Trajtimi jo restorativ i lezioneve karioze te dhėmbėt e qumėshtit dhe te dhėmbėt e pėrhershėm

Konservativė | 30 Tetor 2018 |

Trajtimi jo restorativ i lezioneve karioze te dhėmbėt e qumėshtit dhe te dhėmbėt e pėrhershėm

Publikohen udhėzimet nga Amerika

Nga Lara Figini


Kariesi ėshtė shkaktuar nga prodhimi i acidit nga metabolizmi i karbohidrateve tė dietės, mekanizmi qė ndryshon biofilmin oral, pH-in dhe ekuilibrin ndėrmjet demineralizimit-rimineralizimit, me pasojė humbjen e indit mineral te dhėmbėt.

Kur ėshtė i pranishėm njė ekuilibėr ndėrmjet faktorėve mbrojtės (pėr shembull, pėrqendrimi i fluorit, kalciumit, fosfatit dhe fluksit salivar tė pėrshtatshėm) dhe atyre patologjikė (bakteret kariogjene, karbohidratet e fermentueshme etj...), proceset e demineralizimit dhe rimineralizimit tė smaltit janė mbivendosur relativisht dhe ėshtė ruajtur shėndeti oral.

Lezionet karioze mund tė ndahen nė:
• lezione pa kavitet, domethėnė me sipėrfaqe qė duken nė mėnyrė makroskopike tė paprekura dhe pa evidencė klinike tė kavitetit. Ndonjėherė janė treguar si karies fillestar, tė parakohshėm ose si lezione tė bardha (duke qenė se kėto lezione mund tė jenė tė bardha ose bojėkafe);
• lezione me kavitet, me njė sipėrfaqe qė nuk ėshtė e paprekur nė mėnyrė makroskopike dhe me njė mosvazhdimėsi ose ndėrprerje tė dukshme tė integritetit sipėrfaqėsor, zakonisht tė pėrcaktuar duke pėrdorur mėnyra vizive ose taktile.

Lezionet pa kavitet mund tė stabilizohen ose tė regresojnė edhe vetėm falė ndėrhyrjeve kimike dhe jo domosdoshmėrisht nėpėrmjet ndėrhyrjeve mekanike restorative. Lezionet me kavitet, pėr fat tė keq, kanė mė pak mundėsi suksesi nėse trajtohen vetėm nėpėrmjet agjentėve kimikė dhe jo me ndėrhyrje restorative.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizės
Te numri i tetorit 2018 tė Jada ėshtė publikuar njė artikull ku sintetizohen udhėzimet praktike klinike me qėllim qė tė ndihmohen stomatologėt dhe pedodontistėt nė marrjen e vendimit se cilat lloje tė trajtimeve jo-restorative mund tė pėrdoren pėr tė ndaluar ose pėr tė regresuar lezionet karioze me kavitacion dhe pa kavitacion te adultėt dhe fėmijėt.

Njė grup ekspertėsh janė thėrritur nga American Dental Association Council on Scientific Affairs dhe nga Center For Evidence-Based Dentistry tė cilėt kanė kryer njė rishikim sistematik dhe kanė formuluar rekomandimet klinike.

Autorėt kanė kryer njė kėrkim sistematik tė literaturės nėpėrmjet Medline, Embase, Ovid, Cochrane Central dhe databazės sė Cochrane tė rishikimeve sistematike pėr tė identifikuar studimet e randomizuara tė kontrolluara tė pranishme nė literaturėn botėrore qė risjellin kryerjen e trajtimeve jo restorative pėr lezionet karioze pa dhe me kavitet.

Rezultate
Nė vijim do tė paraqesim rezultatet e trajtuara nga autorėt e kėtij rishikimi.

