A mund tė shmangin trajtimet periodontale humbjen e dhėmbėve? Njė studim ka hetuar mbijetesėn e dhėmbėve

Parodontologji | 5 Shkurt 2019 |

A mund tė shmangin trajtimet periodontale humbjen e dhėmbėve? Njė studim ka hetuar mbijetesėn e dhėmbėve

Nga Lara Figini


Periodontiti ėshtė njė nga sėmundjet orale mė tė pėrhapura nė tė gjithė botėn. Pasoja kryesore e periodontitit ėshtė lėvizshmėria e shtuar e dhėmbėve e ndjekur nga humbja e tyre. Prandaj, qėllimi i trajtimit periodontal ėshtė ai qė tė shmanget humbja e dhėmbėve nė njė perspektivė afatgjatė.

Por kur e shmangin trajtimet periodontale me tė vėrtetė humbjen e dhėmbėve? Studime tė ndryshme observuese mbi trajtimin periodontal sjellin norma tė ulėta ose tė moderuara tė ekstraktimit afatgjatė pas kurave periodontale (Nibali 2017; Fardal 2013).

Por ekzistojnė faktorė tė ndryshėm risku, pėr shembull mosha e avancuar, duhanpirja ose mos respektimi i programit tė vizitave tė kontrollit te dentisti, qė paraqesin njė influencė pėrcaktuese negative pėr prognozėn e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė periodontale.

Ndėrsa njė studim tjetėr, sjell tė dhėna zhgėnjyese. Nė bazė tė tė dhėnave tė siguruara nga ky studim nga Tajvani, qė ka monitoruar mbi 150.000 pacientė pas trajtimit periodontal (Chan 2016), ėshtė zbuluar se tė dhėnat e ekstraksioneve tė mėvonshme ishin rreth 25 deri nė 30% me njė periudhė observimi 1,5 vite.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė fundit, tė publikuar nė Journal of Dentistry nė janar 2019, ėshtė hetuar pėrqindja e dhėmbėve tė humbur, pra qė janė ekstraktuar, pas trajtimit periodontal.

Autorėt e kėtij studimi kanė grumbulluar tė dhėna nga databaza dixhitale e njė kompanie tė rėndėsishme kombėtare tė sigurimeve shėndetėsore gjermane.

Grupet e pranishme nė studim kanė qenė 2:
1. grupi i trajtimit, nė tė cilin janė kryer trajtime periodontale;
2. grupi i kontrollit, nė tė cilin nuk janė kryer trajtime periodontale.

Analiza e mbijetesės sė Kaplan-Meier ėshtė kryer nė njė hark kohor prej 4 vitesh. Diferencat janė testuar me testin Log-Rank. Incidenca e ekstraktimit ėshtė llogaritur pėr njė periudhė observimi prej 6 vitesh pėrpara dhe 4 vite pas trajtimit pėr tė dyja grupet.

Rezultatet
Autorėt kanė gjurmuar njė total prej 415.718 trajtimesh periodontale. Duke u bazuar nė rezultatet e "ekstraksionit", norma kumulative e mbijetesės pėr katėr vjet ka rezultuar tė jetė me 63.8% pas trajtimit periodontal.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi observues del qė rezultati i trajtimeve periodontale duhet tė konsiderohet i pranueshėm. Nė rreth dy tė tretat e pacientėve ekstraktimi mund tė shmanget plotėsisht brenda njė periudhe katėr vjeēare pas trajtimit.

Implikimet klinike
Edhe pse periodontiti ėshtė njė sėmundje kronike shumė e pėrhapur, pacientėt qė vuajnė nga ai mund tė kenė besim te kurat periodontale sepse ato tregojnė njė mundėsi tė konsiderueshme tė parandalimit tė humbjeve tė mėtejshme tė dhėmbėve.

Pėr mė tepėr:
• Nibali L, Sun C, Akcali A, Meng X, Tu YK, N. Donos N. A retrospective study on periodontal disease progression in private practice. J Clin Periodontol 2017;44:290-7.
• Fardal O, Fardal P, Persson GR.Periodontal and general health in long-term periodontal maintenance patients treated in a Norwegian private practice: A descriptive report from a compliant and partially compliant survivor population. J Periodontol 2013;84:1374-81.
• Chan CL, You HJ, Lian HJ, Huang CH. Patients receiving comprehensive periodontal treatment have better clinical outcomes than patients receiving conventional periodontal treatment. J Formos Med Assoc 2016;115:152-62.
• Raedel M, Priess HW, Bohm S, Noack B, Wagner Y, Walter MH. Tooth loss after periodontal treatment - Mining an insurance database. J Dent 2019 Jan;80:30-5.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D