Integrali i kurbės torque-depth tė vendosjes si njė masė pėr stabilitetin primar tė implantit: Njė studim in vitro nė blloqe poliuretani

Implantologji | 28 Janar 2019 |

Integrali i kurbės torque-depth tė vendosjes si njė masė pėr stabilitetin primar tė implantit: Njė studim in vitro nė blloqe poliuretani

Danilo Di Stefano


Matja e stabilitetit primar qė paraqet njė implant nė momentin e futjes sė tij ėshtė parametėr thelbėsor pėr kirurgun oral, nė veēanti nė procedurat e vėnies sė menjėhershme. Nė fakt, vlerave shumė tė ulėta tė stabilitetit primar i korrespondon mundėsia qė implanti tė jetė objekt i mikro-lėvizjeve mė tė mėdha se 100-150 mikron.

Nė kėtė rast, do tė kemi njė dėshtim pėr shkak tė osteointegrimit tė munguar. Edhe kur implanti ėshtė i qėndrueshėm, matja e kujdesshme e stabilitetit primar lejon qė tė pėrcaktohet nėse rehabilitimi mund tė kryhet sipas njė protokolli tė vėnies sė menjėhershme apo sipas njė protokolli klasik.

Sot ėshtė vėnė re qė masa perceptuese dhe subjektive e stabilitetit nė momentin e vendosjes nuk ėshtė e besueshme; prandaj, dy madhėsitė nė mjedisin klinik pėr tė matur stabilitetin janė torque i futjes (insertion torque, IT) dhe koeficienti i stabilitetit implantar (implant stability quotent) tė matur nėpėrmjet analizės sė frekuencės sė rezonancės (resonance frequency analysis, RFA).

Dy madhėsitė janė njė matje e fenomeneve fizike tė ndryshme: e para, paraqet torque maksimal qė duhej aplikuar pėr tė futur implantin, pra fėrkimi maksimal qė ėshtė zhvilluar ndėrmjet kockės dhe implantit; e dyta, paraqet aftėsinė e implantit pėr t'u lėkundur anash, pra ėshtė njė matje sesa ėshtė stabilizuar anash nga indi nė tė cilin ėshtė futur. Dy madhėsitė janė njė shprehje e ndėrveprimeve tė ndryshme fizike ndėrmjet kockės dhe implantit. Pėrveē kėsaj, tė dyja matin stabilitetin e implantit nė pozicionim dhe nuk japin ndonjė informacion nė lidhje me ndėrveprimin e implantit me indin kockor gjatė futjes sė tij.

Sė fundmi, vėmendja e kėrkuesve tė sektorit ėshtė pėrqendruar nė studimin e parametrave dinamikė, vlera e tė cilėve varet nga tė gjitha ndėrveprimet qė implanti ka pasur me indin gjatė futjes sė tij; ndėrmjet kėtyre parametrave, integrali i kurbės torque-depth ėshtė me interes tė veēantė sepse mat sasinė e energjisė qė ka qenė e nevojshme pėr tė arritur pozicionimin e implantit.

Studimi i pėrmbledhur nė kėtė artikull kishte si qėllim verifikimin se kur integrali ofron matje tė stabilitetit primar si edhe mė tė rėndėsishme sepse nuk pėrballen me parametra tė tjerė; prandaj autorėt kanė pozicionuar njė numėr implantesh cilindrikė nė blloqe poliuretani tė gjera, duke matur stabilitetin primar nėpėrmjet integralit, torque tė futjes, ISQ-sė dhe duke qenė njė studim in vitro edhe pėrmes reverse torque (RT).

Blloqet e poliuretanit paraqesin njė sistem eksperimental, tė vlefshėm nė nivel ndėrkombėtar pėr kėtė lloj eksperimenti, qė stimulon disa veti makroskopike tė indit kockor, si pėr shembull rezistencėn ndaj shtypjes. Janė produkte me densitet tė ndryshėm qė stimulojnė densitete tė ndryshme kockore qė mund tė ndeshen nė mjedisin klinik: ky fakt ėshtė shfrytėzuar nga autorėt e artikullit pėr tė studiuar parametrat e ndryshme tė stabilitetit primar nė tė gjithė intervalin e densiteteve fiziologjike, duke pėrdorur blloqe me densitet tė ndryshėm.

