė fazėn intra-operative dhe menjėherė post-operative nuk rezulton statistikisht e rėndėsishme, edhe nėse ata i nėnshtrohen heqjes sė tartarit edhe nėse i nėnshtrohen heqjes sė bashku me lėmimin e rrėnjės.

Nė tė kundėrt, nė post-operacion tre pacientė nė trajtim me barna antikoagulante direkte kanė manifestuar gjakrrjedhje gingivale tė pandalueshme me manovra tė thjeshta tė hemostazės lokale.

Diskutim
Menaxhimi stomatologjik i pacientit nė terapi me DOAC ende ka pak evidenca nė literaturė dhe kjo mungesė e tė dhėnave ėshtė ende mė e dukshme nė fushėn e terapisė shkakėsore periodontale jo kirurgjikale; stomatologu dhe higjienisti dentar duhet tė pėrballen me njė terapi qė nuk ka aktualisht evidencė nė ruajtjen ose ndėrprerjen e dozės nė terapitė stomatologjike. Nė literaturė ka vetėm pak dokumente nė lidhje me shtrirjen e riskut tė gjakrrjedhjes nė fushėn stomatologjike.

E dimė qė pas procedurave kirurgjikale minimalisht invazive, ka njė gjakrrjedhje post-operative tė krahasueshme ndėrmjet pacientėve nė terapi me DOAC dhe VKA. Nė tė kundėrt, studimi aktual ka evidentuar njė incidencė mė tė madhe tė ngjarjeve hemorragjike tek ata qė merrnin barna antikoagulante direkte. Nė fakt 3 pacientė nga 39 kanė paraqitur njė gjakrrjedhje post-operative (nė ditėt pas seancės sė higjienės orale profesionale) qė ka kėrkuar ndėrhyrjen mjekėsore pėr tė bllokuar fluksin hematik qė nuk ndalohej me manovra tė thjeshta tė hemostazės lokale. Dy nga kėto pacientė merrnin Xarelto, ndėrsa njė Eliquis. Ėshtė e rėndėsishme qė tė specifikojmė qė kėta individė nuk tregonin karakteristika tė veēanta qė i diferenconin nga kampioni.

Nga rezultatet e marra me kėtė studim mund tė afirmojmė se terapia antikogulante direkte nė post-terapi periodontale jo kirugjikale nuk ka njė impakt tė papėrfillshėm.

Nė literaturė nuk ekzistojnė ende evidenca shkencore qė sugjerojnė njė protokoll specifik nė terapinė shkakėsore periodontale.

Konkluzione
Ky studim ka evidentuar diferenca statistikisht tė rėndėsishme nė lidhje me sasinė e gjakrrjedhjes nė fazėn intra-operative dhe menjėherė pas operacionit nė dy grupet e ekzaminuara. Pavarėsisht kėsaj, duke qenė se studimi vazhdon ende duhet tė arrijmė njė numėr tė madh kampionėsh pėr tė dalė nė pėrfundime definitive.

Duket e mundshme qė menaxhimi i pacientit menjėherė pas terapisė periodontale jo kirurgjikale tė jetė i lehtė pa ndėrprerjen e terapisė edhe pse nė 3 raste (ku po merreshin barna antikoagulante tė drejtpėrdrejta) gjakrrjedhja gingivale e vonuar ka kėrkuar ndėrhyrjen e stomatologut.

Ky punim ka marrė Ēmimin Listerine 2018.
Autore: Ilaria Benedetti, Universiteti i Trieste, Dega e studimeve pėr higjienėn dentare

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D