Indet dentare dhe kėrcėnimet e tyre

Parodontologji | 10 Gusht 2018 |

Indet dentare dhe kėrcėnimet e tyre


Smalti dhe dentina janė indet kryesore tė mineralizuara qė pėrbėjnė dhėmbėt. Shtresa e hollė minerale qė vesh nė fakt rrėnjėn quhet cement. Kėto tre struktura paraqesin tė gjitha tė njėjtin komponent bazė, hidroksiapatitin qė ėshtė edhe pėrbėrėsi kryesor mineral i indit kockor.
Hidroksiapatiti ėshtė formuar nga kristale nė formė prizmi heksagonal, ku jonet qė e pėrbėjnė janė tė rregulluara nė njė rrjetė. Sipas faktit qė gjendet nė kockė, nė smalt, nė dentinė apo nė cement, hidroksiapatiti ka ndryshime nė pėrbėrje dhe nė konformitetin kristalografik dhe pėrveē joneve tė kalciumit, fosfatit dhe hidroksidit, janė tė pranishme jone tė tjera qė i japin ēdo indi karakteristika specifike. Magnezi, pėr shembull, promovon nukleacionin dhe formimin e kristaleve tė reja; jonet stroncium stabilizojnė laticet kristalore dhe zvogėlojnė tretshmėrinė; fluori rrit rezistencėn e hidroksiapatitit duke zvogėluar reaktivitetin dhe tretshmėrinė e tyre. Edhe nėse dhėmbėt kanė njė konformitet dhe pėrbėrje optimale pėr tė kryer funksionet e tyre, pllaka bakteriale, ushqimet, substancat acide, akti i pėrtypjes dhe manovrat jo korrekte tė higjienės dentare sjellin nė njė afat tė gjatė, njė humbje tė substancave minerale tė sipėrfaqes dhe njė dobėsim tė strukturave dentare. Karies, erozion dhe abrazion janė tre kėrcėnimet kryesore.

Kariesi ėshtė sėmundja mė e njohur e dhėmbėve dhe ėshtė me origjinė infektive dhe ėshtė e transmetueshme. Shkaktohet nga mikroorganizma tė pranishme nė zgavrėn e gojės dhe mbi tė gjitha tė ngjitura nė dhėmbė nė formėn e pllakės bakteriale; nė procesin e metabolizmit tė sheqernave, bakteret prodhojnė substanca acide qė sulmojnė strukturat e dhėmbėve, shpėrbėjnė matriksin mineral dhe i dobėsojnė. Ky proces qė pėrkufizohet "demineralizim acid", fillimisht prek zonat pėrreth duke i lėnė vendin lezioneve pa kavitet qė janė akoma reversibėl me njė trajtim tė pėrshtatshėm tė rimineralizimit. Nėse lihet nė vetvete kariesi mund tė prekė dhe indet e thella dhe tė ēojė nė dėme tė pakthyeshme. Humbja e indeve dentare qė verifikohet pas abrazionit prodhohet me njė mekanizėm plotėsisht tė ndryshėm, jo mė biologjik por mekanik. Mund tė derivojė nga pėrtypja dhe njė larje shumė energjike me furēė, me furēa shumė tė forta ose pastė dhėmbėsh abrazive ose nga fenomene si bruksizmi ose shtrėngimi i dhėmbėve. Mė e dukshme ėshtė nė qafėn e dhėmbėve, ku trashėsia e smaltit ėshtė minimale dhe nė zonėn okluzale qė i nėnshtrohet fėrkimit tė pėrtypjes pėrveē pėrcaktimit tė njė dobėsie strukturore tė dhėmbit erozionet prodhojnė dhe defekte.

Nė mėnyrė analoge, erozioni ėshtė njė shpėrbėrje e indit dentar dhe ėshtė prodhuar nga sulmi i acideve qė vijnė nga jashtė zgavrės sė gojės, pra nė kėtė rast pa veprimin e baktereve kariogjene. Sipėrfaqet subjekt i erozionit shfaqen tė lėmuara, shumė tė shkėlqyeshme, pa parregullsi tė dukshme. Strukturat dentare tė ekspozuara ndaj erozionit hollohen dhe ndonjėherė pėrfundojnė duke u thyer dhe nė vijim tė ngarkesės sė prodhuar nga pėrtypja normale. Problemi ėshtė se cilido qoftė shkaku i dėmit, smalti dhe dentina nuk janė nė gjendje qė tė vetėriparohen dhe bėhen tė nevojshme ndėrhyrje tė jashtme tė nevojshme pėr tė riparuar aty ku ėshtė e mundur strukturat dhe pėr tė prodhuar formimin e kristaleve tė reja tė hidroksiapatitit nė mėnyrė qė tė forcojnė strukturat e dėmtuara.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 62 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D