Realizimi i Overlay-Onlay me sistemin CAD CAM


|

Konservativė | 19 Qershor 2018 |

Realizimi i Overlay-Onlay me sistemin CAD CAM

Rasti klinik origjinal

Fabio Quarta


Pacientja paraqitet tek unė duke u ankuar pėr dhimbje nė njėsinė 37, element ky qė rezulton tė jetė i prekur nga pulpiti. Nė testin objektiv radiografik vihen re restaurime nė amalgamė tė papėrshtatshme, nė njėsinė 37, 36, 35 (fig. 1).

Figura 1

Plani i propozuar i trajtimit parashikon trajtimin kanalar nė njėsinė 37 me rikonstruksion preprotetik dhe rehabilitim vijues me overlay nė silikat litiumi (Celtra Duo Ht, Dentsply), overlay nė njėsinė 36 dhe onlay nė njėsinė 35, gjithmonė nė silikat litiumi.

Me qėllimin pėr tė reduktuar sa mė shumė seancat operatore vendoset qė tė pėrdorim gjurmėn optike me Cerec duke iu drejtuar teknikės chairside pėr tė garantuar dorėzimin e menjėhershėm tė manifakturave protetike.

Avantazhet e njė qasje tė tillė terapeutike janė tė shumta:

• cementimi i manifakturės me adezion tė menjėhershėm rezulton, siē ėshtė treguar dhe nga literatura shkencore, se preferohet idealisht pėr reduktimin e kontaminimit bakterial nė tubtha dhe pėr hiperndjeshmėrinė dentare gjatė fazės provizore, e cila nė kėtė rast nuk realizohet
• mundėsia pėr tė vlerėsuar pėrgatitjet tona nė fazė projektimi dhe eventualisht pėr t'i pėrmirėsuar duke filluar nga njė gjurmė e re nė njė kohė shumė tė shkurtėr
• tė eliminojmė bezdisjen pėr pacientin nga gjurma tradicionale e cila jo gjithmonė tolerohet mirė

Rasti pėrfundohet nė dy seanca operatore, duke kryer fillimisht trajtimin kanalar dhe rikonstruksionin protetik me kunj nė fibėr nė njėsinė 37.

Kjo e fundit realizohet duke pėrdorur njė kompozitė tė dyfishtė shumė tė shndritshme, radiopake, tė mbushur 69,1% (Cor-X Flow, Dentsply) me njė kunj nė fibėr qelqi (D.T Light-Post, Dentsply) cementuar me adeziv (Universal, Dentsply) pėrzier nė pjesė tė barabarta me aktivizues (Self Cure Activator, Dentsply) pėr ta bėrė tė dyfishtė (fig. 2).

Figura 2

Nė seancėn e dytė, para se tė aktivizojmė procedurat terapeutike dhe tė aplikojmė digėn e gomės, seleksionohet ngjyra e restaurimeve tė ardhshme; zgjedhja e ngjyrės (nė kėtė rast 1E shkalla Cicodent-PE) nė kėtė fazė ėshtė thelbėsore pasi elementet dentare janė akoma tė hidratuar nė mėnyrė korrekte dhe precizioni viziv i ngjyrės nuk ndryshon.

Pasi kemi hequr restaurimet e vjetra nė njėsinė 35 dhe 36 dhe dentinėn e infiltruar me pėrdorimin e njė kalibri intra-oral, maten trashėsitė e pareteve dentare tė mbetura, me qėllimin qė tė vlerėsojmė se cilat mund tė mbahen dhe cilat jo.
Kjo lejon qė tė shmangen frakturat afat mesėm dhe afatgjatė, duke garantuar njė parashikim mė tė lartė tė manifakturės pėr sa i pėrket rezistencės ndaj ngarkesave mastikatore.

Para se tė realizojmė build-up nė njėsinė 36 dhe 35 kryhet njė gravurė selektive vetėm e smaltit pėr tė shmangur njė hiperndjeshmėri tė mundshme dentare duke shfrytėzuar karakteristikat self-etching tė adezivit universal Dentsply qė lejon gdhendjen e dentinės nė mėnyrė mė pak agresive (fig. 3-5).

