Duhani ndikon (negativisht) nė efikasitetin e terapisė periodontale jokirurgjikale

Parodontologji | 2 Korrik 2018 |

Duhani ndikon (negativisht) nė efikasitetin e terapisė periodontale jokirurgjikale

Ekspertėt e SIdP: motivimi i lėnies sė duhanit duhet tė jetė pjesė integruese e terapisė


Sipas njė studimi tė paraqitur nė EuroPerio9, i cili ėshtė Kongresi kryesor botėror i Periodontologjisė dhe implantologjisė, duhani ka njė impakt negativ nė shėndetin periodontal nė fund tė terapisė periodontale jokirurgjikale. Periodontiti i shkaktuar nga pllaka bakteriale godet indet mbėshtetėse tė dhėmbėve, duke shkaktuar riabsorbim tė kockės pėrreth dhe duke lėnė hapėsira ndėrmjet dhėmbėve dhe gingivave tė quajtura zakonisht "xhepa gingivalė".


Terapia e vėnė nė zbatim nga periodontologėt, pėrbėhet kryesisht nga heqja e pllakės dhe e tartarit tė pranishėm nė xhepa nėn gingivė. Kjo kurė e parė mund tė reduktojė nė mėnyrė tė konsiderueshme thellėsinė e xhepave mė tė mėdhenj se 4 mm qoftė te duhanpirėsit qoftė te joduhanpirėsit.
Njė kėrkim i fundit i paraqitur nė Amsterdam nga njė grup studiuesisht suedezė nėnvizon qė "reduktimi i thellėsisė sė xhepave ėshtė nė mėnyrė tė ndjeshme mė i madh te joduhanpirėsit njė vit pas trajtimit". Xhepat periodontalė fomohen ndėrmjet gingivės dhe rrėnjės sė dhėmbit, ku bakteret mund tė pėrqendrohen dhe tė lėshojnė toksina qė ndėrveprojnė me sistemin imunitar tė individit duke ēuar nė humbjen e aparatit mbėshtetės tė dhėmbit. Nė 1551 pacientė tė trajtuar nga viti 1980 deri nė 2015 pas fazės aktive tė higjienės profesionale ka pasur njė reduktim tė konsiderueshėm tė parametrave klinikė periodontalė qoftė te duhanpirėsit qoftė te joduhanpirėsit. Por ndėrkohė qė te joduhanpirėsit reduktimi ėshtė 72%, te duhanpirėsit mbetej 51% duke evidentuar sesi duhani ndikon negativisht nė shėrimin e indeve periodontale pas instrumentimit jokirurgjikal.


Por nuk ishte vetėm kjo pasi kėrkuesit kanė zbuluar edhe qė sasia e pllakės zvogėlohej mesatarisht 69% te joduhanpirėsit dhe vetėm 53% te duhanpirėsit, gjithmonė pas njė viti nga terapia.
"Ky studim", - nėnvizon dr. Luca Landi, president i zgjedhur i Shoqėrisė Italiane tė Periodontologjisė dhe Implantologjisė, - "ėshtė njė konfirmim i fundit qė shėndeti periodontologjik ndikohet negativisht nga pirja e duhanit. Ėshtė vėnė re prej kohėsh sesi duhani shumėfishon dėmin e shkaktuar nga infeksioni bakterial, por sot e dimė qė edhe terapitė nuk arrijnė tė jenė plotėsisht efikase te pacientėt duhanpirės. Kjo e dhėnė na kujton sesa e rėndėsishme ėshtė nevoja pėr tė parandaluar ose pėr tė hequr dorė nga vesi dhe sesi kjo temė duhet tė jetė pjesė integruese e ēdo kure".


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 63 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D