Periodontiti dhe diabeti

Parodontologji | 27 Korrik 2018 |

Periodontiti dhe diabeti

Angazhimi i SIdP pėr tė luftuar kėtė epidemi tė re


Marrėdhėniet midis periodontitit dhe shėndetit sistemik pėrfaqėsojnė njė prej argumenteve me interesin mė tė madh shkencor jo vetėm pėr aspektet qė lidhen me shėndetin oral por edhe pėr pasojat klinike mbi shėndetin e pėrgjithshėm.

Ndėr kėto, marrėdhėniet me diabetin janė sigurisht ndėr ato me provat mė tė mėdha shkencore.

Diabeti ėshtė shkaku i tetė i vdekjes nė botė me rreth 5.000.000 raste nė vit. Vlerėsohet se sot nė botė ka 415 milion individė nga 20 nė 79 vjeē tė prekur nga diabeti ku 193 milion nuk janė tė diagnostikuar.

Ndėr komplikimet kryesore tė diabetit zgavra e gojės ėshtė vėnė fortėsisht nė dyshim. Nė veēanti, periodontiti konsiderohet sot nė nivel shkencor ndėrkombėtar komplikimi VI i diabetit.

Marrėdhėniet midis diabetit dhe periodontitit njihen prej disa vitesh; kohėt e fundit janė thelluar aspektet qė shkaktojnė sėmundjet. Ėshtė zbuluar njė lidhje e qartė dydrejtimėshe ku prania e diabetit sidomos nė format mė pak tė kontrolluara, ndikon progresionin e periodontit, ndėrsa prania e periodontitit ėshtė nė gjendje qė tė ndikojė nė mėnyrė tė ndjeshme rrjedhėn e kontrollit klinik dhe farmakologjik tė diabetit.

Kompania Italiane e Periodontologjisė dhe Implantologjisė (SIdP) deri nė vitin 2013 ka filluar njė bashkėpunim tė ngushtė me dy shoqėritė mė tė rėndėsishme shkencore diabetologjike kombėtare: AMD (Shoqata e Mjekėve Diabetologė) dhe SID (Kompania Italiane e Diabetologjisė).

Prej kohėsh, Kompania Italiane e Periodontologjisė dhe Implantologjisė, mbi bazėn e detyrimeve tė saj statutore ėshtė angazhuar konkretisht pėr tė informuar popullsinė nė mėnyrė autoritare dhe korrekte mbi risqet qė vijnė nga bashkekzistenca e diabetit dhe e periodontitit nga parandalimi i munguar dhe kurimi i inflamacionit oral.

Punimet e kėsaj tavoline tė pėrbashkėt teknike kanė prodhuar nė 2015 njė dokument qė jo vetėm ka ilustruar nga pikėpamja shkencore marrėdhėniet midis dy patologjive po ka redaktuar gjithashtu dhe rekomandimet klinike pėr mjekun diabetolog dhe stomatologun me pėrfitim tė shėndetit oral dhe sistemik tė qytetarėve dhe njė dekalog.

Rėndėsia e kėtij dokumenti ka qenė e tillė qė Federata Europiane e Periodontologjisė (EEP) dhe Federata Ndėrkombėtare e Diabetit (IDF) e ka inkorporuar bashkėrisht duke e bėrė pjesė tė Udhėzimeve ndėrkombėtare tė publikuara nė 2017.

Angazhimi i SIdP ėshtė i matshėm jo vetėm me publikimin e Rekomandimeve Klinike tashmė tė cituara por dhe me punėn ndėrkombėtare tė kryer nga pėrfaqėsuesit SIdP pranė EEP relativisht me kėto argumente dhe me bashkėpunimin me Federanziani Senior Italia, kthyer pėr tė pėrcaktuar udhėzimet dhe projektet e shėndetit dhe parandalimit tė sėmundjeve orale dhe sistemike tė prezantuara nė Ministrinė e Shėndetėsisė.

Pėrveē kėsaj SIdP ka promovuar, prej disa vitesh, njė fushatė komunikimi dedikuar specifikisht diabetit nė njėsitė e kompanisė (www.gengive.org) nė rrjetet sociale (gengivepuntoorg) dhe nė kanalin ANSA Salute Denti & Gengive me objektivin preciz pėr tė arritur popullsinė dhe pėr ta sensibilizuar atė rreth argumentit nė mėnyrė tė strukturuar dhe autoritare.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 48 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D