Furēat manuale apo elektrike pėr personat e moshuar

Higjiena dhe Parandalimi | 17 Korrik 2018 |

Furēat manuale apo elektrike pėr personat e moshuar

Njė kėrkim shkencor ka vlerėsuar se cilat janė mė tė mirat

Nga Figini Lara


Ruajtja e njė higjiene tė duhur orale te personat e moshuar ėshtė thelbėsore, nė mėnyrė qė tė pėrpiqemi tė ruajmė sa mė gjatė nė njėsi dhėmbėt e tyre natyralė tė mbetur, nė kushte tė shėndetshme dhe pėr tė shmangur trajtime stomatologjike qė shpesh nė kėto individė rezultojnė tė jenė mė tė vėshtira pėr t'u ndjekur, si pėr kushtet sistematike si pėr kapacitetin bashkėpunues tė tyre.

Ruajtja e njė higjiene tė duhur orale gjithashtu ėshtė e rėndėsishme dhe pėr tė shmangur dėmtime sistemike nga higjiena e keqe orale qė mund tė nxisė shpėrthime infeksionesh, akute dhe kronike, tė dėmshme pėr shėndetin e pėrgjithshėm.

Sipas njė studimi tė Sjogren tė 2008, pėr shembull, rreth 1 nė 10 raste tė pneumonive te tė moshuarit rezidentė nė shtėpitė e kurimit mund tė parandalohet duke pėrmirėsuar gjendjen orale.

Te personat e moshuar, mbi tė gjitha nė ato tė shtruar nė shtėpitė e tė moshuarve, shpesh problematika kryesore ėshtė ajo qė t'i motivojmė pėr njė higjienė tė mirė orale dhe ndonjėherė manovrat e higjienės orale thjeshtohen nė maksimum pėr shkak tė vėshtirėsive tė tyre motore, konjitive dhe tė koordinimit. 

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim klinik tė randomizuar (RCT) publikuar nė Acta Odontologica Acandinavica, maj 2018 krahasohet efikasiteti i furēave elektrike nė krahasim me ato manuale nė pacientė tė moshuar rezidentė nė shtėpitė e tė moshuarve pėr kohėzgjatjen e studimit prej dy muajsh dhe njė follow-up 1 vit.

Objektivi i studimit ėshtė dhe ai pėr tė vendosur nėse efekti do tė mbėshtetej nė njė prospektivė mė tė gjatė nėse do tė pėrdoreshin furēat sipas preferencės sė pacientit (elektrike apo manuale).

100 pjesėmarrės janė riekzaminuar nė njė vit. Indeksi i higjienės orale tė thjeshtuar (OHI-S) ėshtė pėrdorur si masė e sasisė sė pllakės dentare.

Rezultate
Mosha mesatare e pacientėve tė pėrfshirė nė studim ka qenė prej 86.6 vjeē, nga tė cilėt 78.1% paraqisnin tre ose mė shumė diagnoza mjekėsore patologjike dhe 52.2% dėshmonte njė pėrkeqėsim konjitiv nga tė moderuar nė tė ashpėr. Numri mesatar i dhėmbėve natyralė ka rezultuar tė jetė 18,8.

Pas 1 viti, mesatarja e pikėve tė sasisė sė pllakės bakteriale tė pranishme nė zgavrėn orale tė kėtyre pacientėve ishte nė mėnyrė domethėnėse e reduktuar nga 1.2 nė 0.7 (p<0.001).
Njė total prej 46 pjesėmarrėsish ka preferuar qė tė pėrdorė furēėn elektrike. Asnjė ndryshim domethėnės nė pikėt e sasisė sė pllakės bakteriale nuk ėshtė hasur midis pacientėve qė kanė pėrdorur furēat elektrike dhe ato qė kanė pėrdorur ato manuale.

Konkluzione
Tė lash dhėmbėt rregullisht te personat e moshuar, mbi tė gjitha tek ata qė janė tė shtruar nė shtėpitė e kujdesit, garanton njė pėrmirėsim domethėnės tė higjienės orale, si pėr pėrdoruesit e furēės elektrike, si pėr ata qė pėrdorin furēėn manuale.

Implikime klinike
Tė ndėrtojmė strategji pėr tė motivuar personat e moshuar rezidentė nė shtėpitė e kurės qė tė kujdesen rregullisht pėr higjienėn e tyre orale ėshtė bazike.

Nė kėto ambiente duhet tė jenė tė pranishme si furēa manuale ashtu dhe elektrike nė mėnyrė tė tillė qė tė zgjedhė vetė pacienti se cilės lloj furēe t'i besojė nė bazė tė preferencave tė tij dhe kapaciteteve konjitive/manuale.

Ky ėshtė sigurisht hapi i parė pėr tė motivuar kėto individė pėr mbajtjen e njė higjiene korrekte orale.

Pėr mė tepėr:
• Sjogren P, Nilsson E, Forsell M et al. A systematic review of the preventive effect of oral hygiene on pneumonia and respiratory tract infection in elderly people in hospitals and nursing homes: effect estimates and methodological quality of randomized controlled trials. J Am Geriatr Soc 2008;56:2124-30.
• Fjeld KG, Eide H, Mowe M, Sandvik L, Willumsen T. A 1-year follow-up of a randomized clinical trial with focus on manual and electric toothbrushes' effect on dental hygiene in nursing homes. Acta Odontol Scand 2018 May;76(4):257-61.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 52 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D