Efikasiteti i instrumenteve mekanike magnetostriktive te pacienti i prekur nga hiperndjeshmėria dentinale

Higjiena dhe Parandalimi | 14 Nėntor 2018 |

Efikasiteti i instrumenteve mekanike magnetostriktive te pacienti i prekur nga hiperndjeshmėria dentinale

Nga Giulia Ottaviano


Falė evolucionit nė vitet e fundit, sistemet e reja tė amputimit magnetostriktiv mund tė pėrdoren tashmė me rezultate tė shkėlqyera edhe nė situata klinike tė veēanta.

Nė kėtė raport tė rastit (qė ka rezultuar njė nga fituesit e konkursit Cavitron Case Contest qė Dentsply Sirona ka organizuar ndėrmjet studentėve tė vitit tė fundit nė Fakultetin e Higjienės Dentare) janė treguar kalimet e ndryshme tė njė trajtimi tė higjienės orale profesionale nėpėrmjet pėrdorimit tė pajisjes Cavitron dhe tė pėrbėrėsve tė tjerė tė sistemit tė parandalimit Dentsply Sirona te njė paciente qė paraqet njė hiperndjeshmėri tė lartė dentinale.

Rasti Klinik
Njė femėr 30 vjeē, duhanpirėse, e prekur nga psoriaza artropatike me manifestime edhe nė nivelin e zgavrės orale, me episode tė shpeshta tė gjakosjes spontane, me praninė e njė copėze radikolare tė pavitalizuar nė pjesėn e 2.4 dhe me hiperndjeshmėri tė fortė dentinale, paraqitet pėr vizitė duke u ankuar pėr problematikėn e saj tė hiperndjeshmėrisė dhe frikėn nga higjiena orale profesionale pėr shkak tė kėsaj tė fundit.

Ėshtė kryer vizita e parė, anamneza dhe grumbullimi i tė dhėnave klinike. Pacientja i nėnshtrohet pra njė ekzaminimi tė kujdesshėm periodontal, tė ndjekur nga njė diagnozė e periodontitit kronik tė moderuar tė gjeneralizuar; nė ekzaminimin objektiv paraqet mbetje tartari supra dhe subgingival, pllakė, prani tė gingivave edematoze me gjakosje spontane dhe gjatė sondimit.

Figura 1 Situata fillestare

Fazat e trajtimit
Faza 1: dekontaminimi dhe ulja e ndjeshmėrisė. Si fazė e parė e ndėrhyrjes ėshtė kryer shkatėrrimi i ngarkesės bakteriale nėpėrmjet njė shpėlarjeje me solucion me klorheksidinė (Eburos Professional 0,20%).

Pėrpara se tė fillohet trajtimi i higjienės orale profesionale me pajisjen Cavitron, ėshtė aplikuar, nė tė gjithė kuadrantėt, pasta Nupro Sensodyne me NovaMin, njė ingredient bioaktiv qė pėrdor jone kalciumi dhe fosfati pėr tė mbyllur tubulat dentinale dhe pėr tė reduktuar ndjeshmėrinė e pacientes nė mėnyrė qė tė jetė komode gjatė gjithė seancės.

Figura 2

Faza 2: amputimi magnetostriktiv. Gjatė kėsaj faze janė pajtuar me njėra-tjetrėn dhe janė kryer dy seanca, njė e amputimit tė tartarit dhe tjetra pėr pėrfundimin e trajtimit dhe lucidimin, me njė distancė 5 ditore nga njėra-tjetra.

Faza e parė e amputimit ėshtė kryer pėrmes pėrdorimit tė insertit Powerline FSI-10 FitGrip 30K blu i Cavitron, qė nevojitet pėr heqjen e pėrgjithshme tė mbetjeve tė pllakės dhe tartarit supragingival nė tė gjithė kuadrantėt e gojės.

Figura 3

Duke marrė parasysh tartarin subgingival tė pigmentuar ėshtė kryer heqja e tij me instertin Powerline Slimline-10 FSI 30K i gjelbėr i indikuar pėr heqjen e mbetjeve subgingivale dhe dekontaminimin e xhepave radikolarė <4 mm.

Figura 4

Mė pas, ėshtė pėrdorur inserti ThinSert pėr tė arritur zonat mė tė vėshtira dhe pėr tė pėrfunduar hapėsirat interproksimale duke qenė se forma e saj pėrshtatet shumė mirė me hapėsirat e ngushta.

Figura 5

Nė fund tė amputimit magnetostriktiv ishte e dukshme gjendja inflamatore e indeve tė buta.

Figura 6

Nė javėn ndėrmjet dy takimeve ėshtė dhėnė indikacioni pėr pacienten qė tė kryejė shpėlarje pėr 60 sekonda/dy herė nė ditė me kolutorin Ebuos me bazė klorheksidine 0,12%. Pėrveē kėsaj ėshtė instruktuar pėr manovrat e higjienės orale nė shtėpi nė mėnyrė sa mė tė pėrshtatshme ndaj nevojave tė saj.

Faza 3: silanti dhe lustrimi. Pacientja ėshtė thėrritur pas pesė ditėsh dhe indet e buta ishin mė pak edematozė dhe tė inflamuar. Ėshtė vlerėsuar prania e mbetjeve tė tartarit subgingival dhe njollat estrinsike. Nė fund tė trajtimit tė debridement dhe pastrimit tė tartarit ėshtė kryer njė fazė pėrfundimi dhe lucidimi me mikromotor duke pėrdorur njė pastė abrazive (Nupro Paste).

