Mbijetesa 10 vjeēare e implanteve me vendosje tė menjėhershme te pacientėt edentulė: njė analizė me multi-nivele

Implantologji | 20 Mars 2019 |

Mbijetesa 10 vjeēare e implanteve me vendosje tė menjėhershme te pacientėt edentulė: njė analizė me multi-nivele

Nga Lara Figini


Osteointegrimi i njė implanti ka nevojė minimalisht pėr disa muaj shėrimi dhe kjo periudhė qė do tė kėrkonte mos vendosjen e menjėhershme tė dhėmbėve, pėrballohet pothuajse gjithmonė me vuajtje nga ana e pacientėve, sidomos pėr ata qė janė edentulė total, qoftė pėr arsye estetike qoftė pėr arsye funksionale.

Ja pėrse janė nėnvizuar protokollet pėr vendosjen e menjėhershme pėr tė arritur njė funksionalitet tė menjėhershėm te pacientėt edentulė. Njė nga kėto metodika All-on-4, synon ndėrmjet tė tjerash minimizimin e invazionit kirurgjikal dhe ėshtė karakterizuar nga njė rehabilitim i harkadės sė plotė me tė paktėn katėr implante.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik, tė publikuar nė Journal of Prosthodontic Research nė janar 2019, autorėt kanė vlerėsuar rezultatet klinike afatgjata dhe faktorėt e riskut pėr implantet qė vendosen menjėherė nė trajtimin e mandibulave plotėsisht edentule.

Autorėt kanė studiuar nė mėnyrė retrospektive 220 implante nė 52 pacientė qė kanė marrė implante me vendosje tė menjėhershme nė mandibula plotėsisht edentule.

Pėr analizat statistikore janė pėrdorur analiza e mbijetesės sė Kaplan-Meier, testi log-rank dhe analiza e parametrave tė mbijetesės me efekte tė pėrziera me multi-nivele.

Rezultate
Trembėdhjetė implante nė shtatė pacientė kanė dėshtuar. Norma kumulative e mbijetesės sė implanteve me vendosje tė menjėhershme nė mandibula pėr 10 vjet ka rezultuar tė jetė 93,9% nė mėnyrė tė konsiderueshme (p=0,049) mė e lartė te gratė nė krahasim me burrat.

Asnjė nga variablat parashikuese nuk ėshtė manifestuar nė mėnyrė tė konsiderueshme e lidhur me mbijetesėn e implantit, me pėrjashtim tė gjinisė.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim klinik japonez, qė nė fakt duhet tė gjejnė konfirmim nė punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se trajtimi implantar me vendosje tė menjėhershme pėr mandibulat plotėsisht edentule ofron rezultate klinike tė pranueshme afatgjata (10 vjet).

Implikime klinike
Nė rastet e edentulisė totale kur pacienti manifeston njė shqetėsim tė papėrfillshėm qoftė estetik qoftė funksional, stomatologu mund tė besojė pėr njė sukses afatgjatė tė metodikave me vendosje tė menjėhershme.

Pėr mė tepėr:
Kaneda K, Kondo Y, Masaki C, Mukaibo T, Tsuka S, Tamura A, Aonuma F, Shinmyouzu K, Iwasaki M, Ansai T, Hosokawa R. Ten-year survival of immediate-loading implants in fully edentulous mandibles in the Japanese population: a multilevel analysis. J Prosthodont Res 2019 Jan;63(1):35-9.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 39 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D