Infeksionet orale nė shtatzėni

Higjiena dhe Parandalimi | 24 Korrik 2018 |

Infeksionet orale nė shtatzėni

A mund tė nxisin komplikime qė lidhen me shtatzėninė?

Nga Figini Lara


Ēdo vit, 32 milion fėmijė lindin prematurė ose shumė tė vegjėl pėr moshėn e tyre tė gestacionit (Lee et al., 2013). Janė identifikuar faktorė tė ndryshėm risku pėr lindjen e parakohshme (PTB) dhe reduktimin e rritjes intrauterine (IUGR) dhe midis tyre infeksionet te nėna janė shkaqet mė tė rėndėsishme.

Ndėr infeksionet e ndryshme te nėna janė pėr t'u numėruar dhe ato orale/periapikale tė cilat edhe kėto mund tė kontribuojnė nė fillimin e PTB dhe IUGR pėrmes njė rruge direkte, nė tė cilėn bakteret orale pėrhapen nėpėrmjet fluksit tė gjakut nė indet e placentės dhe atyre tė fetusit ose njė rruge indirekte ku bakteret nė brendėsi tė kavitetit oral mund tė nxisin njė pėrgjigje inflamatore sistemike qė mund tė influencojė indirekt nė shtatzėni.

Megjithėse studime tė mėparshme kanė dėshmuar se bakteret mund tė transferohen nga goja nė placentė (Aagaard et al., 2014) dhe njihet se infeksioni periapikal akut i nėnės (PAI) mund tė ēojė nė njė inflamacion sistemik (Gomes et al., 2013), sėrish kjo nuk ėshtė njė provė qė PAI mund tė ēojė nė komplikime tė shtatzėnisė.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė publikuar nė Oral Disease tė korrikut 2018, autorėt kanė krahasuar tė dhėnat e pėrftuara nga lindja te nėnat malawian-e me dhe pa infeksione periapikale.

Si markatorė tė njė rruge direkte, autorėt kanė identifikuar bakteret e placentės qė pėrdorin njė qasje rADN 16S dhe kanė vlerėsuar provėn histologjike tė inflamacionit nė placentėn dhe nė membranėn amniotike. Kanė matur proteinėn C-reaktive, alfa-1-glikoproteinėn acide dhe kortizolin salivar si shėnues tė njė rruge indirekte. Kanė pėrdorur gjithashtu modele tė regresionit pėr tė lidhur variablat parashikuese me kohėzgjatjen e shtatzėnisė dhe dimensionet e tė porsalindurit.

Rezultate
Nė 1024 femra, 23,5% ka pasur njė infeksion periapikal. Autorėt nuk kanė hasur asnjė lidhje direkte midis infeksionit periapikal dhe ADN-sė bakteriale ose inflamacionit histologjik prezent nė placentė apo membranėn amniotike.

Infeksioni periapikal ėshtė lidhur me njė rritje tė proteinės C-reaktive, tė alfa-1-glikoproteinės acide dhe tė pėrqendrimeve tė kortizolit sistemik.

Konkluzione
Rezultatet e kėtij studimi sugjerojnė se infeksioni periapikal (PAI) mund tė shkaktojė komplikime nė shtatzėni nėpėrmjet njė rruge indirekte, pėr sa ėshtė nė gjendje qė tė nxisė njė inflamacion sistemik, por PAI nuk mund tė shkaktojė infeksionin e placentės nėpėrmjet njė rruge direkte. Studime tė mėtejshme janė tė nevojshme pėr tė konfirmuar kėto tė dhėna.

Implikimet klinike
Nė bazė tė tė dhėnave tė kėtij studimi, stomatologu duhet t'i rekomandojė femrave shtatzėnė qė tė ruajnė njė gjendje optimale tė shėndetit oral nė nivelin e zgavrės sė gojės. Pėr sa i pėrket infeksioneve orale mund tė sigurojnė indirekt njė inflamacion sistemik me rritjen e proteinės C-reaktive, tė alfa-1-glikoproteinės acide dhe tė pėrqendrimeve tė kortizolit sistemik qė mund tė ēojė nė komplikime qė lidhen me shtatzėninė.

Pėr mė tepėr:
• Aagaard K, Ma J, Antony KM, Ganu R, Petrosino J, Versalovic J. The placenta harbors a unique microbiome. Science Translational Medicine 2014;6(237):237ra65.
• Gomes MS, Blattner TC, Sant'Ana Filho M, Grecca FS, Hugo FN, Fouad AF, Reynolds MA. Can apical periodontitis modify systemic levels of inflammatory markers? A systematic review and meta-analysis. Journal of Endodontics 2013;39(10):1205-17.
• Lee AC, Katz J, Blencowe H, Cousens S, Kozuki N, Vogel JP et al. National and regional estimates of term and preterm babies born small for gestational age in 138 low-income and middle-income countries in 2010. The Lancet Global Health 2013;1(1):e26-e36.
• Harjunmaa U, Doyle R, Järnstedt J, Kamiza S, Jorgensen JM, Stewart CP, Shaw L3, Hallamaa L, Ashorn U, Klein N, Dewey KG, Maleta K, Ashorn P. Periapical infection may affect birth outcomes via systemic inflammation. Oral Dis 2018 Jul;24(5):847-55.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 53 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D