Kariesi radikolar dhe incidenca e tij

Konservativė | 9 Tetor 2018 |

Kariesi radikolar dhe incidenca e tij

Tė dhėna nga njė studim australian

Nga Figini Lara


Nė dy dekadat e fundit ėshtė regjistruar njė prevalencė e lartė e kariesit radikolar nė popullsitė nė tė gjithė botėn shkaktuar nga njė shtim i pritshmėrisė sė jetės dhe njė ruajtje mė e mirė e dhėmbėve natyralė te tė rriturit dhe tė moshuarit. Parashikimet janė qė kariesi radikolar do tė bėhet njė problematikė domethėnėse e shėndetit publik (Bansal, 2011).

Por cilat janė vlerėsimet e incidencės dhe tė rritjes sė kariesit radikolar nė nivel tė popullsisė botėrore? Vlerėsimi i incidencės sė kariesit radikolar rritet nė bazė tė gjatėsisė dhe tė tipit tė studimeve tė pranishme nė literaturė?

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Njė rishikim sistematik i publikuar nė Journal of Dentistry nė tetor 2018 ka kėrkuar qė t'i japė pėrgjigje kėtyre pyetjeve. Autorėt kanė evidentuar tė gjithė artikujt e publikuar nė nivel botėror mbi argumentin nėpėrmjet data bazave PubMed dhe EMBASE.

Tė gjithė studimet longitudinal mbi incidencėn dhe rritjen e kariesit radikolar tė publikuar nė anglisht deri nė vitin 2017 janė seleksionuar dhe analizuar nė mėnyrė tė pavarur nga dy revizorė.

Ėshtė vlerėsuar incidenca kumulative dhe rritja e kariesit/mbushja radikolare (DFS) dhe ėshtė kryer analiza e meta-regresionit pėr follow-up nė vijim (<2 vjet, 2 vjet, 3-4 vjet, ≥5 vjet) dhe lloji i studimit (vėzhgimor apo studim klinik).

Rezultate
Nga 737 artikujt e identifikuar, 20 janė pėrfshirė nė meta-analizėn finale. Incidenca dhe rritja e kariesit radikolar vjetor kanė rezultuar tė jenė respektivisht 18,25% [CI = 13,22%-23,28] dhe me 0,45 [CI = 0,37-0,53]. Gjatėsia e follow-up por jo lloji i studimit ka ndikuar te vlerėsimet.

Incidenca vjetore e DFS dhe rritja e kariesit radikolar nė studimet me follow-up nėn 2 vjet kanė rezultuar tė jenė respektivisht 32,95% [CI = 29,13%-36,77%] dhe 0,64 [CI = 0,38-0,89].

Nė studimet me follow-up 5 vjet, incidenca dhe rritja e kariesit radikolar vjetor kanė rezultuar tė jenė respektivisht 9,4% [CI = 3,32 -15,48%] dhe prej 0,43 [CI = 0,21-0,64].

Konkluzione
Nga tė dhėnat e zbuluara nė kėtė rishikim, kariesi radikolar ėshtė rritur nė kohė dhe te tė rriturit mė tė shėndetshėm. Kohėzgjatja e follow-up-it ndikon vlerėsimet e kariesit radikolar pėr shkak tė rritjes sė personave tė moshuar relativisht mė tė shėndetshėm tė pėrfshirė nė studim.

Implikimet klinike
Rritja e kariesit radikolar edhe te tė rriturit mė tė shėndetshėm pėrfaqėson njė problematikė pėr stomatologjinė aktuale dhe atė tė ardhshme aq sa ka nevojė pėr politika shėndetėsore nė mėyrė qė ta konsiderojmė.

Pėr mė tepėr:
• Bansal V, Sohi R, Veeresha K, Kumar A, Gambhir R. Root caries - A problem of growing age. Indian J Dent Adv 2011;3(1):418-22.
• Hariyani N, Setyowati D, Spencer AJ, Luzzi L, Do LG. Root caries incidence and increment in the population - A systematic review, meta-analysis and meta-regression of longitudinal studies. J Dent 2018 Oct;77:1-7.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 43 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D