Figura 3


Figura 4


Figura 5

Pėr build-up 36, me qėllimin pėr tė krijuar njė imitim ideal, pėrdoret mė parė njė kompozitė flow nė fundin e kavitetit dhe mė pas njė kompozitė A4 nė pastė (Ceram.x Universal, Dentsply) me njė kromaticitet tė lartė dhe translucencė tė ulėt.

Me pėrfundimin e build-up, hiqet diga, pėrgatiten kavitetet 35, 36, 37 dhe merret gjurma optike drejtpėrdrejt nė poltron me ndihmėn e sistemit Cerec (fig. 6).

Figura 6

Pas prodhimit tė manifakturave qė vijnė nga projektimi, me kryerjen e frezimit dhe tė njė modifikimi me njė kit frezash tė dedikuara tė personalizuara, kėto mė pas vendosen nė zgavrėn orale pasi ėshtė aplikuar njė digė e re gome pėr tė verifikuar fitting, mbylljen marginale, pikat e kontaktit interproksimal dhe okluzal dhe integrimin.

Manifakturat monolitike ngjyrosen kėshtu me super ngjyrat specifike (fig. 7).

Figura 7

Karakteristika e veēantė e silikatit tė litiumit Celtra Duo ėshtė ajo e tė qenit tashmė e kristalizuar (kalohet pjekja e kristalizimit si me disilikatin) dhe kjo e bėn ngjyrosjen me super ngjyra sigurisht mė reale pasi mund tė vlerėsohet krijimi estetik mė para akoma se tė kryhet pjekja nė furrė, duke thjeshtuar rezultatin final dhe duke fituar kohė tė ēmuar me pacientin qė pret nė klinikė manifakturėn tonė.

Karakteristikė tjetėr e rėndėsishme e Celtra Duo ėshtė ajo qė zotėron njė fluoreshencė dhe opaleshencė dhe - gjė shumė e rėndėsishme - njė shkėlqim tė lartė (vlerė e lartė) pra njė translucencė e ulėt nė krahasim me disilikatin e litiumit, sigurisht duke krahasuar tė njėjtėn shkallė tė translucencės fillestare dhe tė bllokut qė duhet frezuar, falė pranisė sė materialit me 10% kristale zirkoni.

Nė terma praktik-klink kjo na lejon qė tė fillojmė nga njė bllok i vogėl Celtra Duo Ht me ngjyrė A2 Vita dhe tė arrijmė nė njė ngjyrim 1E shkallė Vivodent, ngjyrim patjetėr mė i ulėt nė vlerė dhe mė kromatik me ndėrgjegjėsimin pėr tė kontrolluar me siguri mė mirė vlerėn e restaurimit si nė rastin klinik tė treguar.

Kjo procedurė ėshtė e realizueshme pasi nisemi nga njė vlerė shumė e mirė e fluoreshencės dhe opaleshencės qė lejon pėrftimin e njė efekti smalt tė shtresėzuar, njė silikat monolitik pa frikėn pėr tė ulur shumė vlerėn nė fazėn e ngjyrimit, problem i madh i materialit monolitik me translucencė tė lartė.

Me verifikimin e integrimit korrekt tė manifakturave kryhet cementimi i tyre me digė me kompozitė me pastė jo tė ngrohur (Ceram x Celtra Duo, Dentsply) qė me karakteristikat e njė rrjedhshmėrie dhe punimi optimal na lehtėson, me siguri, fazėn e cementimit dhe tė heqjes sė materialit duke shmangur ngritjen e mundshme dhe tė bezdisshme okluzale pas cementimit.

Pasi ėshtė hequr kompoziti i tepėrt dhe diga, ėshtė vijuar me rifiniturėn dhe lucidimin e anėve tė inlays dhe me radiografinė finale tė restaurimeve (fig. 8, 9).

Figura 8


Figura 9
 
Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 59 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D