Osteonekroza e nofullave


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 26 Qershor 2018 |

Osteonekroza e nofullave

Shkaqet alternative nė lidhje me radioterapinė dhe bifosfonatet

Nga Lara Figini


Osteonekroza e nofullės (ONJ) vitet e fundit ka pėsuar njė rritje tė konsiderueshme tė incidencės sė saj kryesisht pėr shkak tė administrimit tė disa barnave tė caktuar (MRONJ), si pėr shembull bifosfonatet, barnat anti-angiogjenike, glukokortikosteroidet dhe barnat kimioterapeutike. Kjo listė nuk ėshtė pėrfundimtare dhe parashikohet qė nė tė ardhmen shumė barna tė tjera t'i shtohen kėsaj liste.

Pėrveē MRONJ, edhe radioterapia e kokės dhe qafės llogaritet si njė shkak tjetėr kryesor pėr nekrozėn e nofullės, e quajtur zakonisht osteoradionekrozė (ORN), e raportuar pėr herė tė parė nė 1922 nga Regaud.

Pėrveē MRONJ dhe ORN ka edhe shkaqe dhe kushte tė tjera qė mund tė ēojnė nė shfaqjen klinike tė osteonekrozės sė nofullės (ONJ).

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė artikuj tė publikuar nė Oral Surgery, Oral Medicine, Oral Pathology dhe Oral Radiology nė maj 2018 janė shqyrtuar shkaqet alternative tė osteonekrozės sė nofullės, qė nuk lidhen me radioterapinė ose me administrimin e barnave si bifosfonatet apo barna tė tjera.

Rastet e raportuara nė literaturė pėr shkaqe alternative janė:
• me origjinė malinje (kanceri oral);
• me origjinė infektivo-bakteriale (tuberkulozi, noma, sifilizi, aktinomykoza, Escherichia coli);
• me origjinė infektivo-virale (herpes zoster, HIV, ethet tropikale);
• me origjinė infektivo-fungale (mukormikoza, aspergiloza);
• me origjinė jatrogjene (pas osteotomisė, pėr sindromėn e Binder pas osteotomisė, pėr kondrodisplazinė pas osteotomisė, pėr shkak tė procedurave tė anestezisė, nga pėrdorimi i trioksidit tė arsenikut, formaldehideve, hipoklorurit tė natriumit);
• nga trauma;
• me origjinė narkotike (kokainė, Krokodil);
• nga ērregullimet e fituara (diabeti, koagulimi intravaskular i diseminuar);
• nga ērregullimet kongjenitale (sindroma e Gaucher, hipofibrinoliza, trombofilia, sindroma e Sickle);
• nga shkaqe tė panjohura.

Konkluzione
ONJ po bėhet njė komplikacion gjithnjė e mė i zakonshėm pėr shkak tė barnave tė caktuar dhe radioterapisė dhe kjo ėshtė njė e dhėnė qė tashmė njihet nga pjesa mė e madhe. Ndėrsa mė pak tė njohura janė shkaqet alternative tė dy alternativave tė para qė janė cituar qė mund tė zhvillojnė, edhe pse jo shpesh, osteonekrozėn e kockave tė nofullave.

Pjesa mė e madhe e studimeve dhe e autorėve duket se ndajnė opinionin qė shkaku qė nxit ONJ ėshtė ndryshimi i vaskularizimit nė kėto zona. Raste tė rralla tė ONJ qė nxiten nga shkaqe alternative duket se i pėrgjigjen menaxhimit kirurgjik mė mirė sesa nė rastet e MRONJ dhe ORN.

Implikime klinike
Edhe pse autorėt janė sforcuar qė tė prodhojnė njė rishikim tė plotė tė literaturės, pėr shkak tė ndryshimeve nė terminologji dhe nė klasifikimin e nekrozės kockore ky rishikim mund tė mos jetė gjithėpėrfshirės. Shumė nga studimet e pėrfshira janė raporte tė rasteve dhe seri tė rasteve qė sugjerojnė rrallėsinė e tyre.
Pra tė dhėnat dhe konkluzionet e trajtuara nga ky rishikim duhet tė merren nė konsideratė me kujdes dhe kanė nevojė pėr studime tė tjera qė tė konfirmohen.

Pėr mė tepėr:
Yusuf Gadiwalla, Vinod Patel. Osteonecrosis of the jaw unrelated to medication or radiotherapy. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol 2018;125:446-53.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D