Pėr tė luftuar kariesin duhet ... Vera

Higjiena dhe Parandalimi | 8 Nėntor 2018 |

Pėr tė luftuar kariesin duhet ... Vera


Njė kėrkim amerikan ka treguar se produktet e mbetura nga pėrpunimi i verės frenojnė aktivitetin e Streptococcus mutans.
Pėrfitimeve tė ndryshme tė verės sė fundmi i ėshtė shtuar edhe njė qė ka tė bėjė me shėndetin e dhėmbėve dhe gingivave: por efekti pozitiv nuk ėshtė marrė nga njė gotė verė e kuqe qė konsumohet nė njė vakt, por nga mbetjet e pėrpunimit tė saj. Megjithatė duhet pak kohė pėrpara se eksperimentet premtuese tė ēojnė nė realizimin e njė produkti nga i cili pėrfiton shėndeti oral, por pėr momentin ėshtė e sigurt njė e dhėnė: farat dhe lėkurat e rrushit tė fermentuar, qė ngelin nga pėrpunimi i verės, kanė aftėsinė qė tė kundėrshtojnė veprimin e baktereve qė shkaktojnė kariesin.


"Eksperimentet tona laboratorike kanė treguar qė produktet e mbetura nga pėrpunimi i verės janė me tė vėrtetė nė gjendje qė tė interferojnė me aktivitetin e Streptococcus mutans" - afirmon Hyun Koo, docent nė Eastman Department of Dentistry dhe nė Center for Oral Biology nė Universitetin e Rochester, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
"Kufizimi i veprimit tė Streptococcus mutans bėhet para sė gjithash duke frenuar sekretimin e glukoziltransferazave, pra enzimave qė pėrmes prodhimit tė substancave me sheqerna dhe viskoze (glukanėt), lejojnė bakteret qė tė aderojnė nė sipėrfaqet e dhėmbėve dhe tė formojnė njė barrierė mbrojtėse rreth kolonive tė Streptococcus, nė fakt nė kontakt me farat dhe lėkurat e rrushit tė fermentuar kufizojnė prodhimin e enzimave dhe reduktojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme aftėsinė e baktereve qė tė aderojnė nė smalt dhe tė krijojnė kushte optimale pėr t'u riprodhuar."


Substancat qė vijnė nga pėrpunimi i verės janė nė gjendje tė modifikojnė edhe mjedisin nė tė cilin jetojnė Streptococcus mutans. "Edhe modifikimet e mjedisit bėhen pėrmes kufizimit tė aktivitetit tė baktereve: ndėrkohė qė nė kushte normale Streptococcus sekreton substanca qė krijojnė mjedisin acid nė tė cilin jeton, kur bie nė kontakt me derivantėt e rrushit nuk arrin tė prodhojė tė njėjtėn sasi tė substancave acide, ndoshta falė inhibimit tė glikolizės."


Studimi i publikuar sė fundmi nga revista e specializuar "Journal of Agricultural and Food Chemistry", ka provuar qė substancat pėrgjegjėse tė inhibimit tė aktivitetit bakterial janė polifenole gjerėsisht tė pranishme nė mbetjet e fermentuara tė rrushit tė presuar dhe nė veēanti te rrushi i zi, qė pėrmban 40% mė shumė nė krahasim me varietetet e rrushit tė bardhė. "Eksperimentet tona kanė treguar qė pėrdorimi i mbetjeve tė rrushit tė zi ka reduktuar 85% sekretimin e dy glukoziltransferazave."
Njė nga elementet mė tė rėndėsishme sipas kėrkuesve ėshtė fakti qė nė asnjė rast polifenolet nuk kanė eliminuar bakteret, por thjesht kanė modifikuar aktivitetin; "kjo lejon shmangien e episodeve tė rezistencės bakteriale siē ndodh me kurat me antibiotikė si edhe eliminimi i baktereve tė dobishme bashkė me ato qė shkaktojnė karies."

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 49 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D