Zbardhim, infiltrim dhe restaurim


|

Higjiena dhe Parandalimi | 13 Qershor 2018 |

Zbardhim, infiltrim dhe restaurim



Hyrje
Tashmė prej shumė vitesh janė pėrcaktuar dhe verifikuar teknika jo invazive tė zbardhimit dentar qė sigurojnė rezultate tė shkėlqyera kur udhėzimet dhe protokollet janė ndjekur nė mėnyrė korrekte. Pėrdorimi i teknikave tė zbardhimit pėr tė trajtuar white spot (njollat e bardha) prej kohėsh ka qenė objekt i kundėrshtimeve, i refuzuar nga disa dhe i pranuar nga disa tė tjerė. Ėshtė treguar gjerėsisht se teknikat e mikroinfiltrimit janė efikase nė eliminimin intrinsek tė white spot tė smaltit, me kusht qė thellėsia e lezioneve tė vlerėsohet nė mėnyrė korrekte dhe tė respektohen protokollet; nė fjalė tė tjera, nė rastin e lezioneve tė thella mikroinfiltirmi nuk ėshtė i mjaftueshėm.
Pėr sa i pėrket eksperiencės personale tė autorėve, zbardhimi i white spot dhe amber spot para trajtimit tė tyre, ka pėrbėrė gjithmonė njė ndihmesė tė madhe pėr motivet e mėposhtme:
- Amber spot: thjesht transformohen nė white spot, shumė mė tė ndjeshme ndaj trajtimit me mikroinfiltrim
- White spot: reduktohet opaciteti i tyre pėr shkak tė njė balancimi tė indeksit tė refrakcionit tė prizmave. Gjithashtu white spot nuk zbardhet (ose thjesht nė njė pjesė shumė tė vogėl) dhe pėrftohet njė kontrast me indin rrethues qė nė fakt ndikohet mė sė shumti nga procedura e zbardhimit.

MATERIALE DHE METODA

Fig. 1 Vlerėsimi fillestar i pacientit. Femėr 23 vjeēare, shumė e pakėnaqur nga gjendja e buzėqeshjes sė saj; ka refuzuar trajtimet agresive qė i janė propozuar mė parė

Fig. 2 Njė imazh i polarizuar lejon qė tė pėrcaktohet mė mirė shtrirja e lezionit. Transiluminimi, nė fakt, mund tė pėrdoret pėr tė vlerėsuar thellėsinė. Vendoset qė tė fillohet njė terapi zbardhuese pėr tė tentuar reduktimin e kontrastit midis white spot dhe dhėmbit dhe pėr tė transformuar amber spot nė white spot.

Fig. 3 Maskerinat e zbardhimit duhet tė jenė shumė precize dhe izolimi cervikal perfekt, nė mėnyrė qė tė mbajė zbardhuesin nė pozicion dhe larg nga lagėshtia orale.

Fig. 4 Prova e maskerinės. Zgjidhet tė pėrdoret peroksid karbamidi 10% pėr 20 ditė (White Dental Beauty, Optident - Valley Drive, Ilkley West Yorkshire, UK) i cili duhet mbajtur gjatė natės. Asnjė ndjeshmėri post-operatore nuk ėshtė referuar nga pacientja.

Fig. 5 Pamje e gjendjes pas 20 ditėsh zbardhim.

Fig. 6 Fotografia e polarizuar na mundėson qė tė vlerėsojmė mė mirė situatėn: disa njolla janė zhdukur, tė tjera kanė njė saturim mė tė vogėl dhe amber spot janė bėrė tė bardha

Fig. 7a,b Krahasimi midis para (a) dhe pas (b); vini re ndryshimin e amber spot

Fig. 8 Krahasimi me pasqyrė me dritė tė polarizuar

Fig. 9 Njė kontrast i shtuar mundėson qė tė vlerėsojmė mė mirė ndryshimet

Fig. 10 Pjesa e dytė e trajtimit fillon me izolimin nėpėrmjet digės sė gomės

Fig. 11 Njė xhel me acid klorhidrik 15% (Icon Etch, DMG-Hamburg, Gjermani) aplikohet pėr 2 minuta; ky pasazh mund tė pėrsėritet deri nė 4 herė, pėrveē rasteve kur rrezikohet njė demineralizim shumė i thellė

