Teste tė shpejta orale pėr diagnozėn e HIV

Higjiena dhe Parandalimi | 5 Dhjetor 2018 |

Teste tė shpejta orale pėr diagnozėn e HIV

Rėndėsia e rolit tė klinikave dentare

Nga Lara Figini


Pėr shkak tė progreseve tė rėndėsishme nė trajtimin dhe kurimin e HIV, personat sieropozitivė aktualisht kanė mundėsinė qė tė jetojnė mė gjatė dhe tė kryejnė njė jetė praktikisht normale. Ja pėrse sot mė shumė se kurrė diagnostikimi i hershėm rezulton thelbėsor, sepse sa mė parė qė tė fillojė terapinė antiretrovirale (ART) pacienti aq mė shumė mundėsi ka qė tė arrijė supresionin viral. Pėrveē kėsaj, individėt nė terapi antiretrovirale kanė mė pak mundėsi tė transmetojnė HIV te tė tjerėt.

Vlerėsohet se 30% e infeksioneve tė reja nga HIV mund t'i atribuohen individėve tė padiagnostikuar qė transmetojnė sėmundjen te partnerėt e tyre. Kryerja e testeve tė shpejta pėr HIV nė kontekste jotradicionale, siē mund tė jetė klinika dentare, mund tė pėrforcojė pėrpjekjet pėr tė zgjeruar skrinimin e HIV pėr komunitetin nė risk infeksioni duke i bėrė testet mė tė aksesueshme dhe mė tė pranueshme nga ana e popullsisė.

Disa studiues mbėshtesin qė fusha stomatologjike ėshtė njė pjesė e rėndėsishme por e nėnvlerėsuar pėr pėrdorimin e testeve tė shpejta pėr HIV.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik tė publikuar nga PLoS One nė prill 2018 autorėt kanė grumbulluar tė dhėnat e testeve tė shpejta orale pėr HIV tė kryer nė klinikat dentare nė jug tė Floridės nga higjienistėt dhe stomatologėt gjatė vizitės rutinė.

Janė grumbulluar edhe tė dhėnat demografike, anamnestike dhe ato qė lidhen me testet e shpejta tė HIV te pacientėt nė fjalė.

Rezultate
Janė regjistruar 600 pacientė (mosha mesatare = 43 vjeē, IQR: 29-56 vjeē), 45% jo hispanikė me ngjyrė dhe 35% hispanikė/latinė, 83% me arsim tė mesėm dhe 50% tė papunė. Pjesa mė e madhe (85%) ka pranuar me dėshirė testin e shpejtė oral pėr HIV dhe 14% nuk kishin kryer kurrė njė testim pėr HIV mė parė.

Motivet mė tė zakonshme qė kanė shtyrė pacientėt tė pranojnė qė t'i nėnshtrohen testit kanė qenė dėshira pėr tė njohur gjendjen e tyre nė lidhje me HIV (56%) dhe fakti qė testi ishte falas (54%). Ndėrmjet 93 pacientėve (15%) qė kanė refuzuar testin, 58% e ka bėrė sepse e kishin kryer sė fundmi njė test tė tillė dhe 31% sepse ishin tė sigurt qė ishin HIV-negativė; megjithatė, 74 pacientė (80%) qė kanė refuzuar testin kanė afirmuar se ndjehen komod qė tė diskutojnė parandalimin e HIV me dentistin e tyre.

Nga 119 pacientė qė kanė deklaruar se kanė pasur raporte seksuale me njė partner sieropozitiv dhe/ose njė qė nuk ka qenė nė dijeni tė sėmundjes, 98 prej tyre (82%) e kanė pranuar kėtė test.

Konkluzione
Klinikat stomatologjike mund tė ofrojnė mundėsi mė tė mėdha pėr tė kryer teste tė shpejta pėr HIV nė njė shkallė tė lartė dhe kjo mund tė paraqesė njė potencial tė madh pėr ndėrprerjen dhe diagnostikimin e parakohshėm tė virusit, duke i lejuar individėve tė prekur qė tė fillonin terapinė antiretrovirale paraprakisht.

Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim mund tė dalim nė pėrfundimin qė testi i shpejtė oral pėr HIV i kryer gjatė njė vizite kontrolli nė klinikat dentare tė jetė njė procedurė e pranuar nga pacientėt tė cilėt duket se ndjehen komod nė trajtimin e kėsaj tematike me dentistin e tyre.

Pėr mė tepėr:
Bradley ELP, Vidot DC, Gaul Z, Sutton MY, Pereyra M. Acceptability of oral rapid HIV testing at dental clinics in communities with high HIV prevalence in South Florida. PLoS One 2018;13(4):e0196323

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 61 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D