1. Pėr tė ndaluar lezionet e avancuara me kavitet nė ēfarėdolloj sipėrfaqeje koronare:
- te dhėmbėt primarė, grupi i ekspertėve i rekomandon stomatologėve qė t'i japin prioritet pėrdorimit tė solucioneve me 38% florur argjendi diamine (SDF) (aplikime ēdo dy vjet) nė lidhje me aplikimin e 5% tė llakut me florur natriumi/NaF (aplikimi njė herė nė javė pėr 3 javė);
- te dhėmbėt e pėrhershėm, grupi i ekspertėve sugjeron qė t'i jepet prioritet pėrdorimit tė solucionit me 38% SDF (aplikimi ēdo dy vjet) nė krahasim me 5% tė llakut tė NaF (aplikimi njė herė nė javė pėr 3 javė).
2. Pėr tė ndaluar lezionet pa kavitet nė sipėrfaqet okluzale:
- te dhėmbėt primarė, grupi i ekspertėve rekomandon qė t'i jepet prioritet pėrdorimit tė silantėve me mė shumė se 5% tė llakut NaF (aplikimi ēdo 3-6 muaj) ose silantėve tė thjeshtė nė krahasim me 5% tė llakut NaF (aplikimi ēdo 3-6 muaj), 1,23% e xhelit tė fosfatit tė fluorurit tė acidit APF (aplikimi ēdo 3-6 muaj), infiltrimi i rezinės mė shumė se 5% tė llakut NaF (aplikimi ēdo 3-6 muaj) ose 0.2% e shpėlarėsve me NaF (njė herė nė javė).
- te dhėmbėt e pėrhershėm, grupi i ekspertėve kėshillon pėrdorimin e silantėve me mė shumė se 5% tė llakut NaF (aplikimi ēdo 3-6 muaj) ose silantėve tė thjeshtė nė krahasim me 5% tė llakut tė NaF (aplikimi ēdo 3-6 muaj), me xhelin 1,23% tė fosfatit tė fluorurit tė acidit APF (aplikimi ēdo 3-6 muaj) ose me shpėlarjet me 0.2% tė NaF (njė herė nė javė).
3. Pėr tė ndaluar lezionet pa kavitet nė sipėrfaqet proksimale, qoftė te dhėmbėt primarė qoftė tek ato tė pėrhershėm, grupi i ekspertėve sugjeron qė tė pėrdoret kryesisht 5% llak NaF (aplikimi ēdo 3-6 muaj) ose infiltrimi vetėm i rezinės, i ndjekur nga infiltrimi i rezinės me mė shumė se 5% tė llakut tė NaF (aplikimi ēdo 3-6 muaj) ose i silantėve thjeshtė.
4. Pėr tė ndaluar lezionet pa kavitet nė sipėrfaqet bukale ose linguale, qoftė te dhėmbėt primarė qoftė te ato tė pėrhershėm, grupi i ekspertėve sugjeron pėrdorimin e xhelit APF 1, 23% (aplikimi ēdo 3-6 muaj) ose e 5% tė llakut tė NaF (aplikimi ēdo 3-6 muaj).
5. Pėr tė ndaluar lezionet pa kavitet nė ēfarėdolloj sipėrfaqe tė kurorės sė dhėmbit, qoftė te dhėmbėt primarė qoftė te dhėmbėt e pėrhershėm, grupi i ekspertėve sugjeron qė tė mos pėrdoret kazeinė fosfopeptid CPP-ACP 10% (kalcium i fosfatit amorf) nėse ėshtė e mundur tė kryhen ndėrhyrje tė tjera si aplikimi i fluorurit, silantėt ose inflitrimet e rezinės.
6. Pėr tė ndaluar lezionet pa kavitet dhe me kavitet nė sipėrfaqet radikolare te dhėmbėt e pėrhershėm, grupi i ekspertėve sugjeron qė t'i jepet prioritet pėrdorimit tė pastave ose xhelit me bazė 5000 ppm tė fluorurit (1,1% NaF) (tė paktėn njė herė nė ditė) nė krahasim me aplikimin e 5% tė llakut NaF (aplikimi ēdo 3-6 muaj), 38% solucion i SDF mė shumė jod kaliumi (aplikim vjetor), solucioni i SDF me 38% (aplikimi vjetor) ose klorheksidinė me 1% plus 1% llak timoli (aplikim ēdo 3-6 muaj).

Implikime klinike
Edhe pse ndėrhyrjet e rekomanduara janė pėrdorur shpesh pėr parandalimin e kariesit ose nė kombinim me opsionet e trajtimit riparues, kėto trajtime janė treguar efikase nė ndalimin e reduktimit tė lezioneve karioze.

Stomatologėt dhe pedodontistėt janė inkurajuar qė t'i japin prioritet pėrdorimit tė kėtyre ndėrhyrjeve nė bazė tė efikasitetit, tė sigurisė dhe tė fizibilitetit, duke marrė nė konsideratė edhe karakteristikat e pacientit nė fjalė.

Pėr mė tepėr
Slayton RL, Urquhart O, Araujo MWB, Fontana M, Guzmįn-Armstrong S, Nascimento MM et al. Evidence-based clinical practice guideline on nonrestorative treatments for carious lesions: A report from the American Dental Association. J Am Dent Assoc 2018 Oct;149(10):837-49.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 49 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D