Figura 7

Thelbėsore pėr problematikėn e pacientes, si hap i fundit, ėshtė aplikuar njė silant mbrojtės kundėr hiperndjeshmėrisė pėr dentinėn e ekspozuar (Seal&Protect).

Silanti ėshtė aplikuar nė pjesėn e nevojshme pėr 20 sekonda; mė pas ėshtė hequr pjesa e tepėrt duke e fryrė me ajėr me anė tė njė shiringe tė njėsisė pėr disa sekonda dhe ėshtė polimerizuar pėr 10 sekonda. Kjo procedurė ėshtė pėrsėritur dy herė.

Figura 8

Nė takimin e kontrollit pas njė jave nga vizita e dytė indet e buta kishin rifituar aspektin e tyre fiziologjik nė ngjyrė dhe konsistencė si edhe kishte mungesė tė gjakosjes qoftė spontane qoftė gjatė sondimit.

Figura 9

Pacientes i ėshtė pėrforcuar motivimi dhe instruksionet e higjienės nė shtėpi nė mėnyrė qė tė reduktohet mė tej ndjeshmėria dhe tė ruhet gjendja e shėndetit periodontal.

Figura 10 Situata post-trajtim

Pėr tė trajtuar hiperndjeshmėrinė dentinale para sė gjithash duhet tė parandalohen shkaqet, duke eliminuar faktorėt e riskut:
• kufizimi i konsumimit tė ushqimeve dhe pijeve acide/tė gazuara dhe shmangia e mbajtjes nė gojė pėr njė kohė tė gjatė pėr t'i degustuar;
• konsumimi i pijeve alkaline (qumėsht) ose tė paktėn neutrale (ujė) pas konsumimit tė pijeve acide;
• shmangia e larjes sė dhėmbėve direkt pas vakteve, por lėnia tė paktėn pėr 30 minuta pėr tė shmangur efektin e kombinuar tė erozionit acid dhe abrazionit tė larjes me furēė;
• pėrdorimi i njė teknike tė saktė tė larjes sė dhėmbėve;
• shmangia e larjes sė dhėmbėve nė mėnyrė agresive, pra duke mos pėrdorur furēa me fije tė ashpra dhe pasta shumė abrazive (American Dental Association kėshillon qė tė pėrdoren pasta dhėmbėsh me abrazivitet mė tė ulėt se 30 RDA kur ėshtė e pranishme dentina e ndjeshme).
Trajtimi pėr menaxhimin e hiperndjeshmėrisė dentinale vendoset nė mėnyrė graduale duke filluar nga kurat nė shtėpi, pėr tė cilat i ėshtė rekomanduar pacientes njė furēė elektrike me kokė tė rrumbullakėt dhe tė vogėl pėr tė pastruar nė mėnyrė korrekte tė gjitha zonat e zgavrės orale; pėrdorimi i njė paste dhėmbėsh dhe kolutori pėr uljen e ndjeshmėrisė; furēa interdentare pėr tė pastruar mirė hapėsirat interdentare dhe filli interdentar pėr zonat mė tė ngushta.

Materiale dhe metoda
Pacientja ėshtė trajtuar me:
• amputim magnetostriktiv Cavitron Select SPS;
• Eburos Professional 0,20% pėr shkatėrrimin e ngarkesės bakteriale (solucion me klorheksidinė);
• Nupro Sensodyne me NovaMin pėr fazėn e uljes sė ndjeshmėrisė nė sipėrfaqet qė do trajtohen;
• Powerline FSI-10 fit Grip pėr tė hequr mbetjet e tartarit supragingival;
• SlimLine-10 FSI pėr tė hequr mbetjet e tartarit subgingival;
• ThinSert pėr zonat mė tė ngushta;
• Nupro Paste pėr pėrfundimin dhe lucidimin;
• Seal&Protect, aplikimi i njė silanti mbrojtės pėr dentinėn e ekspozuar.

Diskutime dhe konkluzione
Konkluzionet mund tė nxirren nga rezultati pėrfundimtar qė sheh njė pėrmirėsim nė aspektin e ngjyrės dhe tė konsistencės sė gingivės, nė gjakosjen dhe nė mungesėn e pllakės dhe tartarit.

Pėrdorimi parandalues i pastės pėr profilaksinė Nupro Sensodyne e ka bėrė mė tė durueshėm trajtimin nga ana e pacientes sė prekur nga hiperndjeshmėria dentinale; pėrveē kėsaj, teknologjia magnetostriktive dhe insertet Cavitron kanė lejuar njė akses tė lehtė nė zonat interproksimale dhe subgingivale pėr tė dekontaminuar xhepat periodontalė mė tė thellė.

Lėvizja elipsoidale e majės dhe funksionet e ndryshme tė amputuesit ultrasonik magnetostriktiv kanė lejuar punimin me njė pėrputhshmėri mė tė madhe dhe me njė perceptim tė reduktuar tė dhimbjes nga ana e pacientes.

Hiperndjeshmėria dentinale ėshtė njė problem relativisht i zakonshėm qė ndeshet nė praktikėn stomatologjike klinike. Kjo gjendje mund tė sjellė probleme qoftė fizike qoftė psikologjike pėr pacienten dhe mund tė ketė njė efekt negativ nė cilėsinė e jetės sė personit tė pėrfshirė.
Janė tė disponueshėm opsionet e ndryshme tė trajtimit pėr hiperndjeshmėrinė dentinale. Njė diagnozė e pėrshtatshme dhe njė plan i saktė trajtimi paraqesin kushtet thelbėsore pėr terapinė.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 51 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D