Infeksionet e pjesėve tė implanteve menjėherė pas operacionit. Kur dhe si kushtėzojnė gjendjen e prognozės sė implantit

Implantologji | 20 Nėntor 2018 |

Infeksionet e pjesėve tė implanteve menjėherė pas operacionit. Kur dhe si kushtėzojnė gjendjen e prognozės sė implantit

Nga Lara Figini


Infeksionet post-operatore tė implanteve janė konsideruar njė komplikacion i rrallė, me njė prevalencė qė varion nga 1,6% deri nė 11,5% dhe zakonisht verifikohen brenda muajit tė parė pas pozicionimit tė implantit dentar.

Ndryshimet nė florėn orale tė shkaktuara nga antibakterialėt sistemikė dhe lokalė tė pėrdorur nė periudhėn pas operacionit mund tė favorizojnė zhvillimin e infeksioneve oportunistike. Ndonjėherė, tė tilla komplikacione nuk i pėrgjigjen pozitivisht terapive antibiotike dhe shpesh vazhdojnė deri sa implanti hiqet.

Si pasojė, infeksionet post-operatore janė sugjeruar si njė faktor i rėndėsishėm risku pėr osteointegrimin duke rritur riskun e dėshtimit tė parakohshėm me pothuajse 80 herė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė studim grupi retrospektiv i publikuar nė Journal of Periodontology nė tetor 2018 ėshtė kryer pėr tė pėrcaktuar faktorė qė mund tė rritin normėn e dėshtimit tek implantet dentare qė kanė zhvilluar njė infeksion post-operator gjatė periudhės sė osteointegrimit.

Janė analizuar 1322 pacientė tė jashtėm (2673 implante) qė janė trajtuar nė mėnyrė konsekutive nga janari 2004 deri nė tetor 2015 nėpėrmjet programit tė diplomimit tė specializuar nė Kirurgji orale dhe implantologji nė Universitetin e Barcelonės. Projekti i studimit ka ndjekur udhėzimet e STROBE pėr studimet e grupit.

Analiza pre-operatore pėrfshinte ekzaminime klinike dhe radiografike (me radiografi panoramike ose tomografi tė kompjuterizuar). Infeksionet post-operative janė pėrkufizuar si prania e qelbit ose fistulave nė zonėn kirurgjikale, me dhimbje ose ėnjtje, skuqje dhe rritje tė temperaturės, pėrpara se tė vihej proteza.

Njė analizė  dydimensionale dhe shumėdimensionale e tė dhėnave duke pėrdorur regresionin e risqeve proporcionale tė Cox ėshtė kryer pėr tė zbuluar faktorėt prognostikė pėr dėshtimin e implantit te pacientėt qė kanė zhvilluar infeksione.

Rezultate
Prevalenca e infeksioneve post-operatore pas futjes sė implantit ka rezultuar tė jetė 2,80%. 33 nga 37 pacientė (89,19%) qė kanė zhvilluar infeksione janė trajtuar nė mėnyrė kirurgjikale pėr shkak tė dėshtimit tė terapisė me antibiotikė dhe 65% e implanteve tė infektuar janė hequr.

Analiza dydimensionale ka treguar njė lidhje tė rėndėsishme ndėrmjet dėshtimit tė implantit dhe llojit tė sipėrfaqes sė qafės (tė lėmuar apo tė ashpėr). Regresioni i risqeve proporcionale tė Cox ka zbuluar se qafat me sipėrfaqe tė ashpėr rritin me 2,35 herė mundėsinė e dėshtimit tė implanteve.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim mund tė pėrfundojmė qė pacientėt tė cilėt vuajnė nga njė infeksion post-operator pas vendosjes sė implantit dentar kanė njė prognozė tė pafavorshme, me njė normė mbijetese tė grumbulluar me 33,5%.

Terapia kirurgjikale ėshtė e nevojshme pėr tė trajtuar 89% tė infeksioneve, sepse terapia me antibiotikė sistemikė rezulton e pamjaftueshme nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve. Implantet me qafė tė ashpėr ku zhvillohet njė infeksion post-operator i parakohshėm duket se janė mė tė prirur pėr tė pėsuar njė dėshtim tė parakohshėm tė pajisjes.

Implikime klinike
Shfaqja e infeksionit nė pjesėn e implantit nė periudhėn menjėherė pas futjes sė tij kushtėzon shumė prognozėn dhe vetė suksesin, prandaj profesionisti duhet t'i kushtojė tė gjithė vėmendjen e mundshme pėr tė shmangur kėtė ngjarje.

Pėr mė tepėr:
• Camps‐Font O, Figueiredo R, Valmaseda‐Castellón E, Gay‐Escoda C. Postoperative infections after dental implant placement. Implant Dent 2015;24:713-9.
• Nolan R, Kemmoona M, Polyzois I, Claffey N. The influence of prophylactic antibiotic administration on post‐operative morbidity in dental implant surgery. A prospective double blind randomized controlled clinical trial. Clin Oral Implants Res 2014;25:252-9.
• Camps-Font O, Martķn-Fatįs P, Clé-Ovejero A, Figueiredo R, Gay-Escoda C, Valmaseda-Castellón E. Postoperative infections after dental implant placement: Variables associated with increased risk of failure. J Periodontol 2018 Oct;89(10):1165-73.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 36 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D