Bakteret kundėr baktereve: njė "luftė" pėr dhėmbėt dhe gingivat

Higjiena dhe Parandalimi | 5 Shtator 2018 |

Bakteret kundėr baktereve: njė "luftė" pėr dhėmbėt dhe gingivat

Nga Debora Bellinzani


A janė probiotikėt vėrtetė efikasė pėr tė ruajtur shėndetin e zgavrės sė gojės? Ose, me fjalė tė tjera, mundet stomatologu tė jetė i sigurt pėr dobinė e tyre deri nė pikėn sa tė kėshillojė pėrdorimin e tyre te pacientėt e tij? Pėr t'iu pėrgjigjur kėtyre pyetjeve dhe qė tė kuptojmė nėse efikasiteti i probiotikėve nė fushėn e shėndetit oral ėshtė "njė mit apo realitet", njė grup kėrkuesish kanadezė ka rilexuar studimet e realizuara deri tani rreth kėtij argumenti duke arritur nė konkluzionin se bakteret e dobishme mund tė parandalojnė vėrtetė dhe ndonjėherė aq sa tė ndihmojnė nė kurimin e disa ērregullimeve patologjike tė zgavrės sė gojės si kariesi dhe inflamacioni periodontal.
Nė pritje qė produktet pėr shėndetin oral qė pėrmbajnė probiotokė specifikė qė sot studiohen nė laborator tė arrijnė bankat e farmacive, mund tė jetė e dobishme qė tė kemi informacione se cilat specie bakteriale tė shtuara, pėr shembull, nė kosin qė ėshtė aktualisht nė treg mund tė jenė tė dobishme pėr pacientėt.

Probiotikė vs kariesi: lufta ndaj streptokokėve
"Studimet qė kanė hetuar efektin e konsumit tė probiotikėve nė lidhje me zhvillimin e kariesit, nuk janė shumė tė shumta nė numėr por janė sigurisht inkurajuese: njė eksperiment finlandez nė rreth 600 fėmijė ka treguar pėr shembull se konsumi i qumėshtit tė shtuar me Lactobacillus rhamnosus redukton praninė e Streptococcus mutans nė zgavrėn orale dhe zvogėlon nė mėnyrė tė ndjeshme zhvillimin e lezioneve karioze, sidomos nė fashėn e moshės nga 3 nė 4 vjeē", afirmon Daniel Grenier, docent pranė fakultetit tė stomatologjisė dhe drejtor i Oral Ecology Research Group tė Laval University nė qytetin e Quebec nė Kanada. "Forca e probiotikėve qėndron nė kapacitetin e tyre pėr tė konkurruar me speciet bakteriale tė dėmshme pėr pushtimin e njėsive tė adezionit, "duke u zėvendėsuar" pjesėrisht me ato dhe duke zvogėluar nė kėtė mėnyrė praninė e tyre; disa probiotikė gjithashtu prodhojnė substanca antibakteriale si acide organike, peroksid hidrogjeni dhe bakterocine qė reduktojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė praninė e patogjeneve duke reduktuar numrin: janė kėto proceset kryesore nėpėrmjet tė cilėve probiotikėt e ndryshėm arrijnė tė kundėrshtojnė praninė e baktereve specifike tė dėmshme dhe duke penguar aktivitetin. Disa shembuj probiotikėsh efikas nė kėtė sens janė bakteri laktik Wissella cibaria dhe Lactobacillus Reuteri, tė dy tė aftė tė pengojnė proliferimin e Streptococcus mutans; njė eksperimentim i kryer nė Japoni ka dėshmuar nė veēanti se konsumi i kosit tė shtuar me Lactobacillus Reuteri pėr njė periudhė tė vazhduar prej dy javėsh ka ēuar nė reduktimin e pėrqendrimit tė Streptococcus mutans nė pėshtymė me 80%; rezultate tė ngjashme janė pėrftuar me ēamēakėz dhe kompresa tė tretshme nė gojė eksperimentale qė pėrmbajnė probiotikun e sipėrpėrmendur".

