Estetika e buzėqeshjes: trajtimi perilabial nėpėrmjet laserit Erbium YAG

Konservativė | 15 Janar 2019 |

Estetika e buzėqeshjes: trajtimi perilabial nėpėrmjet laserit Erbium YAG

Arsyetimi i pėrdorimit


Hyrje
Stomatologjia estetike bazohet nė rregulla teknike qė i referohen normave shkencore dhe pėrkufizimeve artistike qė nėse konsiderohen nė kompleksitetin e tyre mundėsojnė pėrftimin e njė buzėqeshje tė kėndshme. Planifikimi i trajtimit estetik nuk mund tė ndahet nga njė qasje globale pėr kurimin e pacientit. Arritja e suksesit kėrkon njė kuptim tė marrėdhėnieve ekzistuese midis tė gjitha strukturave tė mbėshtetjes, pėrfshirė muskujt, kockat, artikulacionet, indet muko-gingivale dhe lėkurėn. Dy objektiva thelbėsore duhet tė ndiqen dhe tė studiohen nė krijimin e njė buzėqeshje: dhėmbė me proporcione teke tė kėnaqshme dhe raporte korrekte tė proporcioneve midis tyre dhe nė harmoni me indet muko-gingivale; rregullimi i dhėmbėve dhe i harkadave dentare nė raport korrekt me buzėt dhe njėsitė e tjera estetiko-anatomike tė fytyrės.
Buzėqeshja ėshtė pėrcaktuar si njė ndryshim nė vetė shprehinė faciale duke zgjeruar buzėt, shpesh pėr tė treguar kėnaqėsi. Ėshtė rezultati i njė rrjedhe komplekse neurologjike qė pėrfshin korteksin cerebral (jo motor, premotor dhe motor), nervin e shtatė tė kafkės (facial) dhe impulset e feedback-ut tė degėve sensoriale qė vijnė nga Nervi V i kafkės (trigeminal), vijnė nė korteksin premotor dhe motor qė nga ana e tij do tė pėrcaktojė kontraktimin e muskujve facial (fig. 1).
Ndėrsa fytyra plaket, strukturat dhėmb-skeletore tė mbėshtetjes ndryshojnė dhe cilėsia e lėkurės pėrkeqėsohet. Tė ngresh nė mėnyrė kirurgjikale lėkurėn dhe indin subkutan, tė riorganizosh shpėrndarjen e depozitave tė dhjamit facial dhe tė paralizosh muskujt facial me toksinėn botulinum, janė metoda efikase pėr t'u pėrballur me ndryshimet themelore strukturore qė lidhen me plakjen por nuk kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me degjenerimin e cilėsisė sė lėkurės. Njė metodė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e lėkurės ėshtė resurfacing, duke hequr shtresat e jashtme nė nivelin e dermis papillare. Resurfacing mund tė pėrdoret si ndihmė pėr kirurgjinė faciale ose ta zėvendėsojė kur ajo e radhės ėshtė e papėrshtatshme ose e padėshiruar nga pacienti. Heqja e shtresave tė jashtme tė lėkurės nė nivelin e dermis papillare nxit epitelializimin dhe formimin e ri tė kolagjenit qė mund tė krijojė njė aspekt mė tė butė dhe rinor.
Laseri erbium me jone-alumini-granat (Er:YAG) ėshtė futur si instrument pėr resekcionet kockore nė Shtetet e Bashkuara nė 1996. Pėrthithja nė lėkurė e energjisė laser Er:YAG nga ana e ujit ėshtė 10 herė mė efikase se ajo e laserit me anhidrid karboni, duke lejuar njė ekscision mė tė madh tė indit sipėrfaqėsor me dėmtim mė tė vogėl tė indit peri-operator dhe tė thellė.

