Protezat e lėvizshme mbi implante: e shkuara apo e ardhmja?

Implantologji | 4 Shkurt 2019 |

Protezat e lėvizshme mbi implante: e shkuara apo e ardhmja?

Nga Ugo Torquati Gritti, Daniele Vrespa, Armando Buongiovanni, Giancarlo Riva


Estetika dhe funksioni: njė paradigmė qė udhėheq projektin e ekipit tė punės sė stomotologut nė kontekstin socio-ekonomik aktual. Rritja e popullsisė edentule ose pjesėrisht edentule ka mohuar parashikimet e reduktimit tė fortė tė protezės sė lėvizshme duke pėrputhur kėtė vlerėsim me rritjen e konsiderueshme tė teknikave implantare.

Ėshtė kaluar nga njė perspektivė, sigurisht futuriste, e rikonstruksionit tė protezave vetėm mbi njė bazė fikse, nė njė ndėrmjetėsim tė njė pėrdorimi tė mbėshtetjeve radikolare artificiale qė lidhen me nevojėn/mundėsinė ekonomike tė individėve tė rehabilituar.

Nė kėtė kuadėr ėshtė vendosur tema e relacionit: pėrdorimi i projektimeve tė njė sistemi protetik tė konsideruar arkaik, siē ėshtė proteza totale e mbėshtetjes osteo-mukozė, tė mbivendosur mbi pėrfitimet e besueshmėrisė sė procedurave implantare bashkė me njė pėrqindje tė konsiderueshme tė suksesit siē ėshtė osteointegrimi.

Implantet dhe si pasojė sistemet e retencionit qė lidhen me to nuk mund tė kenė prioritete prevalente mbi protokollet qė duhet tė kėrkojnė dimensionin vertikal/mbėshtetjen labiale/kontaktet okluzale dhe sipas projektit protetik mbėshtetjen mukozale.

Pėr kėtė e ardhmja duhet tė bashkohet me eksperiencėn e sė kaluarės.

Figura 1. Objektivi thelbėsor nė shoqėrinė aktuale qė ka tė bėjė me estetikėn e njė proteze tė lėvizshme ka pak limite nė procedurat laboratorike.

Figura 2. Protokollet e ndėrtimit funksional duhet tė respektohen: stabiliteti implantar duhet tė jetė sipas stabilitetit okluzal.

Figura 3. Rekuperimi i njė gjendjeje implantare tė mėparshme dhe pa logjikė projektimi nuk duhet tė ndahet nga njė analizė antagonisti, nė kėtė rast me dhėmbė. Retencioni i tepėrt nuk ėshtė garanci e funksionit mastikator.

Figura 4. Harmonizimi dhe solidarizimi implantar me hapėsirat okluzale dhe sistemet e retencionit mund tė krijojė problematika estetike dhe funksionale.

Figura 5. Njė strukturė mandibulare atrofike shihet nė mbėshtetjen radikolare artificiale si njė zgjidhje e sigurt e stabilitetit mastikator.

Figura 6. Dy ose tre inserime implantare nė zonėn intraforaminale lejojnė qė tė vlerėsohen sistemet e retencionit autonomė ose me shufėr.

Figura 7. Ėshtė perceptuar sesi struktura kockore/muskulare duhet tė krijojė vėshtirėsi nė ndėrtimin e njė proteze klasike nė mbėshtetje osteo-mukozale.

Figura 8. Kėrkesa bazė ėshtė qė tė merret nė konsideratė dekursi i rilevimit tė gjurmėve identik si pėr procedurėn e njė individi edentul, pavarėsisht pranisė sė fixture.

Figura 9. Silanti periferik do tė ndalojė infiltrimin e ushqimit nė rastin e protezės qė mbahet ose mbėshtetet tek implantet.

Figura 10. Vihet re sesi gjurma pėrfundimtare e marrė integron pozicionet implantare duke u nisur nga interferenca e tyre e mundshme nė fazat e operativitetit klinik.

Figura 11. Historia zviceriane e regjistrimit okluzal rezulton edhe sot dominuese nė metodikėn tonė, duke konfirmuar prioritetet e protokollit operativ.

Figura 12. Prioriteti nė harkun gotik nė lidhje me regjistrimin manual, me rimontimin pėrfundimtar tė testuar nga pacienti pėr pėrkufizimin e kontakteve qendrore dhe laterale.

Figura 13. Montimi i modeleve master mund tė evidentojė njė hapėsirė tė rėndėsishme operative, pa kufizime pėr sistemet pasuese tė retencionit, cilado qofshin ato.

Figura 14. Duke konfirmuar atė qė u tha, monitorimi nuk duhet tė kushtėzohet nga problematikat implantare. Hapėsira pėr gjuhėn, plani okluzal, mbėshtetja labiale, fonetika dhe tė tjerat mbeten objektivat primare.

Figura 15. Projekti i shufrės duhet tė marrė nė konsideratė dispozicionin e elementeve artificialė duke bashkuar soliditetin dhe pengesėn minimale.

Figura 16. Njė e dhėnė tjetėr e rėndėsishme ėshtė aksi i inserimit: duhet tė jetė sa mė pingul tė jetė e mundur me planin okluzal, pėr tė reduktuar nė minimum efektin e daljes nė lėvizjet reale.

Figura 17. Kombinimi i retencionit tė komponentėve zėvendėsues nė vertikalitetin e mureve tė frezuara tė shufrės rrit veēanėrisht stabilitetin e trupit protetik tė ardhshėm.

Figura 18. Teknikat aktuale CAD/CAM lejojnė reduktimin e problematikės sė komponentit tekniko-manual nė procedurat tradicionale tė fuzionit nė dyllin e humbur.

Figura 19. Qendėrzimi i sistemeve tė retencionit nė trupin protetik, pa dėmtuar silantin periferik, estetikėn dhe funksionin: shumė i rėndėsishėm.

Figura 20. Duhet tė punohet mbi pikat kritike tė pozicionit implantar qė janė tė pranishme pėr t'u shmangur me njė dizenjo me shufėr tė pėrshtatshme nė dimensionin vertikal dhe nė okluzion.

Figura 21. Mungesa e aspekteve si kontakti me faqen nė protezėn definitive do tė sjellė akumulimin e ushqimeve nė kėto zona me shqetėsime tė dukshme mė tej pėr pacientin.

Figura 22. Pėrfundimi i trupit protetik mund tė influencohet nga aftėsitė e njė profesionisti tė vetėm. Natyra mund tė jetė vetėm njė udhėzim i vlefshėm nė arritjen e njė objektivi tė "kozmetikės protetike".

Figura 23. Mbėshtetja labiale dhe ekspozimi i dhėmbėve. Dialogu me pacientin duhet tė jetė sipas udhėzimeve pėr tė bashkuar suksesin klinik/teknik me njė rezultat tė kėnaqshėm pėr tė.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 66 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D