Pėrgatitja e pjesės implantare, kini kujdes me "mbinxehjen"

Implantologji | 29 Tetor 2018 |

Pėrgatitja e pjesės implantare, kini kujdes me "mbinxehjen"

Lidhja ndėrmjet kohėzgjatjes sė frezimit dhe rritjes sė temperaturės kockore tė kreshtės

Nga Lara Figini


Njė nga faktorėt e shumtė qė mund tė dėmtojė osteointegrimin nė implantologji ėshtė rritja e tepėrt e temperaturės sė gjeneruar gjatė fazave tė pėrgatitjes nė pjesėn implantare: kalimi i 47°C mund tė shkaktojė nė mėnyrė irreversibile nekrozė kockore.

Kohėzgjatja e pėrgatitjes sė pjesės implantare, duke kėrkuar domosdoshmėrisht njė kohė mė tė madhe tė frezimit tė kockės, mund tė lidhet me njė rritje tė pashmangshme tė temperaturės kockore nė fazėn pėrgatitore, por kėtė aspekt e kanė hetuar shumė pak studime nė literaturė.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizės
Nė njė studim in vitro nė laborator, tė publikuar nė Implant Dentistry  nė shkurt/prill 2018 janė krahasuar temperaturat e kockės sė kreshtės gjatė pėrgatitjes sė pjesės implantare pėr kohėzgjatje tė ndryshme tė osteotomive dhe sistemeve tė ndryshme implantare. Autorėt kanė pėrdorur brinjė viēi pėr tė simuluar kockėn kortikale mandibulare tė njeriut.

Tre sisteme implantare janė testuar: AstraTech, Akylos dhe XiVE. Tre gjatėsi osteotomie janė hetuar (8, 12 dhe 16 mm) dhe janė kryer dy faza perforimesh. Janė grumbulluar dhe janė regjistruar tė dhėnat rreth forcės sė frezimit, shpejtėsisė sė frezimit, kohėzgjatjes sė frezimit dhe temperaturės sė arritur.

Rezultate
Janė observuar diferencat rreth temperaturės maksimale tė kockės sė kreshtės gjatė perforimit tė parė pėr kohėzgjatje tė ndryshme tė osteotomisė dhe pėr tė gjitha sistemet implantare. Njė rezultat i ngjashėm ėshtė arritur edhe pėr perforimin e dytė. Frezime mė tė shkurtra kanė prodhuar mė pak nxehtėsi nė kockė pėr shkak tė njė fėrkimi mė tė vogėl dhe kohės sė reduktuar tė kontaktit frezė-kockė.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e studimit mund tė dalim nė konkluzionin qė gjatėsia e frezimit tė kockės nė fazė pėrgatitore tė pjesės implantare kontribuon nė njė rritje tė temperaturės intrakockore pavarėsisht nga sistemi implantar i pėrdorur. Freza dhe osteotomi mė tė gjata kanė shkaktuar temperatura mė tė larta tė kockės sė kreshtės.

Diferenca maksimale e temperaturės sė regjistruar ndėrmjet gjatėsisė sė osteotomisė mė tė shkurtėr dhe asaj mė tė gjatė ka rezultuar tė jetė nėn 1°C. Temperatura mė e lartė se 47°C, qė mund tė shkaktojė nekrozė kockore, nuk ėshtė regjistruar nė asnjė rast. Sistemi XiVE ka treguar funksionalitetin mė tė mirė.

Implikime klinike
Me tė gjitha limitet e kėtij studimi dhe nevojėn pėr punime tė tjera krahasuese, implantologu mund tė marrė nė konsideratė sistemet e implantit tė testuara dhe qė nuk kanė risk pėr tė provokuar mbinxehje tė kockės qė mund tė ēojė nė nekrozė.

Pėr mė tepėr:
Katic Z, Jukic T, Stubljar D. Effects of osteotomy lengths on the temperature rise of the crestal bone during implant site preparation. Implant Dent 2018;27(2):213-20.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 38 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D