DISKUTIM
Energjia e laserit qė pulson provokon njė avullim tė kontrolluar tė lėkurės sipas principeve tė fototermolizės selektive. Indi i synuar pėrmban njė kromofor me njė pik pėrthithje qė pėrthith nė mėnyrė selektive gjatėsinė e valės specifike tė impulsit laser, ndėrsa indi qė rrethon kromoforin pėrthith energjinė nė masė shumė mė tė vogėl. Nė rastin e lazerit Er:YAG, ndėrveprimi sjell njė reagim fotomekanik. Pėrthithja e energjisė provokon njė pėrjashtim tė menjėhershėm tė indit tė tharė nga pozicioni i tij me njė shpejtėsi shumė tė lartė, duke krijuar njė tingull karakteristik "kėrcitės". Kjo pėrkthehet nė shpėrndarjen e energjisė termike pa shkaktuar dėme tė indeve rrethuese. Menjėherė pasi indi i synuar arrin temperaturėn e tij tė pikut, fillon qė tė ftohet. Laseri Er:YAG ka njė gjatėsi vale prej 2940 nm; veprimi i tij me impulse tė shkurtra (250 mikrosekonda) penetron deri nė njė thellėsi prej 10-15μ dhe kalime tė ndryshme tė dritės shkaktojnė njė nekrozė termike tė indeve fqinje me njė thellėsi prej 20-50 μm.
Kontraktimi i kolagjenit ėshtė prej 1-2% gjatė trajtimit me laserin erbium dhe mund tė arrijė nė 14% nė njė periudhė afatgjatė. Asnjė formė e karbonizimit nuk verifikohet nė indet e trajtuara. Enėt e lėkurės tė trajtuara me laser zgjerohen dhe shkaktojnė transudimin e lėngjeve qė pėrcaktojnė njė rritje tė pėrmbajtjes sė ujit (kromofor) nė zonėn e interesuar, duke lejuar njė ablacion koherent me ēdo pasazh tė mėtejshėm.
Ngjarjet klinike tė trajtimit laser varen nga kapaciteti i lėkurės pėr t'u rigjeneruar. Pas lasing, qelizat epidermike tė avulluara, atipike dhe tė ēorganizuara zėvendėsohen me keratinocite normale tė mirė organizuara. Kolagjeni dhe elastina e parregullt dhe e ēorganizuar e dermis papillare superiore zėvendėsohen me kolagjen dhe elastinė normale, tė ringjeshura dhe riorganizuara nė konfigurime paralele. Efekti ablativ i laserit erbium do tė prodhojė kėshtu njė aspekt mė rinor dhe njė strukturė mė tė mirė tė lėkurės periorale. Pacientėt me fototipe kutane mė tė favorshme (I dhe II) dėshmojnė nė pėrgjithėsi njė pėrmirėsim prej 50% tė rrudhave dhe tė lezioneve kutane (fig. 2, 3). Rimodelimi i kolagjenit dhe pėrmirėsimi i mėtejshėm klinik shpesh vazhdojnė deri nė 12 muaj pas resurfacing me Er:YAG.


Kundėrindikime
Kundėrindikimet absolute pėr resurfacing tė lėkurės me laser Er:YAG pėrfshijnė infeksionet bakteriale ose virale aktive, kushte inflamatore nė zonėn qė duhet trajtuar, pritshmėri jo reale tė pacientit dhe hezitimi i tij apo paaftėsia pėr t'u kujdesur pėr zonėn e trajtuar. Edhe pėrdorimi i izotretinoinės, nė 12-24 muajt e fundit duke pėrcaktuar reduktimin e aktivitetit tė keratinociteve dhjamore ėshtė njė kundėrindikim pėr riepitelizimin korrekt. Kundėrindikimet relative pėrfshijnė gjithashtu: ekspozimin ndaj dritės ultravjollcė, tė tepėrt ose tė zakonshėm, sėmundjen kolagjen-vaskulare, ērregullimet imunitare, radioterapinė e mėparshme ose djegie me humbje tė anekseve tė lėkurės, fibrozėn e gjerė nga procedura tė mėparshme kozmetike dhe njė tendencė pėr tė formuar shenja hipertropike ose keloide. Sė fundmi janė kundėrindikime qė lidhen dhe me sėmundje keratinizuese si psoriasis, lichen planus apo pyoderma gangrenore.

KONKLUZIONE
Numri i shumtė i trajtimeve pėr kurimin e lėkurės sė fytyrės, tė buzėve dhe promocioni i tyre entuziast nė mediat popullore ėshtė shprehia aktuale e njė dėshire antike pėr tė arritur bukurinė dhe pėr tė rifituar njė aspekt rinor.
Pėrtėritja e fytyrės, rinimi i saj ėshtė praktikuar pėr mijėra vjet siē mund tė shihet nė dokumentet e mijėvjeēarėve tė fundit qė kanė pėrshkruar aplikimin lokal tė substancave si qumėshti i thartuar, ekstrakte vegjetale dhe paketave me baltė.
Buzėqeshja ėshtė pėrshkruar si njė pikturė korniza e sė cilės ėshtė pėrfaqėsuar nga buzėt.
Nė brendėsi tė kėsaj pikture janė dhėmbėt dhe indet gingivale mbėshtetėse (fig. 4).
Prandaj stomatologjia moderne estetike nuk mundet tė mos e marrė nė konsideratė nga njė vlerėsim i kujdesshėm dhe me shumė mundėsi nga njė korrigjim i zonės periorale dhe i indeve kutane tė lidhura.


Pėrktheu: Erjola Taga




Fig. 1 Shprehja e raporteve korrekte midis strukturave periorale dhe indeve dento-skeletore
Fig. 2 Para dhe pas trajtimit të lëkurës periorale me laser me Er:YAG Short Pulse Mode (350 mikrosekonda) 0,8 mm spot
Fig. 3 Para dhe pas trajtimit të lëkurës periorale me laser me Er:YAG Short Pulse Mode (350 mikrosekonda) 0,8 mm spot
Fig. 4 Estetika e buzëqeshjes

Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 51 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D