Pėrse pėrtypja e ēamēakėzit pa sheqer redukton pllakėn bakteriale? Cilėt janė mė efektiv?

Higjiena dhe Parandalimi | 11 Tetor 2018 |

Pėrse pėrtypja e ēamēakėzit pa sheqer redukton pllakėn bakteriale? Cilėt janė mė efektiv?

Lara Figni


Pllaka bakteriale njihet si agjenti etiologjik kryesor pėr sėmundjen periodontale dhe kariesin dentar. Bakteri Streptococcus mutans, gjendet zakonisht nė pllakėn e dhėmbėve tė njeriut dhe pėrbėn llojin kryesor qė lidhet me kariesin dentar [Loesche 1986, Selwitz 2007].
Ēamēakėzi njihet si njė plotėsues pėr higjienėn orale pėr shkak tė vetive tė tij pėr tė nxitur fluksin e pėshtymės, pėrveē se tė rriti pH e pllakės. Pėrtypja e ēamēakėzit pa sheqer pas vakteve promovon rimineralizimin e smaltit dhe redukton normėn e Streptococcus mutans. Ksilitoli ėshtė njė substancė e klasifikuar si polialkool, ose sheqer qė vjen nga alkooli, dhe pėrdoret gjerėsisht si ėmbėlsues jo kariogjen, sepse nuk ėshtė i fermentueshėm nga shumica e baktereve orale [Trahan 1995].

Ksilitoli ka njė normė ėmbėlsimi tė ngjashme me atė tė sheqerit, por pėrmban 40% mė pak kalori:
• Sheqeri i zakonshėm: 4 kalori pėr gram
• Ksilitoli: 2,4 kalori pėr gram
Studime tė ndryshme kanė treguar qė ksilitoli mund edhe tė reduktojė pllakėn dentare dhe specifikisht numrin e Streptococcus mutans qoftė in vivo qoftė in vitro. Nė vitet e fundit ėshtė futur njė pėrbėrje e re, fosfopeptide kazeinė - kalcium fosfat amorf (CPP-ACP) qė duket se zotėron veti tė shkėlqyera antikariogjene (Walker 2006). Nė njė studim tė Shila et al. tė publikuar te Journal of Conservative Dentistry krahasohen efektet kariogjene tė dy ēamēakėzėve: njėri me ksilitol dhe tjetri qė pėrmban CPP-ACP. Autorėt e kėtij studimi kanė marrė nė shqyrtim 60 tė rinj (37 vajza, 23 djem) studentė tė stomatologjisė qė kishin njė shėndet tė mirė, midis moshės 20 dhe 25 vjeē. Kriteret e pėrjashtimit ishin ēfarėdo lloj gjendjeje orale, mjekėsore ose mendore anormale (duke pėrfshirė alergjitė e mundshme ndaj qumėshtit dhe kushte shėndetėsore qė lidhen me veshkat), individėt me njė histori trajtimesh me fluor ose antibiotikė sistemikė pėr njė periudhė 4 javore pėrpara fillimit tė studimit. Janė pėrjashtuar individėt me njė pėrdorim tė pėrditshėm tė produkteve tė qumėshtit me ksilitol ose tė ēamēakėzėve Recaldent dhe individėt qė paraqisnin lezione karioze tė patrajtuara ose shenja klinike tė gingivitit ose sėmundjes periodontale.


60 studentėt e pėrfshirė nė studim janė zgjedhur nė mėnyrė tė rastėsishme pėr tė marrė njėrin nga trajtimet: (A) Ēamēakėz qė pėrmban CPP-ACP; (B) qė pėrmban ksilitol. Individėt e grupit eksperimental duhet tė konsumonin ēamēakėz 3 herė nė ditė, pas ēdo vakti pėr njė periudhė 3 javore. Janė mbledhur mostra tė pėshtymės sė pastimuluar 0 ose 1 ditė pas marrjes sė fundit tė ēamēakėzit kur ka pėrfunduar periudha 3 javore. Janė klasifikuar nivelet e Streptococcus mutans. Rezultatet janė si mė poshtė:
Tė gjithė individėt kanė treguar nivele tė dallueshme tė Streptococcus mutans nė kohėn bazė dhe nuk ka pasur diferenca statistikore tė rėndėsishme midis grupeve nė kohėn 0. Nivelet e Streptococcus mutans njė ditė pas periudhės sė ndėrhyrjes 3 javore kanė rezultuar tė reduktuara nė mėnyrė tė konsiderueshme (P<0,05) nė krahasim me kohėn 0 tek tė dyja grupet A dhe B. Grupi A ka treguar njė reduktim mė tė madh statistikisht tė Streptococcus mutans te pėrshtyma nė krahasim me grupin e trajtuar me ēamēakėz me ksilitol.
Pėrtypja ēdo ditė e ēamēakėzėve qė pėrmbajnė CPP-ACP dhe ksilitol redukton nė mėnyrė tė konsiderueshme nivelin e baktereve tė pėshtymės Streptococcus mutans nė zgavrėn e gojės. Nė mėnyrė tė veēantė ēamēakėzėt qė pėrmbajnė CPP-ACP mund tė reduktojnė nivelin e baktereve nė mėnyrė tė konsiderueshme mė shumė se ajo qė ėshtė verifikuar nga pėrtypja e ēamēakėzėve qė pėrmbajnė ksilitolin.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
- Loesche WJ. Role of Streptococcus mutans in human dental decay. Microbiol Rev. 1986;50:353-80
- Selwitz RH, Ismail AI, Pitts NB. Dental caries. Lancet. 2007;369:51-9
- Trahan L. Xylitol: A review of its action on mutans streptococci and dental plaque - its clinical significance. Int Dent J. 1995;45(1 Suppl 1):77-92
- Walker G, Cai F, Shen P, Reynolds C, Ward B, Fone C, et al. Increased remineralization of tooth enamel by milk containing added casein phosphopeptide-amorphous calcium phosphate. J Dairy Res. 2006;73:74-8.
- Shila Emamieh, Yosra Khaterizadeh, Hossein Goudarzi, Amir Ghasemi, Alireza Akbarzadeh Baghban, Hasan Torabzadeh The effect of two types chewing gum containing casein phosphopeptide-amorphous calcium phosphate and xylitol on salivary Streptococcus mutans J Conserv Dent. 2015 May-Jun; 18(3): 192-195.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 46 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D