Pasi matet stabiliteti primar i implanteve duke pėrdorur integralin e kurbės torque-depth dhe parametrat e tjerė nė blloqe me densitet tė ndryshėm, autorėt kanė studiuar qoftė sesa lidhet integrali me masat e tjera tė stabilitetit, qoftė sesi integrali dhe parametrat e tjerė variojnė nė funksion tė densitetit. Tipi i parė i analizės ka lejuar qė tė tregohet se integrali lidhet nė mėnyrė tė rėndėsishme me tė gjitha madhėsitė e tjera tė matjes sė stabilitetit primar: kjo ka lejuar qė tė tregohet se integrali ėshtė njė masė e besueshme e stabilitetit primar implantar; rezultati i dytė, mė i rėndėsishėm ka qenė qė integrali ėshtė mė i ndjeshėm se tė gjithė parametrat e tjerė tė variacioneve tė densitetit. Ky rezultat i fundit ka lejuar qė tė pėrgjigjemi nė mėnyrė afirmative pėr njėrėn nga pyetjet kryesore tė studimit: integrali, nė cilėn madhėsi dinamike tė matjes sė stabilitetit primar, ofron informacione mė tė sakta nė lidhje me ato tė parametrave tė pėrdorur zakonisht nė praktikėn klinike.

Pėrveē tė tjerash autorėt kanė demonstruar qė nė intervalin e densitetit fiziologjik tė indit kockor integrali ndryshon nė mėnyrė lineare, duke pėrbėrė kurbėn e parė tė lidhjes integral-densitet (tė vlefshme pėr sistemin e veēantė tė modelit tė pėrdorur), me apo pa irrigim. Studimi merr njė rėndėsi tė veēantė sepse tregon qė kirurgu oral sot ka nė dispozicionin e tij njė parametėr tė ri, mė tė ndjeshėm qė karakterizon me saktėsi mė tė madhe, nė barazi me densitetin kockor nė pjesėn e implantit, sjelljen e sistemeve tė ndryshme implantare nė funksion tė protokollit tė pėrgatitjes sė zgjedhur mė parė.

Kėrkimet e ardhshme do t'i adresohen studimit sepse prania e njė shtrese kockore kortikale, qė mungon nė blloqet e pėrdorur nė punimin nė fjalė, ka influencuar mbi integralin, pra mbi shkėmbimin e energjisė dinamike qė bėhet ndėrmjet kockės dhe implantit pra edhe sesa ai kontribuon nė mėnyrė dinamike nė stabilizimin e vetė implantit.

Autorėt, e pyetur mbi zhvillimet e mundshme tė sė ardhmes nė kėtė fushė kėrkimi kanė indikuar ndėrmjet objektivave tė tyre atė tė kuptimit nėse ėshtė e mundur qė sot tė ndėrtohet njė marrėdhėnie racionale (duke marrė parasysh njė mikro dhe makro morfologji implantare) ndėrmjet densitetit kockor, anatomisė kockore (trashėsisė sė kortikales), protokollit tė pėrgatitjes nė pjesėn e implantit dhe stabilitetit primar dinamik tė arritshėm, qė matet nga integrali.

Njė linjė e fundit e kėrkimit pėrbėhet nė studimin e marrėdhėnies ndėrmjet densitetit, integralit dhe parametrave tė tjerė tė stabilitetit primar nė blloqet kockore me origjinė equine me kolagjen tė ruajtur: ngjashmėria ndėrmjet kėtyre me kockėn humane nė nivel strukturor (prania e kockave trabekolare, pėrgjigjja e ngjashme me deformimet elastike) mund tė lejojė qė tė zbulohen veti tė mėtejshme tė integralit tė kurbės torque-depth, njė parametėr ky premtues i matjes sė stabilitetit primar implantar. Nė sintezė, mund tė themi qė sot kirurgu ka nė dispozicion njė vlerė (integrali) tė marrė nė mėnyrė intra-operative nga njė fisiodispenser, nė gjendje pėr tė objektivizuar shkėmbimin e energjisė qė krijohet ndėrmjet kockės dhe implantit si edhe tė stabilitetit tė arritur. Ky i fundit do tė lejojė zgjedhjen mė tė pėrshtatshme tė protokollit nė pėrdorim.

Pėr mė tepėr:
Di Stefano D, Arosio P, Gastaldi G, Gherlone E. The insertion torque-depth curve integral as a measure of implant primary stability: An in vitro study on polyurethane foam blocks. J Prosthet Dent 2018;120(5):706-14.

Figura 1

Figura 2

Figura 3

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 43 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D