Osteoporoza mund tė kushtėzojė suksesin implantar?

Implantologji | 17 Janar 2019 |

Osteoporoza mund tė kushtėzojė suksesin implantar?

Tė dhėnat e njė studimi me follow-up pas 5 vitesh

Nga Lara Figini


Ėshtė vlerėsuar se 1 grua nė 2 dhe 1 burrė nė 5 nė moshė mbi 50 vjeē mund tė zhvillojnė njė frakturė pėr shkak tė osteoporozės. Osteoporoza ėshtė pėrcaktuar si njė sėmundje skeletike, e karakterizuar nga njė densitet i ulėt i indeve kockore.

Konsistenca dhe densiteti kockor rezultojnė nga njė ekuilibėr shumė i rregullt ndėrmjet riabsorbimit kockor dhe formimit tė kockės sė re, tė pėrcaktuar nga degradimi i matricės kockore, si pasojė e osteoklasteve dhe nga rikonstruktimi i tyre nga veprimi i osteoblasteve. Njė ndryshim nė kėtė ekuilibėr sjell njė pėrkeqėsim tė mikroarkitekturės sė kockės trabekulare, duke rritur brishtėsinė kockore dhe porozitetin e kockės kortikale.

Osteoporoza sistemike mund tė influencojė edhe sasinė dhe cilėsinė e kockės nė zonėn maksilo-faciale, veēanėrisht nė regjionet edentule.

Nė bazė tė studimeve laboratorike preklinike te kafshėt, ėshtė supozuar se pacientėt me oseoporozė/osteopeni mund tė jenė mė nė risk pėr tė zhvilluar njė osteointegrim tė pamjaftueshėm dhe njė reduktim tė mbijetesės sė implantologjisė pėr njė kohė tė gjatė.

Megjithatė, tė dhėnat e disponueshme aktualisht nė literaturė mbeten tė papėrfunduara; pėrveē kėsaj pjesa mė e madhe e tyre janė afatshkurtėr dhe nuk janė nė gjendje tė tregojnė njė lidhje efektive ndėrmjet osteoporozės dhe dėshtimit implantar.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik multicentrik, tė publikuar nė Journal of Dental Research nė janar 2019, ėshtė kėrkuar qė tė jepen informacione afatgjata pėr shėrbimet klinike tė implanteve te pacientėt e prekur nga osteoporoza primare sistemike e diagnostikuar/osteopenia. Nė kėtė studim janė marrė nė konsideratė gra nė post-menopauzė qė kishin nevojė pėr implante.

Te kėto individė janė kryer matje tė densitetit mineral kockor nė pjesėn e legenit dhe nė shtyllėn kurrizore, duke pėrdorur dy skanime tė absorptiometry me rreze X.

Nė bazė tė pikėve T, janė ndarė nė 2 grupe:
• grupi O (grupi me osteoporozė) me njė T-score ≤ -2;
• grupi C (grupi i kontrollit) me njė T-score ≥ -1.

Implantet janė pozicionuar nė dy faza dhe janė vendosur nė 4 - 8 javė pas ndėrhyrjes pėr inserimin e implantit. Gjashtė muaj pas vendosjes dhe nė vijim ēdo vit janė vlerėsuar parametrat klinikė dhe radiografikė. Nė total, janė lidhur nė 48 pacientė (mosha mesatare: 67 vjeē) 148 implante: 63 janė inseruar nė 20 pacientė (grupi O) dhe 85 nė 28 pacientėt (grupi C). Pas 5 vjetėsh janė vlerėsuar 117 implante (38 nė grupin O dhe 79 nė grupin C) nė 37 pacientė.

Rezultate
Norma e mbijetesės kumulative rezulton 96,5%. Ndryshimet marginale kompleksive kockore, pas 5 vjetėsh kanė rezultuar -0,09±0,78 mm (grupi O: -0,15±0,50 mm; grupi C: -0,06±0,89 mm) nė nivelin e implantit dhe -0,09±0,54 (grupi O: -0,18±0,43 mm; grupi C: 0,06±0,58 mm) nė nivel tė pėrgjithshėm tė kockės orale te pacientet (p>0,05).

Konkluzione
Nga tė dhėnat qė dalin nga ky studim, por qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera klinike analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se terapia implantare orale te pacientėt osteoporotikė ėshtė njė opsion i besueshėm terapeutik me norma tė osteointegrimit, mbijetesės sė implantit dhe ndryshimeve marginale nė nivel kockor pas 5 vitesh nė ngarkesėn funksionale, tė krahasueshme me ato qė janė marrė te pacientėt e shėndetshėm.

Implikime klinike
Pėrballė pacienteve tė prekura nga osteoporoza nė post-menopauzė stomatologu mund tė kryejė qetėsisht rehabilitimet implantare duke besuar nė sukseset klinike nė distancė 5 vjeēare tė krahasueshme me ato tė pacienteve tė shėndetshme.

Pėr mė tepėr:
Temmerman A, Rasmusson L, Kübler A, Thor A, Merheb J, Quirynen M. A prospective, controlled, multicenter study to evaluate the clinical outcome of implant treatment in women with osteoporosis/osteopenia: 5-year results. J Dent Res 2019;98(1):84-90.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 41 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D