Cilat pije mund tė shkaktojnė veshjen e dhėmbit?

Higjiena dhe Parandalimi | 27 Mars 2019 |

Cilat pije mund tė shkaktojnė veshjen e dhėmbit?

Lara Figini


Konsumimi i pijeve tė gazuara lidhet me veshjen e dhėmbit, por tė dhėnat nga literatura pėr ushqimet e tjera dhe pijet acide janė ende tė diskutueshme. Pėr mė tepėr, nuk i ėshtė kushtuar shumė vėmendje karakteristikave tė tjera tė rėndėsishme tė dietės, siē ėshtė faza dhe kohėzgjatja e ekspozimit tė dhėmbėve ndaj substancave ose pijeve acide.
Njė studim i publikuar nė Journal of Public Health Dentistry nė 2018, ėshtė pėrpjekur tė analizojė kėtė temė, tė vlerėsojė lidhjen ndėrmjet tipeve e kohėve tė ndryshme tė ushqimit acid dhe ėshtė hetuar veshja e dhėmbėve tek adultėt.

MATERIALE DHE METODA
Autorėt kanė marrė tė dhėna nga 3586 adultė, me moshė nga 18 vjeē e lart, qė kanė marrė pjesė nė National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES) ndėrmjet viteve 2003 dhe 2004. Tė dhėna pėr katėr lloje ushqimesh e pijesh acide (fruta, lėngje frutash, pije alkoolike dhe pijet e lehta me gaz) janė grumbulluar dhe analizuar si edhe janė analizuar kohėt e konsumimit (vaktet e plota VS vaktet e ndėrmjetme, duke u pėrcaktuar nė bazė tė pėrqindjes sė konsumimit tė energjisė totale qė harxhohet dhe kohės sė ditės). Shkalla e ashpėrsisė sė veshjes sė dhėmbit (e moderuar apo e rėndė) u vlerėsua nė bazė tė numrit tė sipėrfaqeve tė dėmtuara tė dhėmbėve.

REZULTATE
Konsumimi i pijeve tė lehta me gaz gjatė vakteve lidhet me veshjen e dhėmbit, ndėrsa konsumimi i frutave, lėngjeve tė frutave dhe pijeve alkoolike nuk lidhet me tė. Konsumimi i pijeve tė lehta me gaz gjatė vakteve, nga tė dhėnat e kėtij studimi, duket se ėshtė i vetmi faktor qė lidhet nė mėnyrė konstante me veshjen e dhėmbit, pavarėsisht nėse flitet pėr vakte tė plota apo vakte tė ndėrmjetme.

KONKLUZIONE
Rezultatet e kėtij studimi kanė treguar se konsumimi i rregullt i pijeve tė lehta me gaz gjatė vakteve lidhet me veshjen e moderuar apo tė rėndė tė dhėmbėve tek adultėt.
Kohėzgjatja e vakteve nė fakt (vakte tė plota VS vakte tė ndėrmjetme, kohė mė e shkurtė apo mė e gjatė e kontaktit acide-dhėmbė) nuk ndikon nė pamjen e veshjes sė dhėmbėve.

IMPLIKIMET KLINIKE
Tė dhėnat nga ky studim duhet tė konfirmohen mė tej me studime tė tjera tė ngjashme.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 36 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D