Inlay, onlay dhe kurorat. Normat e mbijetesės dhe shkaqet e dėshtimit pėr 5 vjet

Konservativė | 18 Dhjetor 2018 |

Inlay, onlay dhe kurorat. Normat e mbijetesės dhe shkaqet e dėshtimit pėr 5 vjet

Nga Lara Figini


Duke qenė se pritshmėritė e jetės janė gjithnjė e mė tė mėdha nė nivel global, popullsia adulte nė vendet e zhvilluara priret qė tė kurohet dhe tė ruajė dhėmbėt e veta natyrale sa mė gjatė tė jetė e mundur, duke evituar procedurat ekstraktive dhe duke preferuar ato konservative/rehabilituese.

Ekzistojnė dy lloje restaurimi qė zakonisht mund tė pėrdoren pėr kthimin e njė dhėmbi tė vetėm:
• restaurimi direkt;
• restaurimi indirekt (inlay, onlay, kurora tė plota).

Ēdo lloj restaurimi ka indikacionet dhe kundėrindikacionet e veta, ashtu si edhe avantazhet dhe disavantazhet. Restaurimet me mbulim tė plotė janė pėrdorur gjerėsisht nė praktikėn klinike tė pėrditshme, veēanėrisht kur struktura e dhėmbėve ka pėsuar njė humbje mė tė madhe se 50%.

Tė gjitha restaurimet nė qeramikė janė bėrė shumė popullore falė tejdukshmėrisė sė tyre dhe vetive tė larta estetike dhe tashmė shpesh zgjidhen si materiale tė zgjedhjes sė parė.

Por cila ėshtė prognoza e llojeve tė ndryshme tė restaurimeve tė lartpėrmendura dhe cilat janė komplikimet mė tė shpeshta qė ēojnė nė dėshtim?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė revizion sistematik tė publikuar nė Journal of Oral Rehabilitation nė nėntor 2018 ėshtė kėrkuar qė tė identifikohet nėse lloje tė ndryshme tė restaurimit indirekt tė kryer zakonisht pėr tė rehabilituar funksionalisht dhėmbėt e veēantė kishin komplikacione tė ndryshme biologjike dhe teknike, ashtu si edhe norma tė ndryshme mbijetese.

Autorėt kanė kryer njė kėrkim elektronik tė tė gjithė studimeve tė publikuara mbi argumentin ndėrmjet viteve 1980 dhe 2017 nėpėrmjet Medline tė kryer nga 2 revizorė tė pavarur. Njė kėrkim i fundit elektronik ėshtė kryer me databazėn Scopus dhe Embase pėrveē njė kėrkimi manual pėr tė njėjtat periudha kohore. Janė krahasuar inlay, onlay dhe kurorat e plota.

Rezultate
Nga 2849 studime tė identifikuara, vetėm 9 janė pėrfshirė nė revizionin pėrfundimtar. Pėr fat tė keq pėr shkak tė heterogjenitetit tė studimeve nuk ka qenė e mundur qė tė kryhet as njė meta-analizė as ndonjė krahasim i rėndėsishėm ndėrmjet llojit tė restaurimit ose materialeve.

Norma mesatare e mbijetesės pėr 5 vjet e inlay ka rezultuar tė jetė 90,89% ndėrsa pėr onlay dhe kurorat 93,50% dhe 95,38%, respektivisht. Analiza statistikore ka treguar qė kariesi ėshtė komplikacioni biologjik pėr tė gjitha llojet e restaurimeve, tė ndjekura nga fraktura e rrėnjės dhe/ose e dhėmbit (11,34%) dhe nga motivet endodontike.

Frakturat e qeramikės paraqesin komplikacionin teknik mė tė zakonshėm, tė ndjekur nga humbja e ritencionit dhe nga krisja e porcelanit.

Konkluzione
Tė dhėnat e nxjerra nga ky revizion duhet tė konfirmohen me revizione tė tjera analoge dhe janė tė nevojshme studime tė tjera cilėsore mbi kėtė argument sepse nga ky punim del se cilėsia kompleksive e 9 studimeve tė pėrfshira pėr fat tė keq ėshtė e ulėt.

Pėr mė tepėr:
Vagropoulou GI, Klifopoulou GL, Vlahou SG, Hirayama H, Michalakis K. Complications and survival rates of inlays and onlays vs complete coverage restorations: A systematic review and analysis of studies. J Oral Rehabil 2018 Nov;45(11):903-20.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 44 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D