Qėndrueshmėria e shėrimit periodontal tė molarit tė dytė nė anėn distale pas coronectomy tė molarit tė tretė

Parodontologji | 26 Shkurt 2019 |

Qėndrueshmėria e shėrimit periodontal tė molarit tė dytė nė anėn distale pas coronectomy tė molarit tė tretė

Nga Elisabetta Vignudelli


Coronectomy ėshtė sot njė opsion kirurgjikal i vlefshėm pėr trajtimin e molarėve tė tretė nė risk dėmtimi neurologjik.
Shumė aspekte tė kėsaj teknike janė hetuar dhe krahasuar me ekstraksionin klasik.

Njė aspekt qė mbetet ende pėr t'u analizuar ėshtė qėndrueshmėria afatmesme e ngjitjes periodontale distale nė molarin e dytė pas coronectomy tė molarit tė tretė.

Sė fundmi kemi publikuar njė studim perspektiv qė merrej me hetimin e shėrimit periodontal tė molarit tė dytė 9 muaj pas procedurės kirurgjikale.

Nė kėtė studim tė publikuar nė shkurt 2019 nė Journal of Oral and Maxillofacial Surgery - propozojmė follow-up pėr 3 vjet tė studimit tė mėparshėm pėr tė parė qėndrueshmėrinė e periodontium 36 muaj nga kirurgjia.

Materiale dhe metoda
Ky studim perspektiv ka pėrfshirė 30 pacientė tė trajtuar me coronectomy nė Repartin e kirurgjisė orale dhe maksilo-faciale nė Universitetin e Bolonjės qė paraqisnin 34 molarė tė tretė mandibularė nė risk pėr dėmtim neurologjik.

Shėrimi periodontal pėr 36 muaj nga kirurgjia ėshtė vlerėsuar nė termat e hetimit periodontal (PPD), distancės nga kreshta marginale e molarit tė dytė dhe thellėsisė sė defektit kockor (MC-BOD) dhe distancės ndėrmjet bashkimit smalt-cement tė molarit tė dytė dhe thellėsisė sė defektit kockor (CEJ-BOD).

Masat janė zbuluar nė 3 pika (DB, M, DL) tė sipėrfaqes distale tė molarit tė dytė me ndihmėn e njė maskerine kirurgjikale. Pjesa DB ėshtė pėrdorur si njėsi statistikore.

Testi i Wilcoxon dhe i Kendall janė pėrdorur pėr tė vlerėsuar ndryshimet dhe rėndėsia statistikore ėshtė fiksuar nė 0,05.

Rezultate
27 pacientė (7 meshkuj dhe 20 femra) me moshė mesatare 28±7 vjeē pėr njė total prej 30 molarėsh tė tretė nė risk dėmtimi neurologjik kanė plotėsuar follow-up prej 36 muajsh.

Nga 30 molarė tė trajtuar me coronectomy, 16 ishin dhėmbė tė retinuar dhe 14 pjesėrisht tė retinuar, 13 ishin nė retinim vertikal dhe 17 nė retinim horizontal. Pėr 36 muaj PPD ishte me 4±1,25 mm; nuk janė gjetur diferenca tė rėndėsishme pėr njė ndryshueshmėri tė tillė ndėrmjet 9 dhe 36 muaj. Distanca ndėrmjet kreshtės marginale tė molarit tė dytė dhe thellėsisė sė defektit kockor (MC-BOD) pėr 36 muaj ishte 7±2 mm ndėrsa distanca ndėrmjet bashkimit smalt-cement tė molarit tė dytė dhe thellėsisė sė defektit kockor (CEJ-BOD) ishte 0±1 mm.

Pėr tė dy variablat janė regjistruar reduktime tė konsiderueshme ndėrmjet 9 dhe 36 muajsh (P= .001 dhe P= .002, respektivisht).

Konkluzione
Pas ndėrhyrjes sė coronectomy ėshtė regjistruar njė shėrim progresiv i periodontium nė anėn distale tė molarit tė dytė, me rikthimin nė njė kuadėr fiziologjik pėr 9 dhe 36 muaj nga procedura kirurgjikale.

Studime tė mėtejshme me njė kampion mė tė gjerė janė tė nevojshme pėr tė konfirmuar kėto rezultate.

Pėr mė tepėr:
Vignudelli E, Monaco G, Gatto MRA, Costi T, Marchetti C, Corinaldesi G. Stability of Periodontal Healing Distal to the Mandibular Second Molar After Third Molar Coronectomy: A 3-Year Follow-Up Study. JOMS 2019;77(2):254-61.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 47 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D