A ekziston edhe nė stomatologji njė "planet grua" me problematika specifike?

Patologji dhe Mjeksi Orale | 8 Mars 2019 |

A ekziston edhe nė stomatologji njė "planet grua" me problematika specifike?

Gjendja e femrave nė praktikėn stomatologjike, profesionale dhe klinike


Pėr t'iu pėrgjigjur pyetjes para sė gjithash ekzaminohet figura e gruas nė fushėn profesionale, stomatologet femra janė mė tė komunikueshme dhe vendosin njė empati mė tė madhe me pacientin nė krahasim me kolegėt e tyre meshkuj. Nė pėrgjithėsi gratė perceptohen nga pacientėt si mė pak tė nxituara nė punė, mė tė prirura pėr tė dėgjuar problematikat e tyre, mė humane dhe mė tė kujdesshme.

Analizimi i kujdesit tė shėndetit oral tė gruas fillon qė nga adoleshenca deri nė moshėn e rritur, duke i kushtuar rėndėsi tė veēantė gjendjeve patologjike tė gojės qė dallohen mė shpesh, ose atyre qė kanė karakteristika tė veēanta, sidomos te gratė. Gruaja i nėnshtrohet ndryshimeve hormonale gjatė gjithė jetės. Puberteti, cikli menstrual, shtatzėnia, menopauza dhe marrja e kontraceptivėve nga goja mund tė ndikojnė nė fakt edhe nė gjendjen e shėndetit oral.
Adoleshenca ėshtė njė periudhė e jetės qė karakterizohet nga ndryshime tė mėdha morfologjike, funksionale dhe psikike. Gjatė periudhės sė pubertetit, zbulohet se ndryshimet e hormoneve seksuale mund tė ndikojnė nė gjendjen inflamatore tė gingivave dhe gingivitet qė zgjasin pėr mė shumė se 6 muaj mund tė pėrcaktojnė lezionet periodontale tė lokalizuara e disa forma tė rėnda tė periodontitit si periodontiti agresiv janė tipike tė kėsaj moshe. Edhe njė ngrėnie e vakteve nė mėnyrė tė ērregullt dhe zakonet e kėqija mund tė reflektohen te gjendja patologjike e gojės.

Njė testim i kujdesshėm dhe i thelluar ėshtė pėrqendruar te problematikat e grave shtatzėna dhe qė ushqejnė foshnjat me gji, me vėmendje tė veēantė nė marrjen e vendimeve operative dhe pėrdorimit tė barnave tė cilave ju referohet klasifikimi i Food and Drug Administration (FDA) pėr nivelin e rrezikut ku barnat ndahen nė bazė tė rrezikshmėrisė pėr nėnėn dhe fetusin nė pesė kategori. Gjatė nėntė muajve tė shtatzėnisė gruaja pėson njė sėrė ndryshimesh dhe pėrshtatje sistemike qė reduktojnė aftėsinė e reaksionit ndaj stresit psikofizik. Trajtimi i njė gruaje shtatzėnė shumė shpesh gjeneron te stomatologu njė gjendje ankthi me pasojė njė mungesė informacioni tė pėrshtatshėm dhe tė faktit qė disa profesionistė i konsiderojnė trajtimet stomatologjike nė pėrgjithėsi tė rrezikshme pėr fetusin. Megjithatė nuk ka dyshime qė trajtimi stomatologjik gjatė shtatzėnisė nuk ėshtė vetėm i sigurt por edhe i nevojshėm. Vizitat dhe kurat stomatologjike tė kryera nė mėnyrėn e duhur (pėrdorimi i radiografive, heqja e gurėzave, trajtimi i periodontopative, anestezia lokale, receta e barnave sistemike) duhet tė bėjnė pjesė nė njė rrugė qė e ēon pacienten nė konceptimin e njė gjendjeje tė mirėqenies sė plotė dhe tė qetėsisė.
Pėrsa i pėrket grave tė moshuara vėmendje e veēantė i kushtohet osteoporozės (OP) dhe pasojave tė saj nė shėndetin oral. Vihet nė dukje rėndėsia primare e figurės sė stomatologut nė diagnozėn e hershme tė OP-sė, duke marrė nė konsideratė qė ekzaminimi radiografik rutinė pėr diagnozėn dhe kujdesi ndaj sėmundjeve dentare e periodontale mund tė tregojė tė dhėna tė domosdoshme pėr tė vlerėsuar statusin e tė gjithė skeletit. Kjo pėr tė nėnvizuar qė parandalimi i OP-sė ėshtė qasja mė racionale dhe moderne pėr tė mundur sėmundjen. Ndėr sindromat kronike lichen planus oral, sindroma e Sjogen dhe sindroma e gojės qė djeg (BMS) paraqesin tre patologji tė ndryshme tė cilat duhet tė vetė-menaxhohen nga femrat qė preken nga ato. Thelbėsor ėshtė momenti i informimit nga ana e profesionistit qė jo vetėm udhėzon pacienten nė nivel kliniko-terapeutik por e mbėshtet edhe nė nivel psikologjik.

Nėn kujdesin e: Anna Maria Melica, Konsulente Shkencore e Dental Cadmos

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 47 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D