Psoriaza dhe shėndeti oral: risku ėshtė periodontiti

Parodontologji | 1 Shkurt 2019 |

Psoriaza dhe shėndeti oral: risku ėshtė periodontiti

Nga Davis Cussotto


Psoriaza ėshtė njė sėmundje kronike autoimune e lėkurės qė manifestohet me kruarje, skuqje tė lėkurės, prani tė njollave skuamoze pėrgjithėsisht nė bėrryla dhe nė lėkurėn e kokės por mund tė prekė pjesė tė ndryshme tė trupit.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nga njė studim prospektiv tė kryer nga Sirka Woeste, kėrkuese nė Kiel University Clinic of Conservative Dentistry and Periodontology (Gjermani) dhe sė fundmi tė publikuar nė Journal of Investigative Dermatology, del se individėt e prekur nga psoriaza kanė njė risk tė lartė pėr t'u prekur edhe nga sėmundja periodontale.

Kėrkimi ka pėrfshirė dy kohorte me pacientė. Kohorti i parė pėrbėhej nga 100 individė tė prekur nga psoriaza dhe kohorti i dytė nga 101 pacientė pa psoriazė. Shėndeti oral i vullnetarėve ėshtė vlerėsuar me CPI (Community Periodontal Index [gjakosja, tartari, sondimi]) dhe DMF (decay, missing, filled teeth).

Pacientėt pėrveē tė tjerash kanė plotėsuar njė pyetėsor pėr tė shėnuar moshėn, statusin si duhanpirės, nivelin e instruksionit dhe zakonet e higjienės. Autorėt kanė zbuluar kėshtu kuadron e plotė tė gjendjes orale tė tė dy grupeve; nė literaturė nuk ekzistonin nė fakt tė dhėna koherente dhe gjithėpėrfshirėse mbi shėndetin oral tė individėve tė prekur nga psoriaza.

Dy analizat statistikore tė kryera janė:
1. Lidhja e pacientėve me moshėn, zakonet e higjienės, indekset e masės trupore dhe nivelet e instruksionit tė ngjashėm qė i pėrkisnin kohorteve tė ndryshme qė kanė identifikuar 53 ēifte pacientėsh;
2. Analiza e regresionit logjistik qė duke u nisur nga njė kohort unik me 201 pacientė mund tė identifikojė nėse psoriaza mund tė jetė njė faktor risku pavarėsisht nga sėmundja periodontale.

Rezultate
Sipas analizave tė lidhjeve, pacientėt me psioriazė kanė njė situatė periodontale nė mėnyrė tė konsiderueshme tė pėrkeqėsuar nė krahasim me ata pa psoriazė. Indekset e gjakosjes dhe CPI paraqisnin vlera mė tė kėqija. Analiza e regresionit logjistik ka konfirmuar qė psoriaza ėshtė njė faktor risku pėr sėmundjen periodontale. Gjakosja, thellėsia e sondimit periodontal dhe pikėt e tjera tė CPI rezultojnė mė tė larta.

Konkluzione
Menaxhimi i psoriazės, pėrfundojnė autorėt, duhet tė pėrfshijė kontrolle tė rregullta mbi gjendjen e dhėmbėve dhe atė periodontale e duhet tė kėrkohet trajtimit pėrkatės. Dy patologjitė nė fakt kanė tė pėrbashkėt faktorin e riskut, patogjenezėn inflamatore dhe faktorėt gjenetikė qė duhet tė hetohen me studime tė mėtejshme.

Pėr mė tepėr:
Woeste S, Graetz C, Gerdes S, Mrowietz U. Oral health in patients with psoriasis - a prospective study. Journal of Investigative Dermatology. In Press.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 46 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D