Pėrdorimi i njė matrice dermike me origjinė nga derri dhe i njė zėvendėsuesi kockor sintetik nė procedurat e GBR nė sektorin estetik

Implantologji | 28 Nėntor 2018 |

Pėrdorimi i njė matrice dermike me origjinė nga derri dhe i njė zėvendėsuesi kockor sintetik nė procedurat e GBR nė sektorin estetik

Nga Piero Papi


Nė kėtė artikull paraqitet sinteza e punimit tė realizuar nga doktor Piero Papi, i cili ėshtė vlerėsuar me ēmimin bienal "Straumann-botiss YoungPro Award" nė Kongresin Bone and Tissue Days.

Studimi
Nė kėtė studim, tė kryer nė UOC pėr Kirurgjinė Orale nė Poliklinikėn Umberto I, janė regjistruar 15 pacientė, me nevojė pėr rehabilitim implanto-protetik nė sektorin estetik. Objektivat e kėtij studimi ishin qė tė vlerėsoheshin rezultatet e pėrdorimit tė njė matrice dermike tridimensionale me origjinė nga derri dhe pėrdorimi i njė zėvendėsuesi kockor sintetik nė procedurat e rigjenerimit kockor tė drejtuar, nė kontekstin e pozicionimit tė implantit.

Pacientėt e regjistruar kishin mungesė tė incizivėve qendrorė dhe lateralė superiorė, me njė gjerėsi dhe trashėsi tė gingivės sė keratinizuar mė tė vogėl se 2 mm dhe humbje tė konveksitetit gingival pėr shkak tė ekstraksionit tė dhėmbėve, qė ėshtė kryer 8 javė mė parė.

Janė pozicionuar implantet dentare (Bone Level Tapered Roxolid, Straumann), me diametėr standard ose tė reduktuar dhe ėshtė kryer rigjenerimi kockor i drejtuar duke pėrdorur njė zėvendėsues kockor sintetik (Maxresorb, botiss biomaterials) pėr tė korrigjuar defektin kockor dhe pėr tė rikthyer trashėsinė e duhur tė murit vestibular dhe njė matricė dermike 3D (Mucoderm, botiss biomaterials) pėr tė rikthyer konveksitetin e humbur gingival.

Fig. 1 Situata klinike pre-operatore e konveksitetit gingival nė rastin e mungesės sė njė incizivi lateral majtas

Fig 2 Rigjenerimi kockor i drejtuar me Maxresorb

Fig.3 Mbyllja me matricė Mucoderm, e lėnė pjesėrisht e ekspozuar

Rezultatet pas njė viti follow-up tregojnė njė fitim mesatar me rreth 2 mm tė gingivės sė keratinizuar rreth implantit, qoftė nė gjerėsi qoftė nė trashėsi, me njė qėndrueshmėri tė indeve peri-implantarė nė dekursin e periudhės sė observimit.

Pėrdorimi i kėsaj membrane ka lejuar qė tė shmanget tėrheqja nga qiellza e njė shtese tė indit lidhor, me rezultate tė shkėlqyera estetike dhe funksionale.

Fig 4 Situata klinike post-operative njė vit pas follow-up

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 38 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D