Fig. 12 Tharja me ajėr, njollat bėhen shumė mė tė bardha

Fig. 13 Pamja paraprake e rezultatit me alkool (Icon Dry, DMG-Hamburg, Gjermani). Shtėpia prodhuese sugjeron aplikimin pėr 30 sekonda; nė kėtė pamje mund tė shohim rezultatin

Fig. 14 Nė eksperiencėn e autorėve, aplikimi pėr 2 minuta mundėson njė penetrim mė efikas dhe kėshtu njė preview (pamje paraprake) mė tė mirė tė rezultatit. Nė bazė tė kėsaj dentisti duhet tė vendosė nėse duhet tė vazhdojė me infiltrimin e rezinės apo tė pėrsėrisė ciklin e gravurės

Fig. 15 Tharja e alkoolit ėshtė shumė e thjeshtė: nėse pamja paraprake ėshtė e mirė, mund tė vijojmė me infiltrimin

Fig. 16 Shumė herė erozioni ėshtė i dukshėm, sidomos kur arrin nė 4 cikle tė gravurės

Fig. 17 Infiltrimi: kjo rezinė me densitet tė ulėt dhe pa solvent mund tė penetrojė nė thellėsi po aq sa dhe alkooli. Kėshillohet qė tė shmangen burimet e dritės sė fortė dhe qė t'i lejojmė rezinės tė penetrojė pėr rreth 3 minuta, pėr tė shmangur qė tė verifikohet njė penetrim jo i plotė, gjė kjo qė do tė na ēonte nė njė rezultat tė ndryshėm nga ai i parė paraprakisht me alkool

Fig. 18 Pas infiltrimit, njė shtresė e hollė smalti aplikohet mbi zonėn e prekur nga erozioni

Fig. 19 Lucidimi ėshtė i nevojshėm, pavarėsisht nga pėrdorimi ose jo i shtresės finale tė kompozitit

Fig. 20 Rezultati final pas 3 javėsh

Fig. 21 Pamja me dritė tė polarizuar tregon njė rezultat tė mirė; nuk kemi arritur perfeksionin, por njollat nuk janė mė tė dukshme me sy tė lirė

Fig. 22 Pamje me Deep View Contrast (rritja e kontrastit dhe zvogėlimi i ndriēimit pas prodhimit) ndihmon shumė nė analizimin e situatės finale

Fig. 23 Deep View Contrast i situatės fillestare

Fig. 24 Krahasimi me pasqyrė midis para (poshtė) dhe pas (lart)

Fig. 25 Njė rast i ngjashėm ishte programuar nė tė njėjtėn mėnyrė por lezionet u zhdukėn krejtėsisht pas procedurės sė zbardhimit (pamje e kompozuar nė mėnyrė dixhitale: nė tė djathtė situata para trajtimit, nė tė majtė pas zbardhimit).


KONKLUZIONE

Zbardhimi duhet tė jetė njė praktikė rutinė para trajtimit tė njollave me teknikėn adezive. Disa prej avantazheve janė shpesh pak tė njohura, ndėrsa disa dentistė i druhen fortėsisht efekteve tė padėmshme anėsore. Kombinimi midis zbardhimit dhe infiltrimit duhet tė jetė terapia e zgjedhjes sė parė pėr kėtė lloj lezioni. Icon Dry, alkooli i pėrdorur pėr tė parė paraprakisht rezultatin duhet tė aplikohet pėr 2 minuta. Rezina pėr infiltrim ka nevojė pėr 3 minuta pėr tė penetruar nė mėnyrėn e duhur nė thellėsi.

Burimi: Dental Cadmos

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 63 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D