Ripėrthitja radikolare e dhėmbėve ngjitur me kaninėt maksilarė tė impaktuar

Parodontologji | 26 Shtator 2018 |

Ripėrthitja radikolare e dhėmbėve ngjitur me kaninėt maksilarė tė impaktuar

Nga Figini Lara


Nga tė dhėnat e literaturės zbulohet se kaninėt maksilarė shfaqen tė impaktuar, me pamundėsinė pėr t'u eruptuar rregullisht me njė prevalencė tė pėrgjithshme qė shkon nga 1 nė 3%, tė dytėt vetėm pas molarėve tė tretė. Megjithatė, nė ndryshim nga molarėt e tretė kanini maksilar ndodhet nė njė zonė shumė mė tė vėshtirė si nga ana estetike ashtu dhe nga ajo funksionale.

Pasoja negative mė e padėshirueshme dhe e pakthyeshme e kaninėve maksilarė tė impaktuar ėshtė ripėrthithja radikolare (RR) e dhėmbėve ngjitur, nė veēanti e incizivėve lateralė me dėmtim tė mundshėm tė pakthyeshėm qė mund tė ēojė nė humbjen e elementeve dentare. Pėr shkak tė njė mungese tė pėrgjithshme tė simptomave, RR e dhėmbėve ngjitur me kaninėt e impaktuar rrezikon qė tė diagnostikohet me vonesė.

Megjithatė falė futjes sė tomografisė sė kompjuterizuar me fashė konike (CBCT) ėshtė pėrmirėsuar ndjeshmėria dhe saktėsia e diagnostikimit tė RR nė mėnyrė domethėnėse. Falė tomografisė sė kompjuterizuar (CT) kėrkuesit kanė mundur qė tė diagnostikojnė njė pėrqindje tė RR tė detektueshme nė 38% tė incizivėve lateralė dhe nė 9% tė incizivėve qendrorė (Ericson, 2000).

Por deri nė cilėn pikė janė pėrgjegjės kaninėt pėr RR tė dhėmbėve ngjitur? Cilat janė porcionet radikolare mė tė prekura nga RR nė rastet e kaninėve tė impaktuar dhe cila ėshtė shkalla e gjendjes sė rėndė tė RR?

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė rishikim sistematik tė publikuar nė JADA nė shtator 2018, shqyrtohet kjo tematikė. Autorėt e rishikimit kanė kryer njė kėrkim elektronik tė tė gjithė studimeve tė publikuar mbi argumentin nėpėrmjet Cochrane Library, PubMed (Medline), Scopus dhe Web of Science dhe njė kėrkim parcial nė literaturėn gri duke pėrdorur Google Scholar, Open Grey dhe ProQuest.

Studimet e pėrfshira nė rishikim kishin tė bėnin me pacientėt (adoleshentė, adultė dhe tė moshuar) me kaninėt maksilarė tė pėrhershėm tė impaktuar ku autorėt kanė vlerėsuar incidencėn e RR nė dhėmbėt ngjitur nėpėrmjet CBCT.

Dy revizorė nė mėnyrė tė pavarur kanė kryer seleksionimin e studimeve, ekstraksionin e tė dhėnave dhe kanė vlerėsuar riskun e bias. Kriteret e pėrzgjedhjes pėrfshinin studime vėzhguese.

Rezultate
Ndėr 953 studimet e regjistruara nė data bazė mbi argumentin, 18 janė pėrfshirė nė rishikimin final nga autorėt. Rezultatet e metaanalizės kanė zbuluar se pozicioni mė i shpeshtė i kaninėve tė impaktuar ishte nė 56,99% tė rasteve palatal; njė e treta apikale ka rezultuar tė jetė porcioni radikolar mė shumė i prekur nga RR.

Ripėrthithja radikolare ėshtė rezultati i lehtė nė 43,2% tė rasteve dhe i rėndė nė 30,9% tė rasteve. Megjithėse, nė studimet nėpėrmjet dimensioneve tė ndryshme tė kampioneve, problemi kryesor metodologjik ka rezultuar tė jetė mungesa e njė grupi kontrolli dhe follow-up-i.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e zbuluara nga ky rishikim ripėrthithja radikolare RR e incizivėve maksilarė ėshtė e lidhur me kaninėt maksilarė tė impaktuar gjatė erupsionit. Erupsioni i vonė apo trajtimi i kaninėve tė prekur mund tė ēojė nė ripėrthithjen e incizivėve lateral dhe qendror ngjitur.

Tė gjitha porcionet radikolare tė dhėmbėve ngjitur me kaninėt e impaktuar mund tė kundėrshtojnė ripėrthithjen me nivele tė ndryshme tė gjendjes sė rėndesės por porcioni apikal duket se ėshtė mė i prekuri.

Implikimet klinike
Njohja se deri nė cilėn pikė kaninėt e impaktuar lidhen me ripėrthithjen radikolare tė dhėmbėve ngjitur para se tė fillohet ēfarėdolloj ndėrhyrje, kirurgjikale dhe ortodontike dhe tė jetė nė gjendje qė tė ndajė kėto informacione me pacientin lejon stomatologun qė tė kryejė zgjedhjen pėr trajtimin mė tė pėrshtatshėm.

Pėr mė tepėr:
• Ericson S, Kurol J. Resorption of incisors after ectopic eruption of maxillary canines: a CT study. Angle Orthod 2000;70(6):415-23.
• Schroder AGD, Guariza-Filho O, de Araujo CM, Ruellas AC, Tanaka OM, Porporatti AL. To what extent are impacted canines associated with root resorption of the adjacent tooth? A systematic review with meta-analysis. J Am Dent Assoc 2018 Sep;149(9):765-77.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 44 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D