Probiotikėt vs sėmundja periodontale: besimi ndaj laktobacileve
"Studime tė ndryshme qė kanė hetuar marrėdhėnien midis specieve bakteriale dhe inflamacionit tė produktit kanė arritur nė konkluzionin se laktobacilet janė nė gjendje qė tė inhibojnė proliferimin e patogjeneve qė lidhen me zhvillimin e sėmundjes periodontale nė veēanti Porphyromonas gingivalis, Prevotella intermedia dhe Actinobacillus actinomycetemcomitans: kjo do tė thotė qė tė favorizosh kolonizimin e zgavrės sė gojės nga ana e disa laktobacileve mund tė ēojė nė njė riekuilibėr tė pėrgjithshėm tė florės bakteriale tek ata qė vuajnė nga ndonjė formė e inflamacionit tė indeve periodontale" vijon docenti. "Lactobacillus Reuteri nė veēanti i shtuar nė ēamēakėz ka dėshmuar se mund tė reduktojė indeksin e pllakės bakteriale te pacientėt me forma tė gingivitit tė moderuar dhe tė rėndė: kjo ėshtė shkaktuar nga prodhimi i dy bakteriocinave qė inhibojnė zhvillimin e patogjeneve tė ndryshėm dhe nė kapacitetin pėr tė aderuar tek indet orale nė mėnyrė efikase duke zėnė nė precedencė hapėsirėn e shfrytėzuar nga specie tė tjera bakteriale. Gjithashtu si probiotikė tė tjerė, Lactobacillus reuteri kryen dhe njė veprim indirekt: efekti i tij antiinflamator te qelizat e mukozės intestinale ēon nė njė zvogėlim tė parametrave inflamatore nė tė gjithė organizmin". Probiotikė tė tjerė premtues janė Lactobacillus helveticus, i aftė qė tė stimulojė veprimin e odontoblasteve dhe kėshtu ndėrtimin e indeve kockore dhe lactobacillus brevis, qė nė vetėm katėr ditė konsum nėpėrmjet kompresave qė shkrihen nė gojė, ka dėshmuar se ėshtė nė gjendje qė tė reduktojė pllakėn bakteriale, gjakrrjedhjen gingivale dhe treguesit e inflamacionit nė individė tė prekur nga sėmundja periodontale kronike. "Nė kėtė fushė ėshtė tashmė nė treg produkti i parė i krijuar specifikisht pėr tė kundėrvepruar me sėmundjen periodontale qė pėrmban Lactobacillus Reuteri Prodentis: prodhuesi kėshillon qė ta lėmė tė tretet nė gojė njė kompresė nė ditė pas pastrimit tė dhėmbėve nė mėnyrė qė t'i mundėsojmė baktereve tė dobishme qė tė aderojnė me indet; premisat janė inkurajuese por janė tė nevojshme studime tė mėtejshme qė hetojnė efektet afatgjatė tė konsumit tė kėtij lloj produkti".

Probiotikėt vs halitosis: njė e ardhme me ēamēakėzė dhe kolutorė
Halitosis shpesh prodhohet nga njė ēekuilibrim i florės orale nė favor tė baktereve anaerobe qė prodhojnė komponime sulfurore volatile dhe nė kėtė sens mund tė kundėrshtohet nga mikroorganizmat qė kolonizojnė zgavrėn e gojės dhe mund tė favorizojnė njė riekulibrim. "Probiotiku Wissella cibaria, pėr shembull, ka kapacitetin qė tė reduktojė prodhimin e komponimeve sulfurore volatile nga ana e Fusobacterium nucleatum: nėse konsumohet nėpėrmjet gargarave pasi ėshtė shtuar nė mėnyrė eksperimentale me njė kolutor ka dėshmuar se mund tė ēojė nė reduktimin neto tė prodhimit tė sulfurit tė hidrogjenit dhe metanetiolit dhe si pasojė tė erės sė pakėndshme" pėrshkruan docenti. "Njė probiotik tjetėr qė ka treguar tė jetė efikas ėshtė Streptococcus salivarius: kjo specie prodhon bakterocine nė gjendje qė tė kundėrshtojė proliferimin e mikroorganizmave qė prodhojnė substanca me aromė dhe njė kompani prodhuese e Zelandės sė Re ka hedhur tashmė nė treg ēamēakėz "me streptokok" qė kanė treguar efikasitet te pacientėt me halitosis". Autorėt e artikullit, publikuar nga Journal of the Canadian Dental Association, pėrfundojnė rishikimin duke afirmuar se probiotikėt janė sigurisht njė fushė e re dhe premtuese e kėrkimit nė fushėn e shėndetit oral. "Vetėm fakti qė speciet bakteriale probiotike bėjnė natyrisht pjesė nė florėn bakteriale orale bėn "subjektet" mė tė pėrshtatshėm qė tė futen nė kėtė mjedis dhe qė tė pėrshtaten me qėllimin pėr tė pėrmirėsuar ekuilibrin ekologjik dhe gjendjen shėndetėsore".

Burimi: Odontoiatria33.it


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 59 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D